Mustafë K uraebashkuar - KMPGJSH
   
 
  KMPGJSH



Shkruan:Fatmire Krasniqi

TAKIMI I KRYESISË SË KMPGJSH ME MËSIMDHËNËS DHE
  PËRGATITJA PËR VITIN SHKOLLOR 2018/19 NË BAVARI

     (24.09.2018) Më 22.09.2018 në Munih Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bvari, bashkë me mësimdhënësit mbajti takimin e radhës. Ndërsa në emër të Këshilli të arsimtarëve, mësimdhënësit dhe kryesinë e KMPGJSH-së i përshëndeti kryetari, Mustafë Krasniqi, kurse mësimdhënësve ju uroj punë të mbarë në fillimin e vitit shkollor 2018/19, në nivel të Bavarisë!

Në hapje të mbledhjes Krasniqi ndër të tjera tha:  “Pas suksesi që kemi arritur si Këshillë, ta përmbyllim me sukses vitin shkollor 2017/18 dhe për të filluar vitin e ri mësimor 2018/19,  është për t’u krenuar me punën e palodhshme të admistratës së KMPGJSH-së, e cila me punën e saj vullnetare ka arritur të hy në vitin e dytë e organizuar dhe e përkushtuar për të arritur synimet e saj për zgjerimin e mësimit plotësues, tek të gjithë bashkëkombësit shqiptar, që jetojnë dhe veprojnë në këtë land, në Bavari”.

Krasniqi më tej tha: “Në këtë fillim të ri shkollor kemi një rritje të numrit të nxënësve si dhe jemi në proces të hapjes së pesë klasave të reja, po ashtu nga tereni kemi të dhëna se janë të regjistruar një numër i madh i nxënësve, të cilët presin në këtë vit ta fillojnë mësimin në gjuhën shqipe. Për këtë numër të nxënësve, administrata e KMPGJSH-së është e gatshëm, pasi t’i marrim formularët e regjistrimit të plotësuar nga prindërit, të fillojmë procedurat për hapjen e klasave. Një interesim i shtuar është edhe te disa mësues që kanë ofruar gatishmërinë e tyre për mësimdhënie”.


   Më tej në shfletimin e rendit të pikave, Krasniqi, të pranishmit i njoftoi me punën e kryer, në mes dy mbledhjeve, po ashtu ua shpërndau ditarët e punës, si dhe i informoj për dëftesën e notave, që ka përgatitur si projektpropozim nga KMPGJSH-ja dhe dërguar tri Ministrive të Republikës së Kosovës, të asaj MeD, MeA, dhe MePJ.

 Pas fjalës së kryetarit, nënkryetari, Tefik Jaha, informoj të pranishmit se është në hapje të një klase, ku i pranishëm ishte Këshilli Organizativ, i cili kërkonte për së afrim të njoftohet me formën e organizimit se si duhet të veprohet tutje. Kurse sekretari, Isuf Bytyçi, foli mbi takimet rreth shpërndarjes së dëftesave për vitin 2017/18, ku përmendi edhe angazhimin e dy konsullatave tona të cilat ishin të pranishme në ndarjen e dëftesave. Në këtë pikë u kyç Mislim Berisha dhe Jonuz Veliqi, anëtar të komisionit për shqyrtimin e vërejtjeve dhe ankesave, ku përpos suksesit folën edhe për disa lëshime të vogëla, të cilat në të ardhmen duhet evituar me kujdes. Ndërsa arkatari, Agron Ibrahimaj, shpjegoi formën e të hyrave dhe metodën e pagave të mësimdhënësve, madje Fran Tanushi cilësoi si të suksesshme vitin që lam pas dhe me optimizëm foli për vitin që po fillon, për këto suksese foli edhe Tefik Jaha, ku pasqyroj dhe vlerësoj punën e administratës dhe të mësimdhënësve si shumë të suksesshme.

    Rreth ditarit të punës ishte një pikë që zgjoj një debat të frytshëm, ku ndër të tjera anëtarët e Këshillit të Arsimtarve Mirvete Ahmeti, Anila Xhani dhe Xhevahire Sylejmani, ditarin e panë si një projekt i domosdoshëm, ku deri më tani nuk kemi pasur një ditar të tillë, ku dhe vlerësuan si një ditar të arritshëm. Ndërsa Mësuesja Fahrie Basha dhe Shqipe Kokulaj kërkuan informacione rrethë planprogrami të mësimdhënies. Rrethë kësaj pyetje, Krasniqi dha informacionet se si të punohej dhe ua ofroj Korrikulën, vërzionin e fundit të dy qeverive tona të atdheut, Prishtinë-Ttiranë 2018, ndërsa për shtjellimet e më të tjeshme rreth organizimit të ores së mësimit folën mësueset: Ismie Haxholli, Mirvete Ahmetaj Anila Xhani Xhevahire Sylejmani dhe Blerina Shabani.

Në këtë takim u miratuan edhe tri propozime, që dolën nga kjo mbledhje:
Për manifestimet historike, si: Për 28 nëntor, 17 shkurt, 7 marsin dhe për përfundimin e viti shkollor.
për 0rganizimin e një ekskursion (ku u zgjodh Këshilli organizativ nga: Tefik Jaha, Mislim Berisha, Jonuz Veliqi etj.
Mbajtja e seminarit. 
    Për këtë pikë, seminarin, u debatua për formën, mundësin dhe kohën, kurse rreth kësaj pike Anila Xhani dha arsyetimin pse duhet të mbahet në këtë vit, në fund të nëntorit seminari. Më tej shtoj Xhani: “Ngaqë më 26 tetor kemi seminarin rajonal, të organizuar nga MeD së Republikës së Kosovës, që do të mbahet në Slloveni, kështu që përvojën e atjeshëm ta sjellim tek seminari, që do ta mbajmë në Munih vetëm me mësimdhënësit e landit të Bavarisë. Nëse e lëmi për janar apo shkurt kemi jo të freskët përvojën e fituar nga seminari rajonal”. Në këtë pikë  referues dha sqarim Krasniqi, ku ndër të tjera tha: “Ne, nga KMPGJSH-ja jemi të ftuar të marrim pjesë vetëm 4 vet, në seminarin rajonal dhe mbështes mendimin e Anila Xhanit”, të këtij mendimi ishin të gjithë mësimdhënësit, po ashtu si dhe kryesi e KMPGJSH-së mbështeti këtë propozim, ku dhe u caktua si data e mundshme për mbajtjen e seminarit, data 26 nëntori 2018, në Munih ( për organizimin e Seminarit u zgjodhën: Mirvete Ahmeti, Anila Xhani,  Mustafë Krasniqi, Xhevahire Sylejmani dhe Isuf Bytyçi, në anën profesionale, kurse në anën teknike u caktuan: Tefik Jaha, Mislim Berisha, Fran Tanusha dhe Agron Ibrahimi).

Mbledhja përfundoj me miratimin e shumë propozimeve, po dhe mbet për t’u miratuar dhe njëri nga propozimet, që ishte për themelimin e nëndrojtorive, për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, hapja e klasave të reja dhe hapësirës së madhe gjeografike. Ky propozim që në fillim të debatit u morr si një pikë që do kohë dhe shqyrtim më të thellë, ngaqë së pari duhet siguruar një zyre dhe nga kjo zyre të koordinohen punët, madje të fillojmë me themelimin e këtyre nëndrejtorive. Po ashtu një zëri u miratua propozimi, për bashkëpunim me të gjitha shoqatat, bizneset, si dhe të kërkojmë nga Konsullatat tona në Munih një bashkëpunim me të thelluar, ku përmes këtij bashkëpunimi të rritej serioziteti dhe ndikimi institucional.

Më tej ishte kërkesa që të sigurohet një zyre për koordinuar punët me koordinatorët dhe këshillat rajonal dhe , për këtë t’i drejtohem në emër të KMPGJSH-së organeve përkatëse të atdheut. Ngaqë kjo zyre është më se e domosdoshme, për arsye se në këtë land jetojnë diku mbi 65.000 (gjashtëdhjetepesë mijë) shqiptarë, ndërsa mësimin e vijojnë më pak se 05 %, numër shumë simbolik. Kjo zyre institucionale do ta sensibilizonte akoma më tepër interesimin e bashkëkombësve për t’i dërguar fëmijët në shkollë, ngaqë akoma ka zëra që nuk e shohin si perspektiv mësimin plotësues në gjuhën shqipe- thekson Krasniqi.


.

Në fund kryetari, Mustafë Krasniqi, i përshëndeti të gjithë të pranishmit për durimi që kishin gjatë mbledhjes, që zgjati mbi tri orë, dhe për shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, si dhe përshëndeti procesmbajtësin, Isuf Bytyçin dhe Lorita Ismalin!  

 


<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Shkruan:Fatmire Krasniqi




EKSKURSIONI PESËDITOR NË ATDHE, ME NXËNËSIT

 E SHKOLLËS SHQIPE NË BAVARI.

 

  Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH-ja), në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës, kryesisht me z. Ymer Avdiun, i cili dhe ishte i angazhuar të merrej me grupin e nxënësve të ardhur nga shkolla shqipe me mësim plotësues nga Bavaria. Ky organizim i ekskursionit 5 ditor, shëtitje nëpër Kosovë e Shqipëri, ishte kryesisht me nxënësit e klasave të Munihut, Fürstenfeldbrückut dhe të Dingolfingut, nën përkujdesën e KMPGJSH-së dhe të Ministrisë së Diasporës, po ashtu edhe me përkrahjen e Këshillave të Prindërve dhe të mësimdhënësve.

 Pas miratimit të kërkesës së KMPGJSH-së dhe gatishmërisë së Këshillave të Prindërve dhe vetë prindërve për t’i dërguar fëmijët në shëtitje pesëditor në atdhe plotësimin e të gjitha kushteve për udhtim fëmijtë nëln përkujdesjen e përgjegjses për ekskursion, Donika Zonja me disa përfaqësuese të prindërve dhe mësuesen Beslime Morina morën rrugën për në atdhe, nga Munihu i Gjermanisë, për t’i shijuar bukurit e atdheut, njëkohësisht për t’i motivuar nxënësit që ta duan atdheun dhe të kenë lidhje shpirtërore me atdheun, bukuri natyrore të saja dhe të prekin gjurmët e historisë së paraardhësve të tyre.

  Ndjenja e fëmijëve ishte entuziazmuese, që nga nisja dhe hipja në autobus, nga fakti se merrnin një rrugë të përbashkët, ku përmes buzëqeshjes dhe këngës, që dhe shpesh kumbiste autobusi, gjatë një rruge të gjatë Munih Prishtinë, nxënësit fillimisht zbritën në qytetin e Dardanisë së lashtë, në Prishtinë, për t’i joshur dhe vizituar bukurit madhështore të atdheut.

 Gjatë kësaj shëtitje, nxënësit mërgimtar vizituan: Monumente historike e kulturore të atdheut- Shqipërisë Etnike, institucionet shtetërorë. Ndër to vizituan Prizrenin historik; Vlorën e Pavarësisë, Prekazin Legjendar të Adem Jasharit; Krujën e Gjergj Kastrioti, Skënderbeu e tjera. Po ashtu vizituan edhe bukurit e rralla si: Shpellën e famshme te Gadimes, Muzeumin Etnografik ne Prishtine, Ekspozitën e Kodikeve në Tirane etj.

 Nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, në mënyrë madhështore i pritën institucionet tona, si ajo e Ministria e Diasporën, ku në emër të saj foli Afrim Bekteshi, zëvendës Ministër i diasporës, Drejtori për arsim dhe Kulturë pranë kësaj Ministrie z. Avdyl Lipoveci dhe për ta marr fjalën organizatori Ymer Avdiu. Më pas, për këtë mundësi që ju dha nxënësve të shkollës shqipe në Bavari për ekskursion, z. Ymeri  i dha fjalën përshëndetëse mësueses, Donika Zonja dhe Bislime Morina, ndërsa për fund kryetari i KMPGJSH, Mustafë Krasniqi, së pari i përshëndeti nxënësit dhe përfaqësuesit e prindërve dhe ju uroj një pushim të këndshëm në atdhe. Krasniqi e falënderoj Ministrin e Diasporës që me sukses po e realizon këtë projekt të filluar kaherë dhe më tej tha: “Ju drejtohem, me këtë porosi të çartë, të gjitha organeve kompetente, si dhe Ministrisë së Diasporës, e cila është dhe përgjegjëse për mërgatën, të ndërmarrin hapa të ngutshëm për të ruajtur fëmiun mërgimtar nga asimilimi, për të mos e harruar gjuhën, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare. Më tej theksoi Krasniqi: “ Për fat të keq brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj gjuhën, sikur dhe me të madhe edhe ta zbehë, ndërsa tek brezi i tretë kam drojë se do të asimilohet në tërësi, po që se dy qeveritë tona, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës nuk vejnë një interes më të theksuar dhe të ngutshëm.

Z. Ymer Avdiu, që dhe është njëri më meritorët e këtij ekskursioni kishte organizuar edhe këto pikëtakime: Në Shkollën “Hasan Prishtina”, ku u bë një pritje e shkëlqyer e madhështore nga stafi i kësaj shkolle, ku në veçanti vlen të përmendet ngrohtësia shpirtërore e drejtoreshës së SHF&SHMU  “ Hasan Prishtina” në Prishtinë, znj. Sofie Bunjaku, e cila përpos që kishte organizuar një pritje të shkëlqyer me program kulturo-artistikë, për nxënësit mërgimtarë të shkollë shqipe në Bavari, ajo përmes nxënësve të saj, që vizituam thua çdo klasë, përcjelli porosi të ngrohta për bashkëkombësit, shokët e tyre si dhe shkëmbyet pyetje dhe adresa kontakti. Ndër pyetjet dhe porosit ishin: Si ju duket atdheu? A më mirë në atdhe apo në Gjermani? E shumë pyetje tjera, ndërsa porosia ishte nga moshatarët e tyre: “Mos e harroni gjuhën shqipe, atdheun”. Gjatë këtij takimi nxënësit përpos që shkëmbyet pyetje, interesimin se si mësohet dhe jetohet në vendet e huaja, ata dhe shkëmbyen adresa dhe krijuan rrjete të afrisë në mes vete duke ju ofruar mundësi takimi shoqërimi përmes rrjeteve sociale. E në fund, nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, me përshëndetje më të ngrohta u ndan nga kjo shkollë për të marr rrugën për ta vizituar Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” dhe për ta parë për së afërmi, ushtrinë më të re në botë, ushtri që kishte sjellë lirinë me sakrificat e saj heroike, ushtri që rrjedh nga UÇK-ja, ushtri që na e solli lirën e atdheut.

 Takimi i parë me uniformen e kësaj ushtrie nxënësit u ndien të kënaqur, ku përpos pritjes së ngrohtë, për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari u mbajte ligjëratë me shpjegimin se si duhet të jetë në detyrën e atdheut një ushtarak dhe në fund u dha një dokumentar, në sallën ushtarake të kësaj Kazerme, rreth punës ditore të ushtarëve ë atdheut. Përpos pritjes, për nxënësit mërgimtar u shtrua një drekë dhe në përshëndetje nxënësve iu ndan nga një dhuratë prej Kazermës  së FSK-së “Adem Jashari” .

Më pastaj nxënësit nën përkujdesën e Ministrisë së Diasporës, z. Ymer Avdiu vazhduan rrugën për tek Prekazi Legjendar i Adem Jasharit dhe për t’u rikthyer në mbrëmje në shkollën Bujqësore, ku kishin përgatitur një koktej për nder të nxënësve mërgimtar, të shoqëruar edhe me nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”. Në këtë koktej kishte edhe nxënëse nga shkolla “Hasan Prishtina” me mësimdhënësit e saj dhe drejtoreshën, Sofije Bunjaku. Pjesëmarrës ishte dhe stafi e drejtori i shkollës Bujqësore, si dhe drejtori për Arsim në Komunën e Prishtinës.

 

                                                           (Foto nga D. Z)

Në këtë takim u shpalosën shumë tema të rëndësishme, që nga ato se sa është duke e ndihmuar atdheu mërgatën e deri te frika se sa ka mundësi të asimilohen fëmijët tanë mërgimtar dhe shumë tema tjera?

Nxënësit i përshëndeti drejtori i shkollës bujqësore dhe drejtori i arsimit për Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ku ndër të tjera tha: “Me tërë këto peripeci që po ballafaqohet mërgata jonë shqiptare, ajo meriton më shumë përkujdesje nga qeveritë e atdheut, gjë që si duhet dhe sa duhet nuk kemi qenë të përkushtuar deri më tani afër saj, po tash e tutje shpresoj se do të ketë një vëmendje më të shtuar nga atdheu nga që mërgata jonë ka qenë dhe ka mbetur si njëra ndër shtyllat kryesore, qoftë të çlirimit, apo të ekonomisë familjar e ato shtetërore”. Më tej Jonuzaj Shtoj: Duhet të kemi një kujdeseje të veçantë ndaj mërgimtarëve në përgjithësi, e në veçanti ndaj fëmiut mërgimtar, që të mos vije deri te asimilimi i gjuhës” dhe për këtë  Jonuzaj u zotua se do të jetë një zë i fuqishëm me kompetencat që i ka.

Ndërsa këtë pritje e përshëndeti z. Ymer Avdiu, mësimdhënësia Donika Zonja dhe Besilme Morina, kurse kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, në emër të KMPGJSH-së e përshëndeti drejtorin e kësaj shkolle dhe nxënësit e saj që kishin përgatitur specialitete të ndryshme për nxënësit mërgimtarë, po ashtu kërkoj nga drejtori Jonuzaj, drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina” dhe drejtori i shkollës Bujqësore, që zëri i tyre të jetë kumbues për sensibilizimin e vëmendjes së tërë kombit për ruajtjen e vlerës më të madhe dhe për të mos e harruar gjuhën shqipe fëmiu ynë mërgimtar.

Pas këtij takimi nxënësit morën rrugën për në hotelin e rezervuar, për të pushuar, nga që të nesërmen do të merrnin rrugë për në Shqipëri, për t’i vizituar bukurit e saj: Vlorën e Ismail Qemailit; Tiranën; Krujen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shkollën "Misto Mame" në Tiranë etj.

 

Foto në shkollën “Hasan Prishtinë”

Në emër të KMPGJSH-së, kryetari Mustafë Krasniqi përshëndeti angazhimin dhe përkujdesin e madh të Ministrisë së Diasporës, në theks të veçantë z. Ymer Avdiun i cili ishte gjithmonë në përcjellje dhe kishte organizuar takime të veçanta për nxënësit e mërgatës, konkretisht për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Një falënderim edhe për drejtoreshën, znj. Sofie Bunjakun; drejtoreshës se shkollës "Misto Mame", znj. Ariana Maci Vorpsi; drejtorin e shkollës së Bujqësisë dhe Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë dhe për të gjithë ata që e ndihmuan dhe organizuan pritje për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Krasniqi përshëndeti dhe i falënderoj Këshillat e Prindërve dhe përfaqësuesit e tyre që iu bashkuan këtij organizimi dhe ndihmuan organizatorët që të shkoi si është më së miri.

Krasniqi potencoi se mërit për këtë ekskursion kanë Këshillat e prindërve, përgjegjësit e këtij ekskursioni në përgjegjësi të Donika Zonja, e cila ishte përcaktuar përgjegjëse nga KMPGJSH-ja, si dhe mësuesen Bislime Morina.

Ekskursion kaloi në atmosferën e kënaqësisë si dhe ka arrit që tek nxënësit mërgimtar të shkollës shqipe me mësim plotësues në Bavari të lë përshtypje të bukura dhe mbresa të shkëlqyera.

Ekskursioni  ishte nën përkujdesjen dhe i financuar nga Ministria e Diasporës Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me KMPGJSH-së në Bavari (F. Krasniqi).

Fotografia e Mustafë Krasniqi

(foto.D.Z)
Fotografia e Mustafë Krasniqi

Fotografia e Mustafë Krasniqi

(foto.D.Z)

Fotografia e Mustafë Krasniqi

    







Fotografia e Mustafë Krasniqi


NË BAVARI TË GJERMANISË, KËSHILLI PËR MËSIM PLOTËSUES

 NË GJUHËN SHQIPE MBAJTI NJËVJETORIN E SAJ.

 

Më 29 prill 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajte njëvjetori i themelimit të shkollës shqipe me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe. Të pranishëm, përpos bashkëkombësve, përfaqësues të shoqatave, Këshillave të Prindërve, prindërit, ishte edhe përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Z. dr. Hamdi Reçica, përfaqësuesi nga kultura Gjermane, z. Christian Hoferer, si dhe përfaqësuesit nga nga kultura Gjermane, z. Christian Hoferer, si dhe përfaqësuesit nga shoqata gjermane “Morgen.V.” Songul Akpinar. Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga shoqatat dhe bizneset shqiptare, të cilat veprojnë në Bavari, si: Anton Krasniqi, Ujkan Nikqi, Milaim Krasniqi etj.


 Programin e hapi moderatori, Tefik Jaha dhe Lorita Ismaili, më pastaj fjalën e mori Mustafë Krasniqi- kryetari i KMPGJSH-së, ku ndër tjera tha: Prania e juaj në këtë përvjetor jo vetëm që na nderon, por na inkurajon edhe më tepër, për të ecur rrugës së dritës, rrugës së rilindësve për të qenë në mbrojtje të vlerave kombëtare,  gjuhën dhe kulturën shqiptare. Këtë gjuhë hyjnore, shqipen e bukur ta shpërndajmë si shkëndija te fëmijtë tanë mërgimtarë, të cilët pa fajin e tyre, brezi i dytë sikur ka filluar ta zbehë me të madhe gjuhën e nënës! Megjithatë, edhe është duke u bërë përpjekje gjithëpërfshirëse dhe senzibilizuese, që fëmijtë shqiptarë të jenë të pranishëm në shkollën shqipe, me Mësimin Plotësues, gjë që për këtë edhe është adresë për landin e Bavarisë, KMPGJSH, e cila e ka përkrahjen e institucioneve tona kombëtare.

  Pra, megjithë këtë angazhim të vullnetshëm, do të preku një detaj të dhimbshëm sa dhe i frikshëm për mërgatën tonë, e cila sikur e ka harruar jetën në dhe të huaj, madje trajtesat nga ana psikologjike shpesh dhe ngatërrohen me dhimbje, dilema e pyetje: Kemi humbur dhe tretur, fëmijtë tanë po e humbin gjuhën, fëmija im nuk di të flasë dhe të shkruajë mirë shqip! Ka pyetje tjera; se çka na duhet gjuha shqipe kur ne jetojmë dhe punojmë jashtë atdheut?



Fatkeqësisht në mes të këtyre ngatërresave psikologjike, sikur me dashje futet edhe individualizmi - hije, ironia, shpesh dhe ndikimi i prapaskenave të shëmtuara, të atyre, me apo pa qëllim, që nuk duan të përballen me realitetin. Pra, ne si komunitet, përkundër kësaj shpërfillje, fuqishëm, të bashkuar, ta realizojmë projektin për mësimin plotësues edhe pse është sfiduese çështja! Andaj, për të qenë gjuha shqipe e pranishme te fëmijtë tanë, na duhet punë e pareshtur dhe vullnet, gjë që dhe e kemi obligim moral e atdhetar të përkujdesemi, në mënyrë që të mos na përsëritet fati i atyre mërgimtarëve që e kanë harruar gjuhën, apo edhe janë asimiluar! 

Realisht, për keqardhje, mësimin e vijojnë shumë pak nxënës, në krahasim me numrin e atyre që duhet ta vijojnë mësimin dhe, për këtë si komunitet, pa dallim religjion, partie, shoqate, na takon të gjejmë rrugë alternativë të përbashkët që fëmijtë tanë ta vijojnë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe, për ta pasur të qartë se shkolla shqipe ka të vetmin qëllim, fëmijët shqiptarë ta zotërojnë mirë gjuhën amtare, ta njohin historinë e tyre, gjeografinë, t’i njohin vlerat e çmuara të trashëguara brez pas brezi, ta njohin kulturën e tyre dhe më në fund ta kuptojnë se janë shqiptarë, pasardhës të Pellazgo - ilirëve. 

T’u bëhet e qartë bashkatdhetarëve se nuk qëndron ajo logjikë, se gjoja, shqipja është pengesë për mësimin e gjuhës së atij shteti ku jetojnë, por përkundër kësaj, ata nxënës, të cilët e ndjekin mësimin plotësues,  do të jenë edhe më të suksesshëm në çdo lëmi të jetës dhe në gjuhën ku ata mësojnë. 

Të nderuar të pranishëm, i falënderoj veprimtarët e vullnetshëm, Këshillat e prindërve, prindërit dhe përkushtimin e palodhshëm të mësimdhënësve të cilët po sakrifikojnë shumë për të arritur realizimin e projektit, për Mësimit Plotësues. Për këtë, në vazhdimësi, po shtohet besimi i bashkëkombësve dhe përkrahja e institucioneve tona, shoqatave dhe bizneseve për KMPGJSH-në, gjë që nga fillimi e tutje kishim dhe kemi përkrahjen e tyre. Në saje të punës dhe vullnetit, përgjatë një viti, kemi arritur të mbajmë kuvendin themelues, më 23 prill 2017, në prani të bashkëkombëseve, shoqatave, biznesit dhe të institucioneve shtetërore, të Ministri së Diasporës, të punëve të jashtme dhe të Arsimit të Republikës së Kosovës, si dhe dy konsullatat tona shqiptare që veprojnë në Munih, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës. T’i nxjerrim organet legjitime, ku nga ky kuvend doli kryesia e gjerë prej 19 vetash, ku dhe u zgjedh kryetari, nënkryetarët, sekretari dhe arkëtari e zëdhënësja. Të regjistrohemi me të drejtat e barabarta si komunitetet tjera pranë organeve Bavareze, të nxjerrim programin dhe statutin, rregulloren e punës, emblemën dhe vulën, të hapim shumë klasa dhe të rrisim numrin e nxënësve. Të organizojmë takime të shumta me shoqata e biznese, për media të nxjerrim deklaratën e parë të KMPGJSH-së, intervista, njoftime për aktivitetin dhe hapjen e klasave. Po ashtu kemi shpërnda fletëregjistrime për vitin 2016/17 e 2017/18, ku edhe jemi në shpërndarje për vitin 2018/19, bashkë me kërkesën për të gjithë ata bashkëkombës mërgimtarë, shoqata e biznese që të na bashkohen në këtë rrugëtim të realizimit të projektit për Mësimin Plotësues.

Kemi qenë pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga Ministria e Diasporës në Kroaci disa mësimdhënës, po ashtu për herë të parë kemi organizuar mbajtjen e seminarit në Munih, të organizuar nga KMPGJSH-ja, ku ishin të pranishëm institucionet tona nga: Ministrisë e Arsimit dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës, përfaqësues të shkollave nga Austria dhe Gjermania.

Ndërsa, seminari e përshëndetën si një seminar që ka arritur qëllimin profesional. Për këtë falënderoj organizatorët dhe mësimdhënësit, të cilit ishin të përkushtuar dhe arritën që të cilësohej seminari i arritshëm e profesional.

Ju njoftojmë edhe për kërkesën dërguar organeve gjegjëse Bavareze për të përfituar 8 ero për orë mësimi si dhe për të qenë e pranishme nota e gjuhës shqipe në dëftesat e nxënësve, që i marrin në shkollat bazë.

Për këtë dhe mësimdhënie meritë të veçantë kanë mësimdhënësit, ku dhe meritojnë më shumë se një falënderim, të cilët kanë punuar me përkushtim edhe shpesh pa paga, si dhe hapjen e klasave të para në Landau, Deggendorf, Kempten, në Rosenheim, më vonë në Munih, Holzkirhen, Fustenfenbruck e gjetiu. Pë këtë e përshëndesim kontributin e Tefik Jahës, Donika Zonjës, Arif gashit, Hakif Qerimit, të Skënder Lumit dhe shumë veprimtarëve tjerë, që u hapen klasat e para.

Duke përshëndetur Konsullatën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në Munih si dhe nismëtarët e parë të saj që dhe përkrahën projektin tonë: Dr. Hamdi Reçicën, z. Fran Tanushi, z. Fadil Lumin, z. Deli Balidemaj, znj.  Donika Zonja, znj. Hateme Morina, z. Isuf Bytyçi, z. Jonuz Veliu, z. Agron Ibrahimi, z. Mislim Berisha,si dhe mësueset e para: znj.  Mervete Ismaili, znj. Ismie Haxhaj,znj. Minire Gajtani, znj. Nerxhivane Qorrollit, znj. Anila Xhani, znj.  Xhevahire Sylejmanit, znj. Blerina Shabani, znj. znj. Vlora Ahmeti, znj. Donika Zonja, e znj. Syngyl Sallauka, znj. Ardiana Mani, znj. Fahrie Basha dhe z.Milazim Kajtazi  e Shqipe Kukulaj etj.


Më tutje, Krasniqi, në emër të KMPGJSH-së, i ftoj të gjithë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset t’i bashkohen rrugëtimit për shkollën shqipe, ngaqë shkolla është e të gjithëve dhe të gjithë e kemi të drejtë dhe detyrë kombëtare, që të japim kontributin, këshillat, vërejtjet dhe sugjerimet, për Mësimin Plotësues në Gjuhë Shqipe në Bavari.

 Në fund, Krasniqi, falënderoj Fondacionin Besa”, i cili që nga fillimi ka treguar një bashkëpunim, ku në saje të këtij bashkëpunimi ka dërguar edhe një anëtar të përhershëm në  kryesi të KMPGJSH dhe, Po ashtu kemi edhe disa shoqata që i kanë angazhuar anëtarët e tyre në këtë Këshill. Patjetër se është për t’u përshëndetur dhe falënderuar për kontributin e dhënë për shkollën shqipe, biznesmenit, Isak Nezirit dhe Fatmir Hasanit.

Në fund të fjalisë z. Krasniqi u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë përshpirte gjuhën shqipe që ta ndihmojnë dhe kërkoj që të angazhohen, profesionistë, kontribuues në këtë rrugëtim të dritës,  të bashkuar sa më shumë të hapim klasa dhe të rrisim numrin e nxënësve dhe e përmbylli me falënderimin  për vëmendje!

Më Pastaj fjalën e mori përfaqësuesi nga Stellv. Bundessvorsizender der PEJ Bayern gjerman, Christian Hoferer, ndër të tjera përshëndeti të pranishmit, kryetarin dhe kryesinë e KMPGJSH-së dhe kërkoj që të jemi sa më të integruar me komunitetin vendas e ta mësoni mirë gjuhën gjermane, ngaqë jetoni këtu, po ashtu duke mos e harruar gjuhën e nënës. Pas fjalëve të Hofererit, mori fjalën ish Konsulli i Republikës së Kosovës,   tashmë në cilësinë e përfaqësuesit nga Ministria e Punëve të Jashtme, përshëndeti së pari nxënësit, ku ndër të tera tha: sot për ju jemi ardhur dhe ju meritoni përshëndetjen më të madhe më pastaj përshëndeti kryetarin e KMPGJSH-së Këshillin dhe Këshillat e Prindërve dhe prindërit e pjesëmarrësit tjerë të pranishëm. Dr. Reçica preku dhe një detaj tjetër të punës sfiduese të KMPGJSH-së, ku ndër të tjera shtoj: Ndihem i nderuar që pata fatin të rrugëtoj bashkë me ju në angazhimin për hapjen e shkollave shqipe. Ju ishit shtylla kryesore ndërsa unë isha ai që vetëm ju kam dhënë  ndihmën time po dhe ju premtoj se do të keni ndihmën e institucioneve e përkatësisht në Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku dhe jam përfaqësues i saj. Më tej Reçica shtoj:  Ju keni kaluar nëpër shumë sfida të mëdha, ku dikush nuk ka besua se do të arrihet hapja e shkollave, dikush dhe e ka penguar. Përkundër kësaj ju vullnetshëm vazhduat rrugë  dhe ja ku jeni sot, me sukses po festoni njëvjetorin e KMPGJSH-së. Andaj ju po mësoni një gjenerata që ata nesër do të jenë ambasadorët me të mirë, nga fakti se njohin dy gjuhë dhe mësojnë nëpër shkolla më të mira. Ju bëjë me dije se vizita e përfaqësuesve tuaj me ministra, zëvendësministra, ka ndikuar që zëri i juaj të shkon deri te instancat më të larta shtetërore, ngaqë përfaqësuesit e juaj denjësisht kanë paraqitur rendësin, sfidat dhe pengesat që i keni pasur para institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës. Reçica më tej shtoj: Kisha nderin të isha pjesë e një projekti madhor për shkollën shqipe dhe është për t’u përshëndetur kontributi vullnetar i kryesisë së KMPGJSH-së dhe për këtë zotohem se do të keni përkrahjen e institucioneve. Ndërsa raportin njëvjetor të KMPGJSH-së e paraqiti Isuf Bytyçi, kurse raportin financiar e paraqiti Arkatari, Agron Ibrahimi.


Njëvjetorin e Përshëndeti dhe znj. Songül Akpinar kryetare e Morgen e.V, Përfaqësuesi i  Fondacionit “Besa” Rexhep Nikci, përfaqësuesi i shoqatës Bavareze shqiptare, Milaim Krasniqi dhe nga Shoqata Kulturore humanitare”Ilirida” në Landua, kryetar- Ujkan Nikqi. Ndërsa  për ndihmë që i  dhanë shkollës shqipe u ndan tri Mirënjohje për: Fondacionin “Besa”, Isak Nezirin dhe Fatmir Hyseni.

Programi artistik filloj me vallën e shotës të luajtur nga nxënësit e shkollës në Landau  për të vazhduar me recitime e këngë nga nxënësit e shkollave të Mynihut, Landau dhe të Holckirhnit. Për këtë angazhim përshëndesim Mësueset: Mervete Ismaili, Donika Zonja, e cila me aktrimin e saj artistik dha ca pjesë recitalit bashkë me nxënësit e saj, po ashtu mësuesen Blerina Shabanin, Xhevahire Sylejmanin dhe Fahrije Basha.
Programi manifestues, njëvjetori i KMPGJSH-së, u përmbyll me himnin Kombëtar të kënduar nga nxënësit e Mësueses Donika Zonja, ndërsa për nder të njëvjetorit KMPGJSH-ja për të pranishmit shtroj Koktej. ku dhe kishte ushqime tradicionale-shqiptare.(F.Krasniqi)
 

 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden