Mustafë K uraebashkuar - Kryefaqja
   
 
  Kryefaqja

VITI SHKOLLOR, ME MËSIM PLOTËSUES, NË
LANDIN E BAVARISË MBARON ME SUKSES.

  (Më 24.07.2018)  Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, përpos vështirësive e pengesave, ka arriti suksesshëm ta përfundoj vitin shkollor 2017/18. Gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë fletëregjistrime, për regjistrimin e nxënësve, për vitin 2017/18, si dhe janë hapur shumë klasa e janë organizuar seminar, është mbajtur kuvendin themelues dhe ka festuar njëvjetorin e themelimit të KMPGJSH-së.

Po ashtu ka organizuar ekskursion me nxënës për në atdhe, Shqipëri-Kosovë, të financuar nga vetë prindërit, udhëtimin, nën përkujdesjen e Ministrisë së Republikës së Kosovës. Në vazhdën e këtyre sukseseve është organizuar edhe kuizin e diturisë me shkollat funksionale, si dhe ka bërë projektpropozimi për dëftesën unifikuse kombëtare, për nxënësit e mërgatës. Ka pranuar certifikatë-dëftesa, për motivimin e nxënësve, të lëshuar nga përfaqësuesit Konsullor të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në koordinim me KMPGJSH-në.

  KMPGJSH-ja, përpos informimit, hapjen e klasave dhe aktiviteteve tjera, ka shtrirë ndikimin e saj tek bashkëkombësit mërgimtarë, po ashtu dhe tek organet gjegjëse- bavareze, ku dhe është bërë kërkesa, që, nota e mësimit plotësues të jetë e pranishme në dëftesën e mësimit të rregullt gjerman, në Landit të Bavarisë, gjë që për këtë jemi optimist se do të realizohet, ku dhe kemi premtime se do të kemi përkrahje të vazhdueshëm nga organet gjegjëse-bavareze.

   (Foto nga Mislim Berisha,fb)

   Të gjitha këto suksese të lartpërmendura, kryesia e KMPGJSH-së, i ka arritur në saje të vullnetit dhe punës së palodhshme, ku dhe e ka përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/18, duke qenë mirënjohës ndaj punës së mësimdhënësve, Këshillave të Prindërve, të vet Prindërve, fondacionit “Besa”, si dhe shoqatave, të cilat kanë marr përsipër pagën e mësimdhënësve. Po ashtu me sakrifica të mëdha ka arritur t’i mbarojnë disa detyrime ndaj mësimdhënësve, ku përpos përgjegjësisë dhe punës së palodhshme shpeshherë nga xhepi i vet i ka mbulon shpenzimet e nevojshme, si dhe nuk ka kursyer kohën për të qenë pranë detyrës së përkushtuar për mësimin plotësues.

   Mirënjohës ju jemi edhe drejtorive të shkollave përkatëse, bavareze, të cilat na e  mundësuan mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që ta mbajmë nëpër klasa, aty ku zhvillohet mësimi i rregullt; Mirënjohës ju jemi edhe disa biznesmenëve, të cilët gjetën fuqi për të na ndihmuar dhe inkurajuar KMPGJSH-në, për punën e saj fisnike. Gjatë këtij rrugëtimi, përpos suksesit të lartpërmendur, jemi ndeshur edhe më vështirësitë të ndryshme, ku për këto vështirësi kemi njoftuar Ministrin e Arsimit dhe të Diasporës, së fundmi edhe Ambasadën, në Berlin, të Republikës së Kosovës, gjë që mbesim me shpresë se në të ardhmen do të  kemi përkrahjen e këtyre institucionale dhe besojmë se nuk do të bijnë në vesh të shurdhët, kërkesat tona, po do t’i kanë parasysh, ato! Gjithsesi, kemi alarmuar për frikën e asimilimit, ku brezi i dytë ka filluar t’ mos ketë mundësi ta mësoj gjuhën e bukur, shqipen! belbëzoj gjuhën e bukur, shqipen! Ndërsa, brezi i tretë ka drojë se do të asimilohet, nëse atdheu nuk shton një kujdeseje të veçantë dhe të ngutshme për fëmijtë tanë mërgimtar, që pa fajin e tyre po e harrojnë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe.

   Pra, për këtë shqetësim të ngritur na mbajnë në shpresë premtimet dhe angazhimi i përbashkët i dy shteteve tona shqiptare se, një ditë do të kemi përkrahjen konkrete e unifikuese të atdheut, siç dhe punojmë me korrikulën e përbashkët. Gjë që me keqardhje e themi se deri më tani, përpos librave që na i kanë ofruar Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe premtimeve, asnjë ndihmë tjetër konkrete nuk kemi pasur. Gjë që kemi pasur bashkëpunim të ngushtë institucional, takime me ministra, zëvendës ministra, këshillin pedagogjik dhe drejtorin e Ministrisë për kulturë e Arsim të Diasporës së Republikës së Kosovës, ku dhe e kemi njoftuar se mësimi plotësues në landin e Bavarisë është më specifike se në landet tjera, ngaqë në landin e Bavarisë, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, paga bëhet nga prindërit dhe vullnetmirët, kurse në landet tjera paga e mësimdhënësit bëhet nga institucionet përkatëse shtetërore-gjermane.

Me të gjitha këto vështirësi, viti shkollor u përmbyll me suksese, duke i falënderuar edhe dy konsullatat tona shqiptare, në Munih, që na mundësuan, për ta bërë shpërndarjen e certifikatave të nxënësve, në mënyrë që t’i motivojmë, ata. Lëshimi i  këtyre Certifikatave u bënë në mënyrë të organizuar dhe festuese, nëpër shkolla dhe në Konsullatën e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, në bashkëpunim me mësimdhënësit, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe kryesinë e KMPGJSH-së e cila po bënë një punë të madhe e sakrifikuese.

Certifikata-dëftesë për nxënësit që mbaruan vitin shkollor, 2017/18 

   Më 20.07.2018  u lëshuan certifikatat për nxënësit e tri paraleleve: Dingolfing, Landau dhe Deggendorf në pranin e Kryetarit të qytetit të Landaut, Dr.Steininger Helmut, zv.drejtori i Shkollës se mesme Hans Vogelmeier dhe në pranin e  Konsulli të Republikës së Shqipërisë, Dashnor Ibra, si dh të dy konsujve të  Republikës së Kosovës, Zenel Gashi dhe të Labinot Gucati, të Këshilltarit të përgjithshëm të KMPGJSH-së, Mislim Berisha dhe të nënkryetarit të KMPGJSH-së, Tefik Jaha. Në pranin e Gazetave ditore të Landaus: Landauer anzeige dhe Landauer Neuepresse dhe në pranin e mësueseve: Mervete Ismajli Landau; Shqipe Kolukaj Deggendorf, si dhe të Ismije Demolli-Dingolfing. Ndërsa për nxënësit që ndoqën mësimin plotësues për  8 vite me radhë ju dhuruan në shenjë respekti nga një libër nxënësve: Laurant Smakiqi nga Dingolfing; Enis Jaha, Lorik Jaha dhe Lavdrim Jaha nga shkolla në Landau. Kurse më 21.07.2018, në pranin e Konsullit të Republikës së Kosovës, Labinot Gucati, të sekretarit, Isuf Bytyqi, zv. Sekretarit, Jonuz Veliqi, të këshilltarit të Përgjithshëm, Mislim Berisha të KMPGJSH-së dhe prindërit u përmbyll me suksese shpërndarja e certifikatave për nxënësit e kësaj shkolle, Holzkirchen, me mësuesen Blerina Shabani. Ndërsa javë më parë tri klasë nga Rosenheimi, Kolbermori dhe Bad Aibling, në pranin e Kryekonsullit, Naser Idrizit, të mësueseve: Esengyl Sallauka dhe Ardiana Mani, të Shoqatës BKSA “Shqiponja”, që ishte edhe organizatore e këtij manifestimi, u ndanë certifikatat për nxënësit që ndoqën mësimin plotësues. Po ashtu më 05.07.2018 klasa që funksionojnë në  Munih dhe dy klasë të Furstefenbruk, me mësuese: Donika Zonja, Bislime Berisha dhe Vlora Ahmeti, certifikatat u ndan në Konsullatën e përbashkët shqiptare në Munih, ku ishin të pranishëm stafi Konsullor, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe Këshilltari i përgjithshëm i KMPGJSH-së, Mislim Berisha, si dhe një javë më vonë edhe tri klasa tjera të Munihut me mësuese: Xhevahire Sylejmanin, dhe Fahrije Basha.

  (Foto nga Tefik Jaha)

Gjë që shembull i mirë për të na motivuar tutje është respekti i nxënësve, ata që vijuan mësimin plotësues, që kanë për gjuhën shqipe, për shkronjat e alfabetit, historinë, gjeografin, për datat historike, heronjtë kombëtar, letërsinë, këngëtimin në gjuhën shqipe dhe më në fund, përmes dashurisë për gjuhën, bëhen flamurtar të atdheut, ruajnë identitetin, kultivojnë kulturën dhe ngritin vetëdijen për atdheun, gjuhën shqipe.

    
(Foto, marr nga Donika Zonja,fb)

Zëri i kryesisë së KMPGJSH-së mbetet një tingull i pashterur, në thirrje, për të gjithë bashkëkombësit, bizneset dhe shoqatat, të bashkuare të jemi në rrugëtim për shkollën shqipe me mësim plotësues, ngaqë fëmijët do të jenë rreze e dritës, nëse ua ofrojmë mundësin për ta mësuar gjuhën amë.

Kryesia e KMPGJSH-së ndihet krenare me përmbylljen e suksesshme të këtij viti shkollor dhe, njëherit ju uron pushim të këndshëm, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për në atdhe (fletëregjistrimin për vitin 2018/19 i keni në faqen zyrtare të saj, uraebashkuar.de.tl, dhe adresa e e-mailit:  lapshbavari@gmail.com)!

  Në emër të KMPGJSH-së
Kryetari- Mustafë Krasniqi

 Fotografia e Blerina Vali

 

 

 



Përkrahje e fuqishme për mësimin plotësues
të gjuhës shqipe në Bavari

Isuf BytyçiSHkruan: Isuf Bytyçi MË 20 PRILL 2018
  •  
  •  
  •  

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, krahas vështirësive të mëdha dhe frikës për asimilim, kohëve të fundit sikur po gjenë një pikë shprese nga institucionet tona kombëtare! Pikërisht, Ministria e Diasporës ka filluar ta paraqesë me përkushtim gatishmërinë e saj për t’i dhënë kurajo mërgatës, veprimtarëve dhe mësimdhënësve, të cilët janë vu në një detyrë të shenjtë për mbajtjen e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari! Qëllim  i yni është, që të mos e ndalin rrugën e shenjtë të rilindësve, ngaqë, përpos që është punë humane, është edhe shpirtërore, kulturore e kombëtare.

Nga mërgimtarët, shihet me optimizëm përkrahja, të cilën e bën Ministria e Diasporës dhe ajo e Arsimit e  Kosovës, për  Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari! Por, jo vetëm në Bavari, kudo që të mbahet Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe, aty do të jemi edhe ne, thonë përfaqësuesit e këtyre institucioneve.
Në muajin prill të këtij viti, në pajtim me kryesin e LAPSH-KMPGJSH-së në Bavari, një delegacion i kryesuar nga kryetari, Mustafë Krasniqi dhe sekretari, Isuf Bytyçi u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Diasporës dhe asaj të Arsimit, të Kosovës, në Prishtinë.
Në zyret e Ministrisë së Diasporës në Prishtinë, z. Mustafë Krasniqi dhe Isuf Bytyçi u takuan me përfaqësues të kësaj ministrie, z. Afrim Bekteshi që është zv. ministër për Diasporë dhe z. Avdyl Lipoveci drejtor për departamentin e kulturës për Diasporës. Takimi ishte i frytshëm, informues dhe premtues. Më pastaj Z. Krasniqi, i paraqiti të arriturat e punës së Mësimit Plotësues në Bavari, sfidat dhe synimet, që i ka LAPSH-KMPGJSH-ja në Bavari, ku ndër të tjera tha: ne kemi hapur shumë klasë në Bavari, pa marrë parasysh vështirësitë që i kemi! Jemi duke i paguar arsimtarët e Mësimit Plotësues në Gjuhën shqipe, që edhe në këtë fushë kemi  mjaftë vështirësi! Jemi duke takuar, vazhdimisht me shoqata e aktivistë për Mësimin Plotësues dhe, në kohët e fundi është shtuar ndjeshëm interesi i prindërve dhe fëmijëve shqiptarë, që të mbajnë orë plotësuese në Gjuhën Shqipe në Bavari! Po ashtu, i kemi takuar edhe organet kompetente gjermane dhe, kemi marrë përkrahjen e tyre. Ne, në bashkëpunim me  grupin punues, të cilët janë të përcaktuar të kontaktojnë me organet përkatëse të arsimit e të kulturës vendase, Agron Ibrahimin, Mislim Berisha, Jonuzi Veliu dhe Tefik Jaha kemi nënshkruar një kërkesë, ku dhe kemi premtime, për pagën e arsimtarët prej 8 eurosh në orë nga organet përkatëse- Bavareze! Po ashtu, i njoftuam edhe për zbritjen e pagës së mësimdhënësve nga 15 euro në orë, sa ishte më parë, në 10 euro, sepse jemi detyruar t’u përshtatemi procedurave ligjore vendase, meqëllim që t’i përfitojmë 8 ero për orë mësimi. Faktikisht, arsimtarët i mbajnë dy orë mësimi nga 45 minuta, në javë, por si pasojë që arsimtarëve iu duhet kohë që t’i përgatisin njësitë mësimore në shtëpitë e tyre, ne i paguajmë tri orë në javë për secilën klasë! Na i kanë liruar objektet shkollore për mësim dhe në të ardhmen e afërt shpresojmë se do t’i pranojnë notat e gjuhës shqipe në dëftesat e nxënësve shqiptarë, në shkolla. Tërë kjo punë që është bërë, u bë falë aktivistëve, të cilët janë të përkushtuar dhe vullnetarisht e bëjnë tërë këtë punë për Mësimin Plotësues. Por, ne kemi  edhe sfida, të cilat vështirë se do t’i tejkalojmë pa ndihmën dhe përkrahjen e institucioneve shqiptare-kosovare, pa bizneset, pa aktivistët, pa prindërit dhe, natyrisht, pa arsimtarët shqiptarë.Ndërsa, Isuf Bytyçi, i cili është në cilësinë e sekretarit, i përmendi synimet e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari! Synim i yni themelor është ruajtja e gjuhës shqipe, kultura dhe  identiteti ynë kombëtar!

Ta njohin fëmijtë tanë flamurin e tyre kombëtar dhe të komunikojnë lirshëm në gjuhën e tyre, ta njohin historinë, të pranohet gjuha shqipe në dëftesat e tyre dhe të jenë të aftë që fëmijtë tanë të marrin role udhëheqëse në ndërmarrje tregtare e ekonomike gjermane, në raport me shtetet, ku flitet gjuha shqipe. Të jenë të aftë të marrin role përkthyesish, të jenë në gjendje të bëjnë diplomaci edhe në gjuhën e tyre, ta kenë bazë për ta studiuar gjuhën e tyre, sepse jo vetëm që  është nder, por edhe krenari, është njohja dhe mësimi i gjuhës amtare. Ky, pra është integrim edhe në shtetin gjerman e, jo asimilim.
Pas gjith këtyre informatave, të cilat i dëgjuan z. Avdyl Lipoveci edhe z. Afrim Bekteshi, ata u zotuan se jo vetëm se do ta përkrah Ministria e Diasporës, nga Kosova mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavara, por kudo që mbahet mësim plotësues në gjuhën shqipe, ne si Ministri e Diasporës, do ta ndihmojmë me të gjitha mjetet, sepse jo vetëm që është akt moral, por përkrahja e mësimit plotësues në Diasporë, është edhe obligim dhe, të gjithë ata që e pengojnë, e dëmtojnë, atë.
Ndër të tjera, z. Lipoveci,  tha se deri tash, ne vazhdimisht, pa hezitim dhe me gjithë dëshirë, kemi qenë pranë jush edhe në të ardhmen, nuk do të ndalemi. Ndërsa, te pika kryesore që dhe ishte fokusuar kryetari, z. Mustafë Krasniqi, ndihmën për pagën e mësimdhënësve, potencoi se kemi mësimdhënës që nuk marrin pagë akoma, ndërsa, të tjerët një pagë simbolike dhe atë jo me rregull, ngaqë s’kemi buxhet për t’i mbuluar shpenzimet, deri më tani! Por, duke  e falënderuar Fondacionin  “Besa” dhe biznesmenin Isak Neziri, kemi arritur t’i mbulojmë disa paga të mësimdhënësve. Rreth kësaj pike, z. Avdyl Lipovezi kishte këtë qëndrim, duke pohuar se i dinë vështirësitë e arsimit në diasporë dhe problemet e theksuar në landin e Bavarisë, gjë që edhe jeni në hapat e parë të kësaj veprimtarie!  Prandaj, duhet  një përkushtim më intenziv, por neve nuk na lejojnë rregullat ligjore, që të avansojmë një pjesë, kur dimë që të njëjtat probleme i kemi edhe  në disa lande tjera të Gjermanisë, po ashtu edhe në disa shtete tjera të Europës e gjetiu!  Më tej, z. Lipoveci shtoj duke thënë se jam optimist dhe më mban shpresa, që nga janari i vitit të ardhshëm do të veprojmë konkretisht, meqë dhe u miratua marrëveshja e përbashkët: Shqipërinë – Kosovë, në raport me Kosovën.
Më tej, z. Bekteshi, na premtoi se nuk do të ndalemi duke ju përkrahur me të gjitha mundësitë, që i kemi! Ai shtoi duke thënë se ne jemi duke i koordinuar punët edhe me Ministrinë e Arsimit të Kosovës edhe të të Shqipërisë, po ashtu edhe me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë jemi duke i koordinuar punët, në raport me mërgatën tonë shqiptare, kudo që është.
Pas përfundimi të këtij takim z.Bekteshi dhe z. Krasniqi u takuan edhe me përfaqësuesin e Fondacionit “Besa”  dhe u njohën me hallet dhe vështirësitë e KMPGJSH-së, ku  përmes telefonatës, z Bekteshi mori  përkrahje edhe nga z. Rexhep Nikçi, njëri nga anëtarët e Fondacionit “Besa”, njëkohësisht edhe anëtar i përhershëm i KMPGJSH-së, si dhe me disa biznesmenë tjerë komunikoi, ku dhe mori zotimin se do të na dalin në ndihmë, rreth pagës së mësimdhënësve.
Për këtë përkushtim serioz të z. Bekteshi, e falënderoi z. Krasniqi  dhe i ishte mirënjohës rreth përkushtimit të tij.
Më pas, z. Krasniqi u takua edhe me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së  Arsimit, zëvendës ministrin Heset Sahiti, me këshilltarin politik në Kabinetin e ministrit, Fatmir Bytyçi dhe Ferim Gashi, këshilltar i jashtëm politik në kabinetin e ministrit, ku ishte i pranishëm edhe z. Bekteshi  - zëvendës ministër i Diasporës, që për më tepër se 45 minuta u trajtuan vështirësitë, sukseset dhe synimet e KMPGJSH-së.
 Z. Krasniqi i njoftoi edhe për sfidat që i presin, për punën dhe angazhimin e tyre!
 Fillimisht, fjalën e mori zëvendës Ministri z. Sahiti,  ku edhe e përshëndeti angazhimin e z. Krasniqi dhe Grupin e Punës për Mësimin Plotësues. Këtë takim e quajti si një takim të njohjes me sfidat e KMPGJSH-së. Ndërsa, këshilltari politik në kabinetin e ministrit, Fatmir Bytyçi pasi u njoh me punën dhe sfidat e KMPGJSH-së dhe kërkesat e parashtruar nga ana e z. Krasnqi, interesimi i tij ishte fokusuar më tepër rreth bashkëpunimit e ofrimit të përvojës së tyre, që të kemi raporte informuese të ndërsjella, po ashtu dhe bashkëpunim në mes shkollave tjera, që veprojnë në  Gjermani e gjetiu!

 Po ashtu u zotua se do t’ ju ofrojmë mundësi, që përmes këshillave pedagogjikë e kontakteve që t’jua lehtësojmë procesin e mësimit, ku dhe do ta keni edhe përkrahjen profesionale! Z. Krasniqi, më tej kërkoi që përpos takimeve dhe këshillave pedagogjike, që për ne do të jenë të mirëseardhura dhe të frytshme, që të na përkrahni përmes metodave informuese e sensibilizimin e shkollave shqipe, që përmes këtij sensibilizimi institucional bashkëkombësit tanë mërgimtarë të kenë besim të plotë se shkollat shqipe me mësim plotësues e kanë përkrahjen institucionale.
Pos tjerash Krasniqi kërkoi, që të bëhet edhe çertifikimi i mësimdhënësve, nga organet kompetente kosovare e shqiptare. Më tej, shtoi duke thënë z. Krasniqi se ne si kryesi e Mësimit Plotësues, momentalisht, bëjmë punë krejtësisht vullnetare dhe pa pagesë! Madje, të gjitha shpenzimet e rrugës, telefonatat, shtypjen e dokumentave dhe kohën e përgatitjes së shkresave e takimeve, i bëjmë nga shpenzimet tona private, pa e llogaritur kohën e shfrytëzuar nga puna jonë e përditshme, apo kohën e lirë, të cilën e humbim në raport me familjet tona! Por ajo që na vë në një pozitë më të vështirë, është sigurimi i pagës për mësimdhënësit, gjë që kjo dhe na vë në pozitë të palakueshme, për të kërkuar cilësi dhe për ta bërë përzgjedhjen e mësimdhënësve, ashtu si e duan rregullat pedagogjike! Nuk na krijohet mundësia, jo pse na mungojnë mësimdhënësit, por që nuk mund ta zbatojmë rregulloren e punës ashtu siç duhet, për shkak të mospagesës së tyre të rregullt e stabile. Unë si kryetar, bashkë me kryesinë dhe komisionet përkatëse, për përcjelljen e procesit mësimor, angazhohemi që të mos kemi problem me pagën e mësimdhënësit dhe e dyta që të certifikohen të gjithë mësimdhënësit dhe pas certifikimit të kërkojmë përgjegjësi para institucioneve tona kombëtare e shtetërore. Derisa jemi në këto kushte vullnetare, apo gjysmë vullnetare duke punuar, nuk i kemi mundësitë që të kërkojmë kualitet, disiplinë dhe zbatim rregullash, për fat të keq! Pa u realizuar paga e arsimtarëve dhe e administratës  së KMPGJSH-së, nuk mund të presim punë kualitative, në mësimin plotësues!   Por, shpresojmë se me angazhimin e MASHT-it dhe të Ministrisë së Diasporës do ta zgjidhim edhe këtë problem, në mënyrë institucionale! Për të gjitha këto kërkesa të z. Krasniqi, iu premtua se do të punojnë edhe në këtë drejtim, por që do shumë punë e kohë për t’u  realizuar edhe këto synime, pa të cilat vështirë se do të mbijetojë mësimi plotësues në Bavari e kudo tjetër që zhvillohet.
Z. Fatmir Bytyçi, shtoi duke thënë se ne duhet të jemi  të informuar dhe të kemi raporte rreth procesit mësimor. Ndërsa, zëvendës ministri Heset Sahiti, përveçse e përshëndeti takimin, një takim shumë frytdhënës dhe njohje për së afërmi me punën e KMPGJSH-së, njoftoi se është përgatitur Korrikula e Përbashkët e dy shteteve, Shqipëri e Kosovë për Mësimin Plotësues në Diasporë, gjë që na njoftoi se së shpejti edhe do t’jua shpërndajmë.
Z. Krasniqi u takua edhe me Ministrin e Arsimit Shyqeri  Bytyçi, ku ishte i pranishëm edhe z, Bekteshi. Gjë që  dhe atë e informoi për të gjitha sfidat që po përballet KMPGJSH-ja, si dhe kërkoi që kjo ministri ta ndihmojë Këshillin, ngaqë ky land është më specifik se landet tjera, në Gjermani! Përpos që na i ka liruar klasët, nëpër shkolla, deri më tani nuk na kanë ofruar kurrfarë ndihme tjetër siç e gëzojnë disa lande tjera në Gjermani, në përjashtim të kësaj pagesës 8 euro për orë mësimi, si ndihmë humanitare! Z. Krasniqi, i njoftoi edhe për takimin e përfaqësuesve të MASHT-it në Munih, për  mbajtjen e seminarit, si dhe për organizimin e manifestimit të njëvjetorit të themelimit të KMPGJSH-së, që do të mbahet më 29 prill 2018.
Përpos tjerash z. Krasniqi, ministrit Bytyçi, ia dorëzoi  një kërkesë me shkrim prej dy faqesh, si dhe e njoftoi për kërkesat e domosdoshme të KMPGJSH-së.
Pas gjitha këtij diskutimi, ministri u zotua se do të ketë përkrahje dhe do  t’i  motivojmë bashkatdhetarët, që të mos ndalet kjo detyrë kaq e shenjtë! Ministri potencoi se do ta përcjellë me kujdes mesazhin pë  rimëkëmbjen e mësimit plotësues në mërgatë! Konkretisht jam në dijeni, tha ai edhe për vështirësitë, që i keni ju në KMPGJSH-në, në Bavari.
Në fund të takimit z. Krasniqi mori zotim nga Ministri se përpos që do ta përkrahë shkollën shqipe në diasporë, me mundësitë, që i ka si ministër, do të ushtrojë ndikim edhe te stafi i tij që çdo kërkesë, me shkrim, do ta shqyrtojë me përgjegjësi dhe kompetencë që ka.

           

7 MARSI

 

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari

ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit - 7 Marsin

 

Një popull-komb lartësohet në vlerat të larta, kur ka arsimim dhe shpirtërisht është i përkushtuar për dije dhe shkollë.

Për këto vlera të dijes, që nga pellazgjishtja-Ilirishtja- shqipja e sotme, kanë dhënë shumë e shumë gjenerata. Ndërsa, rilindësit përcaktuan rrugën e shkollës shqipe duke i rezistuar dhunës së Perandorisë Osmane, e cila kishte frikë nga kjo gjuhë hyjnore, që ishte aq e bekuar.

Përpjekjet e rilindësve ishin të mëdha dhe rezistuese, përballë atyre që nuk e dëshironin shkollën shqipe. Për kundër dhunës, figurat e njohura të kombit si: Pandeli Sotiri, Petr Nin Luarasi, Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e shumë të tjerë dhanë kontributin  e tyre kombëtar në drejtimin e përhapjes së dijes, shkollës shqipe. Ndërsa mësonjëtorja e parë në Korçë, më 7 mars të vitit 1887, u hap nga mësuesi i parë, atdhetari i shquar, Pandeli Sotiri.

Kontributi i tyre ishte që të përhapej dija, të hapen shkolla dhe t’i kthehet dinjiteti i një populli të vjetër, që i dha shumë Evropës, trashëgiminë kulture dhe kulturën njerëzore. Andaj me këtë edukatë e përkushtim patriotik trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme, që si porosi lanë ruajtjen dhe vlerën e shkollës shqipe ndër breza.

Mesonjetorja e Pare Shqipe1.jpg

Pra, KMPGJSH në Bavari duke i qëndruar besnik porosisë, sakrificës dhe përkushtimit të rilindësve, që brezave t’ua përcjellim porosinë për gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, ta ruajmë dhe ta kultivojmë kudo që jemi, qoftë në trojet administrative apo kudo në botë, ku ka mërgimtarë shqiptarë.

Prandaj, KMPGJSH-ja, të gjithë mësuesve ua uron 7 marsin, ditën e mësuesit, konkretisht edhe shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj urate t‘i thërrasim të gjithë mësimdhënësit, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, ta përkrahun Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, ngaqë rreziku për asimilim po vije heshturazi , që sikur porosinë e atdhetarëve po e injorojmë me apo pa dashje.

Dita e mësuesit, 7 marsi, jo vetëm që duhet ta respektojmë si ditë të veçantë, po mbi të gjitha duhet t’i japim një rëndësi më të madhe, konkretisht për mërgatën që thua është lënë në harresë e, të përballet me hallet e asimilimit.

Të gjithë mësimdhënësit/et që japin mësim në landin e Bavaris, në emër të KMPGJSH, ju përgëzojmë për vullnetin dhe kontributin e juaj të palodhshëm e shumë human. Andaj edhe kërkojmë, që sëbashku, të rrugëtojmë rrugës së rilindësve, sepse jo vetëm që është vetëm nder, po mbi të gjitha është nevojë shpirtërore, detyrë dhe akt patriotik e atdhetar. Po ashtu respekt për të gjithë ata bashkëkombës, këshilla të prindërve, aktivistë, shoqata e biznese  që po japin kontribur për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën te fëmijët tanë, kudo që janë.

 

Urime dita e mësuesit të nderuar mësimdhënës/e!

 

Në emër të KMPGJSH-së

Kryetari: Mustafë Krasniqi

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

SEMINARI PËR SENSIBILIZIMIN E MËSIMIT

PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

 

Shkruan: Fatmire Krasniqi  -Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e Ministrit të MASHT-it, Fehmi Hysenaj; Këshilltar i Jashtëm i Ministrit- Ferim Gashi dhe Drejtori i departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci dhenga Fondacioni “Besa”: Rexhep Nikci, fond që e ka ndihmuar shkollën shqipe me mjete financiare, ku dhe është zotuar se do të jenë përkrahës së shkollës shqipe.

 

 Fotografia e Mustafë Krasniqi

Ajo që i dha shpirt, seminarit ishte prania e veteranit të arsimit, prof. Hazir Mehmeti nga Austria, si dhe prof. Imer Ademi nga KAPSH Gjermani dhe i vet mësimdhënësve të Landit të Bavarisë.

Seminari kishte për qëllim sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve, për një mësim sa më të mirë dhe cilësor në nivel të landit të Bavarisë.

Seminari vazhdoi punimet e veta me këto tema:

-Zhvillimi i orës mësimore në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe ( në gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi dhe art-kulturë)

Metodologjia e mësimdhënies, në raport nxënës/e - mësimdhënës/e

Puna në grupe dhe shkëmbim përvojash të mësimdhënësve

Diskutim rreth punimeve të seminarit  (forshop)

Seminarin e Hapi kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, ndërsa e përshëndetën edhe Zv. Ministri, Bekteshi, KLPSHKM, Fehmi Hysenaj dhe Rexhep Nikci nga fondacioni “Besa”. Ndërsa Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci kishte temën: Njoftim mbi procesin e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqip në diaspora.

 Seminari punën e vet filloi me temat profesionale rreth procesit mësimor të mësimit plotësues, nën përkujdesën e komision të zgjedhur për mbarëvajtjen punës së saj, ku ishin: Hazir Mehmeti, Imer Ademi, Anila Xhani dhe Mustafë Krasniqi, kurse e moderuan Tefik Jaha dhe Blerina Shabani.

 

Fotografia e Mustafë Krasniqi

 

 Temat që u zhvilluan ishin:

ProfHazir Mehmeti: Ora praktike mësimore në klasa heterogjene.

 Prof.Imer Ademi: Tregimi me figura.

Ferim Gashi “Trojet shqiptare dhe vështrimi hartografik.

 ProfMustafë Krasniqi: Ora praktike e Klasave me grupmosha të ndryshme.

ProfMervete IsmajIi: “Planifikimi i një ore mësimore me klase të rregullt-krahasuar me planifikimin dhe organizimin e një ore mësimore me klase te kombinuara.

 Prof. Anila Xhani dhe Prof. Xhevahire Sylejmani: Shkolla Shqipe përballe interimit, globalizimit dhe asimilimit.

Mr.sci Blerina Shaban: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e Historisë?

Prof. Fadil Lumi: Rëndësia dhe problemet mësimit plotësues

Prof. Isuf BytyçiOrë mësimore në lëndën e Gjuhës Shqipe
Ndërsa puna në grupe ishte pjesa më atraktive e seminarit, të udhëhequr nga  
Mislim Berisha.

Seminari përmbylli punimet e veta me sukses, ku përmbylljen e seminarit e bënë: Mustafë Krasniqi, zv.Ministri Afrim Bekteshi dhe veterani i arsimit, Hazir Mehmeti.

Ndërsa për nder të dhjetëvjetorit të PAVARËSISË SË KOSOVËS dhe vitit të GJERGJ KASTRIOTIT, 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut,shkolla Shqipe me nxënësit dhe mësimdhënësit e saj, në nivel të Bavarisë mbajti një program artistik, me recitime këngë dhe valle shqipe, nën përkujdesjen e mësueseve: Mervete Ismajli, Anila Xhani, Xhevahire Sylejmani, të Blerina Shabanit dhe të Moderatorës, Lorita Ismajlit, kurse fjalën e rastit e mbajti prof. Isuf Bytyçi.

 

Fotografia e Mustafë Krasniqi

 

Fotografia e Mustafë Krasniqi






BUZËQESHJA NË FYTYRAT E NXËNËSVE

Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck
 

Shkruan: Fatmire Krasniqi (më 13.01.2018)- Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, me punën dhe përkushtimin e saj po arrin t’i nxit bashkëkombësit në rrugën e vlerave, për rrezedritën e atdheut, gjuhën shqipe. Që këtë gjuhë hyjnore t’i joshin edhe fëmijtë tanë mërgimtarë, që përmes ngrohtësisë së gjuhës ta ndiejnë dashurinë për atdheun, këngën, identitetin, historinë e mbi të gjitha për rrënjët e thella Pellazgo-Iliro-Shqiptare.



Në këtë rrugëtim, për Mësimin Plotësues, dita-ditës dukshëm po vije duke u rritur numri i nxënësve. Ndërsa, sot më 12.01.2018 në Fürstenfeldbruck (Grund und Mittelschule, Theodor-Heuss Str.) u hap klasa me mësimdhënës, poetin, Milazim Kajtazi, ku i pranishëm përpos prindërve, të cilët i bënë një befasi mësuesit dhe nxënësve me tortën, e cila mbante në vete porosinë e poezisë “ Gjuha Jonë” e të madhit, Naim Frashërit.

Në këtë ceremoni, të hapjes së klasave, i pranishëm ishte edhe profesor Isuf Bytyçi, sekretar i KMPGJSH-së, i cili ditë më parë ishte i pranishëm edhe në hapjen e klasës në  Giesing, adresa: Grundschule; WeißenSeestraße 45, në Munih, me mësimdhënësen Fahrie Basha.

Ndërsa mësuesi Milazim Kajtazi, nxënësve dhe prindërve iu drejtua me këto fjalë: “Në zinxhirin nxënës-mësues-prind, Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe do të ketë sukses. Kurse profesor Isuf Bytyçi, të pranishmëve, prindërve që solemnisht e hapën klasën e parë shqipe iu tha: KMPGJSH-ja ka para vete sfida të mëdha, por, sëbashku me ju do t’ia dalim, ku dhe nga këtu ftoj të gjithë prindërit shqiptarë që të mos hezitojnë po t’i sjellin fëmijtë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre, historine, gjeografine dhe kulturen shqiptare.

N
ë ditën e parë të  shkollës shqipe, më të buzëqeshur ishin nxënësit, ngaqë i morën librat dhe bekimin e prindërve, të mësuesit Milazim Kajtazi dhe profesorit, Isuf Bytyçit.



        SYNIMI DHE SFIDAT E MËSIMIT PLOTËSUES
NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI

 

       Isuf Bytyçi:- Më 19.12.2017, përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Munih të Gjermanisë kishin organizuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e MASHT-it dhe ata për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.
Në cilësinë e nikoqirit, ishin përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës, z. Hamdi Reçica dhe z. Faket Kajtazi. Ndërsa mysafirë nga Kosova, ishin përfaqësues nga institucionet më prestigjioze kosovare, përfaqësues nga: MASHT-i, nga Instituti Pedagogjik, IPK, Drejtoria e Kompetencës – Skenderaj, AAAPARr: znj. Shyhrete Reçica, z. Armend Bajraktari, z. Agim Bujari, z. Bashkim Ali Azemi, z. Jetmir Berisha dhe znj. Liridona Shala. Kurse, përfaqësuesit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ishin z. Mustafë Krasniqi dhe, Isuf Bytyçi.

Mysafirët nga Kosova, kishin ardhur, që ta shohin ecurinë e Mësimit Plotësues në Bavari, nga afër. Temë komunikimi ishte Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe, prioritetet dhe sfidat, që i ka.
Isuf I. Bytyçi: Synimi dhe sfidat e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari
Përfaqësuesit e KMPGJSH-së, i shpalosën pothuaj të gjitha vështirësitë, që e përcjellin Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari! U pasqyrua gjendja reale dhe u mor si një shqetësim i dukshëm, gjendja e njohjes së Gjuhës amtare nga ana e fëmijëve tanë këu e, kudo në mërgim! Ka nga ata, që nuk e flasin fare gjuhën amtare! Andaj, për këtë duhet të shqetësohen institucionet tona shqiptare, të paktën të ndjejnë përgjegjësi institucionale, kombëtare e morale për  fëmijtë mërgimtarë dhe vet mërgatën shqiptare, gjë që t’i prijnë këtij procesi, duke i motivuar bashkëkombësit dhe joshur me bindjen e domosdoshme për ruajtjen e vlerës së kulturës, duke u dhënë përkrahje veprimtarëve të palodhur të cilët merren me projektin e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Bavari e gjetiu, theksuan përfaqësuesit e KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi e Isuf Bytyçi.

 Pasi u informuan mirë përfaqësuesit e ASHAK-ut, në lidhje me situatën, aty u bë një dialog i ngjeshur, në kërkim të një zgjidhje më të mirë të mundshme. Pas një debati relativisht të gjatë,  u arrit deri te ideja se si duhet vepruar më tutje, me Mësimin Plotësues.

U përmend qëllimi i mbajtjes së Mësimi Plotësues: vetëdijësimi i bashkatdhetarëve, koha e prindërve dhe e fëmijëve si dhe mbajtjen e mësimit dhe lejimi i klasave. Po ashtu, forma e organizimit, e pagesës së arsimtarëve, sjellja e teksteve dhe Plan-programi për Diasporë, kualiteti i mësimdhënies, metoda e punës me nxënës, sidomos në grup-mosha të ndryshme brenda një klase, gjetja dhe përgatitja e arsimtarëve, lejimi i objekteve shkollore, sjellja e fëmijëve në shkollë për Mësimin Plotësues nga prindi, koha e sjelljes, motivimi i prindërve dhe fëmijëve dhe interesi i tyre, se cili është etj.

Pas gjithë këtyre informatave, secili nga të pranishmit – përfaqësuesit e MASHT-it, i dhanë idetë e tyre. Premtuan se brenda mundësive që i kanë, do ta përkrahin KMPGJSH-në dhe vazhdimisht do të japin këshilla e programe, që dhe do t’i përgatisin enkas, për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, me modele të kapshme dhe lehtësuese.

Gjatë diskutimit u mor si shembull modeli Suedez dhe ai Kroat, që deri më tani duket se janë modelet më të mira, nga që arsimtarët përfitojnë paga nga shteti, ku e mbajnë Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe. Më tej, përfaqësuesit e KMPGJSH-së, këtë model e trajtuan si model i mirë, por megjithatë, theksuan se ky model nuk mund të merret edhe për shtetet tjera e, sidomos për landin e Bavarisë. Land, për dallim nga landet tjera të Gjermanisë, që nuk e merr përsipër pagën e mësimdhënësve për mësimin plotësues të gjuhëve të huaja! Por, që mundëson të mbahet Mësimi Plotësues në gjuhët e huaja, brenda objekteve shkollore. Ndërsa, ne si KMPGJSH, jemi në kërkim të alternativave të mundshme për të siguruar një qëndrueshmëri në lidhje me  pagat e mësimdhënësve, shtuan përfaqësuesit e KMPGJSH-së.

Përveç të tjerash u diskutua edhe puna e monitorimit për Mësimin Plotësues: kualiteti, kriteret, profili pedagogjik, objektivat, komunikimi, bashkëpunimi etj. Aty u propozua dhe u premtua nga përfaqësuesit e MASHT-it, se këtë shqetësim do ta përcjellin në Ministrinë e Arsimit, si dhe do të merremi me përgatitjen e një broshure, në të cilën do të jetë metodologjia më e re e mësimdhënies, e cila përdore në vendet më të përparuara europiane. U fol rreth hulumtimit, në lidhje me arsimin dual. Instituti dhe Agjensioni, do të na përkrahin në aspektin profesional, thanë ata. Ndërsa, Drejtoria e Drejtoratit të Skenderajt, do ta bëjë ndërmjetësimin me shkolla të ndryshme të shteteve të Bashkimit Europian.

Që krejt në fund erdhëm në përfundim se Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, por kudo që mbahet në botë, secili mund ta ndihmojë, por jo edhe ta kontrollojë dhe ta inspektojë apo ta pengojë. Vetëm ai institucion, i cili e organizon dhe e financon, e ka të drejtë ta kontrollojë dhe inspektojë, por, jo edhe ta pengojë. Po ashtu nga  përfaqësuesit e MASHT-it edhe KMPGJSH-së u mor si e domosdoshme gjetja e një zyre të veçantë dhe krijimi i orarit të saj të punës, e cila jo vetëm që do ta tregonte adresën e saktë për punë dhe kontakt me palë, por edhe do ta shtonte seriozitetin e punës së KMPGJSH-së.

Pra, premtimet nga ana e përfaqësuesve të MASHT-it, për bashkëpunim ishin të parezervë, ashtu sikurse edhe shpresat, nga ana e përfaqësuesve të KMPGJSH në Bavari, po aq ishin të mëdha.

Pas gjithë këtyre diskutimeve dhe problemeve të shtruara nga ana e përfaqësuesëve të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, përfaqësuesit e MASHT-it u zotuan se për këtë çështje kaq të rëndësishme kombëtare do të na qëndrojnë pranë dhe do të dalin me një deklaratë për media.

 

SEMINARI I GJUHËS SHQIPE NË VELIKA GORICA TË ZAGREBIT, KROACI


Fotografia e profilit tënd     
  Shkruan: Mustafë Krasniqi-12.12.2017

Piazhe Griande ka thënë: “qëllimi kryesor i arsimimit është që të krijojë njerëz që janë të aftë për të bërë gjëra të reja, jo thjesht ta përsërisin atë që kanë bërë brezat e tjerë...”!  Andaj, mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë sikur vije duke u zbehur, nga fakti se ka munguar një angazhim i tërë spektrit politike e atij shoqërorë, konkretisht i vetë mërgatës, i cili sikur e ka injoruar pa vetëdije çështjen më thelbësore të arsimit, në gjuhën e tyre, gjuhën shqipe.
Pra, për këtë do të duhej një studim më i thellë deri te hyrja në botën e të kuptuarit se pa e ditur gjuhën e rrënjës, nuk mund të jesh i ditur edhe në gjuhën e dytë apo të tretë, sidomos te shprehjet emocionale do të zbërthehen këndshëm në gjuhën amtare, sado që kemi mungesa rreth saj.
  Fotografia e Mustafë Krasniqi

Kuptohej se rol të rëndësishëm në këtë çështje madhore do të duhej të kishin vetë institucionet përkatëse të atdheut! Madje, roli i vetë prindërve që të shoqërohen emocionalisht me raportin fëmijë – prind – gjuhë.  Nëse ky raport do të ishte i pranishëm te mërgata jonë, sikur më lehtë do ta kishim pasur për të zhvilluar procese mësimore dhe për të hapur klasa të reja,  kudo që ka nxënës shqiptarë.
Ne, të jemi realistë dhe ta shikojmë  situatën nga këndvështrimi real, duke mos paragjykuar, por sipas kohës së veprimit, se sa është e favorshme që të japim shpresa për të ardhmen, apo që të gjejmë rrugë të mundshme për një mësim më efikas  dhe gjithëpërfshirës te fëmijtë tanë mërgimtarë, kudo që janë.

Mendojmë se në këtë drejtim duhet të fokusohemi, madje ta zbërthejmë lëndën përgatitore për nxënësit dhe nxitjen për të qenë pjesë e Mësimit  Plotësues në Gjuhën Shqipe, kudo në Diasporë. Vetëm në këtë formë mund të flasim për një afrim të metodës së të mësuarit dhe procesin, gjatë orës së mësimit, që duhet t’i  përkushtohet mësimdhënësi, ku në këtë rast prindi është çelësi kryesor për rolin e fëmiës në përballje me gjuhën e prindërve, që emocionalisht do të kishte arritur një rolë ndikues te fëmija i tij, që ai ta njohë gjuhen e tij. Por, për fat, kjo, jo vetëm që nuk ndodhë, por shpesh edhe injorohet nga vet prindërit, pa qëllim, duke menduar se gjuha shqipe nuk iu hyn në punë fëmijëve tanë në mërgim, apo se ata e dinë mjaftë gjuhën e tyre! Ndërsa, mësimdhënësi duhet të jetë një aparat i vullnetit, që nxitë nxënësin të bëhet pjesë e pandashme e mësimit plotësues, si dhe në anën tjetër, prindi të ketë një obligim që fëmijën ta nxisë për të qenë pjesë e kulturës, dhe mësimit të gjuhës dhe historisë shqiptare.

Duhet ta pranojmë një fakt, me keqardhje, se pjesa dërmuese e mërgatës, e prindërve janë të harruar pas punës dhe në asnjë rast nuk e motivojnë fëmijën e tyre për ta mësuar dhe njohur traditën, kulturën, historinë dhe gjuhën e tyre, e mos të flasim për avansimin apo krijimin e një metodologjie që mund ta përfitojë fëmija nga prindi, ku shpesh bëhet edhe pengesë për gjuhën vendase, nga që prindi nuk e njeh mirë dhe i ofron një mësim të gabuar, flas për një pjesë dërmues të prindërve mërgimtarë.

Për këtë arsye, duhet që t’i vetëdijësojmë prindërit se gjuha amtare duhet të flitet në shtëpi, kurse gjuhën e dytë, vendase e ka të pranishme në çdo mes dhe sidomos në institucionet shkollore.
Fotografia e Mustafë Krasniqi
Për këtë duhet të aprovohen disa medota të veprimit për lehtësimin e të mësuarit e gjuhës amtare nga fëmijtë mërgimtarë, duke i ofruar prindit këto fakte:

- kontakti me gjuhën e prindit e lidhë emocionalisht fëmijën, që të jetë  i prirur ta njohë në esencë domosdoshmërinë e të mësuarit te shqipes, nëse  prindi ka një përkujdesje që fëmija i tij të jetë i lidhur për gjuhën amtare.
- Fëmija, që  njeh mirë gjuhën amtare, do të ketë një guxim t’i qaset një përballje të hapur me mësimin e gjuhëve të huaja dhe aq më mirë do ta përvetësojë gjuhën e shtetit ku jeton.

- fëmija duke e njohur traditën, historinë dhe kulturën shqiptare, do të performon guximshëm mbi kultura tjera, ngaqë ka një njohje më tepër se të tjerët.

Nëse, në këto tri pika thelbësore arrijmë që t’i bindim prindërit, patjetër se fëmija do të jetë më i suksesshëm dhe i vullnetshëm për ta vazhduar Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, njëkohësisht edhe për të qenë mësimi sa më i efektshëm, duke kërkuar gjithmonë nga mësimdhënësi më të mundshmen dhe vlerën.

Fotografia e Mustafë Krasniqi

 

 Për ta ngrit vetëdijen tek bashkëkombësit tanë sikur ka filluar të zbërthej dufi i durimit në heshtje, e hapur të dal në rrezja e dritës nga një pjesë e intelektualëve, mësimdhënësve e veprimtare, ku ju kanë përkushtuar rrugës së rilindësve se: pa gjuhë nuk ke identitet, e pa identitet nuk ke komb, e pa komb je i vdekur për mot!
Në këtë rrugë shumë të mundimshme, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve, e kombit, janë dyerve të botës duke u përballur me harresën dhe asimilimin e gjuhës shqipe. Për të mos ardhur deri te kjo tragjedi kombëtare, sikur shihen në rrezet e para të mëngjesit disa përpëlitje të dukshme kohëve të fundit, mbase edhe të zëshme.
   Për këtë, mërgatën tonë, çelësi i dritës zë të rrugëtoj nga rilindësit e tutje me emocione kombëtare e atdhetare. Andaj me këtë çelës në dorë, jo vetëm që nderohemi dhe vlerësojmë historinë, trashëgimin e brezave të lashtë, që nga Pellazgjikja e deri me ditët e sotme, po do të ndihemi krenar, nga që gjuha shqipe me ato zbatica e batica ndër shekuj po ecë e pamposhtur.
Në këtë rrugëtim sikur ka filluar të luaj një rol të rëndësishëm edhe Ministria e Diasporës, ku  po përkrah rrugëtimin e rilindësve të rinj, për shkollën shqipe dhe angazhimin për një bashkim edukues; Të bashkuar për t’i shkëmbyer përvojat, idetë dhe mundësit më të mira, për t’’ju afruar nxënësit mërgimtar, që përmes gjuhës ta emocion fëmiun mërgimtar për atdheun, origjinën, traditën, historinë dhe këngën e vallen shqipe.
Seminari dhe roli i  saj
Në radhën seminareve që mbahen për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, vite më radhë, janë seminare edukuese që kanë shërbyer dhe po shërbejnë për të gjetur një modul të metodologjisë së punës më të kapshme dhe të avancuar për nxënësit e mësimit plotësues, po njëkohësisht edhe për t’au tërhequr vëmendjen e bashkëkombësve tanë mërgimtar se po nuk ua mësuam gjuhën shqip fëmijëve tanë, do të ka drojë që do të asimilohen dhe e humbin edhe identitetin e tyre.
Krahas seminareve, në nivel të gjithë diasporës shqiptare, që mbahen nën përkujdesni e Ministrisë së Diasporës për çdo vit, ndërsa kësaj radhe u mbajt në nivel regjional, për shtetet: Gjermani Austria, Zvicër, Italia, Sllovenia, Kroaci dhe Greqia. Ndërsa seminari zhvilloj punimet e veta për tri ditë, më 8,9 dhe 10 Dhjetor 2017 në Velika Gorica të Zagrebit, nën patronazhin e Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Këshilli i mësuesve shqiptarë në Kroaci, Bashkimi i shqiptarëve në Kroaci, Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Zagreb Qarkut në bashkëpunim me shoqatat e mësuesve nga Austria, Gjermania, Greqia dhe Sllovenia, Kroacia. Gjatë punimit të saj tre ditor, sipas të pranishmeve dhe organizatorëve ka qenë frytdhënëse, shpresuese dhe shumë motivuese për seminaristët,nga që roli i saj ka qenë të shkëmbehen përvojat profesionale mes kolegëve dhe kolegeve, gjë që dhe ja ka arritur qëllimin.
  Seminarin e përshëndeti zëvendësministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Faruk Nura, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Nuhi Gashi, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Kosovës, Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kroate, president i Bashkimit të shqiptarëve në Kroaci, një përfaqësues i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare Qarku i Zagrebit dhe kryetarët e shoqatave të mësuesve; Hazir Mehmeti nga Austria, Alma Bejtullahu nga Sllovenia, Mustafë Krasniqi nga Gjermania, Merita Hida Ymeri nga Greqia dhe përfaqësuesi nga Zvicëra. Për të përcjellë me një atmosferë të këndshme të recituesve dhe me monologun emocionues, që solli pranë seminaristëve me plis në dorë, aktor Leonard Hamitaj, po ashtu dhe vallja e grupit folklorik “Kud Ducec”, ku me këto valle përfundoj dita e parë e hapjes së seminarit dhe darka që ishte shtruar për seminaristët.
E, dita e dytë e seminarit filloj me temat e rëndësishme rreth mësimit plotësues dhe u formua komisioni drejtues nga Ymer Avdiut, Hazir Mehmetit, Melita Oreshkoviq etj. ndërsa rreth temave dhe mësimit plotësues folën: Miradija Berishaj, Alma Bejtullahu, Melita Oreshkoviq, Merita Hida-Ymerit dhe Mustafë Krasniqi. Gjë që u trajtuan temat profesionale në fushën e metodologjisë së mësimdhënies. Në këtë seminar folën edhe: Nada Zidar-Bogadi, këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Kroacisë, Andrija Kuric, këshilltar për arsim në të Sllovakisë Osijek, Nuhi Gashi nga Prishtina, prof. Dr. Maximilian Baranačić, arbëreshe nga Zadari, Vera Xhafa-Haliti Slovenia, dr.Blerta Avdiu nga Tirana, Shqipëria, Hazir Mehmeti, Merita Ymeri dhe Eva Paloka dhe Miradija Berisha nga Vjena.
Seminari u përmbyll me zotimin për të ardhmen e gjuhës shqipe për diasporën-mërgatën shqiptare dhe me vizitën në Muzeun e këtij qyteti. Më pastaj për të marr pjesë edhe në sallën e koncerteve, me rastin e kremtimit të Këshillit Koordinues dhe përfaqësues të pakicave kombëtare të qytetit të Zagrebit, ku na shoqëroj edhe kënga e Sopranos sonë shqiptare në Zagreb.


Zgjerohet Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe
në Munih të Gjermanisë

        Shkruan: Isuf Bytyçi - Mësuesja Fahrije Basha, në bashkëpunim me prindërit shqiptarë, Këshillin Organizativ për Mësimin Plotësues  në Gjuhën Shqipe, të aktivistëve shqiptarë në Bavari dhe të drejtoreshës së shkollës, në ditën e Premte më datën 6 tetor 2017, e hapën edhe një klasë në rrugën  Grafingerstr 71, në Munih. Me rastin e hapjes së klasës, ishin të pranishëm: prindërit shqiptarë që me entuziazëm e kishin pritur momentin e takimit, dhe nxënësit që ua shkëlqenin sytë nga gëzimi! Aty ishte aktivisti z. Arif Gashi, administratori për Mësimin Plotësues z. Jonuz Veliqi edhe sekretari për Mësimin Plotësues në Bavari, Isuf Bytyçi.

   Edhe aq leht nuk është që të hapen paralele për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Munih e Bavari. Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme, por në saje të përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit Organizativ: z. Fran Tanushin, znj. Donika Zonja me burrin Stefanin, znj. Anila Xhani, znj. Xhevahire Sylejmani, z. Tefik Jaha, z. Jonuz Veliqi, z. Agron Ibrahimi arkatar, Dr. Edmond Skenderi, znj. Valbona Rroqi, znj. Nerxhivane Qorrolli etj., në krye me z. Mustafë Krasniqin, shumë punë kanë bërë dhe Mësimi Plotësues është duke u shtrirë, hap pas hapi në tërë Bavarinë. Por, pa harruar ta përmendim konzullatën Shqiptare  – Kosovare dhe të autorizuarit nga to: shkëlqesinë e tij Dr. Hamdi Reçica edhe Shkëlqesinë e tij Dr. Dashnor Ibraj, për kontributin që janë duke e dhënë vazhdimisht. Pëkrahje, na kanë premtuar edhe bizneset e, sidomos Shoqata Besa dhe thonë që do ta përkrahin Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, po ashtu është mjaft aktiv edhe z. Mislim Berisha, i cili ësht pedagog në Munih. Me rastin e hapjes së klasës, fjalën e rastit e pati Isuf Bytyçi, sekretar dhe, pastaj ua dha fjalën z. Jonuz Veliqit, znj. Fahrije Basha, mesuesja e klasës dhe z. Arif Gashi, i cili eshte prind dhe aktivist i palodhur.
Isuf Bytyçi, iu sqaroi prindërve pë metodën e mësimit, që mësimi, kryesisht to të zhvillohet në  grupe, mënyrën e pagesës, që shuma do të jetë simbolike, 10 euro për një fëmijë. Dhe me rëndësi ishte informimi se cili është përfitimi i nxënësve, që marrin pjesë në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Edhe prindërit kishin pyetje nga më të ndryshmet: a është rrezik se fëmija mund t’i ngatrrojë gjërat kur ta mësojë Gjuhës Shqipe paralel me atë gjermane?

Por, përgjegjia ishte nga z. Bytyçi: jo që nuk i ngatërrojnë gjerat, nxënësit gjatë të mësimit të dy a po më shumë gjuhëve në të njejtën kohë, por përkundrazi, më të shkathtë bëhen fëmija me mësimin e gjuhës së tyre amtare! Pastaj, në të ardhmën do të arrijmë që ta pranojnë shkollat e Bavarisë notën në Gjuhën Shqipe si gjuhë e tretë, në shkolla në vend të gjuhës italiane apo spanjolle! Pos kësaj, tekstet dhe seminaret i kemi falas nga Ministria e Diasporës, por jo vetëm kaq, nxënësit tanë që marrin pjesë në Mësimin Plotësues, do ta kenë fatin që të shkojnë në eskursione falas, po ashtu të organizuara nga kjo Ministri. Do të ketë nga këta nxënës  që në të ardhmen, dikush ta studiojë albanologjinë, apo të punojë në diplomaci e tregëti dhe, gjuha shqipe do t’u hyjë shumë në punë. Pa e llogaritur përdorimin e gjuhës amtare në mesin familjar dhe komunikim me shokë e miq në vendlindje dhe ruajtjen e identitetik kombëtar e kulturor, të cilin e kemi e kemi.
 

EDHE NJË KLASË E RE NË GJUHËN SHQIPE - NË HOLZKIRCHEN TË GJERMANISË


 shkruan: Fatmire Krasniqi- Munih, 8 shtator 2017: Më 07.10.2017,në Holzkirchen-Gjermani, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari së bashku me këshillin e prindërve të këtij qyteti dhe në praninë e telave të çiftelisë dhe të gitares u bë hapjen e klasës në gjuhën shqipe. Të pranishëm ishin: prindërit, nxënësit dhe kryetari i KMPGJSH, z. Mustafë Krasniqi. 

Krasniqi ndër të tjera theksoj rendësin e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqip dhe sfidat e mëdha në këtë rrugëtim që do të sfidohen mësimdhënësit, në bashkëpunim me Këshillat e Prindërve dhe Këshillin për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.

Të pranishmëve ju drejtua edhe koordinatori i Këshillit të prindërve të këtij qyteti, Hakif Qerimi, ku ndër të tjera tha: Ishte një privilegj për mua dhe tërë Këshillin, ka mbi një vit që në bashkëpunim me Krasniqin bëjmë përpjekje të hapim shkollat dhe sot u arrit ky qëllim ku jam tepër i lumtur që po e fillojmë mësimin me 26 nxënës, që shpresojë së shpejti do të kemi dyfishin e këtij numri të nxënësve. Pas fjalës së Koordinatorit, Hakif Qerimi, mësuesja Blerina Vali ju drejtuar nxënësve dhe prindërve me një gjuhë të ëmbël, të afërt për nxënës dhe prindër. Po ashtu foli edhe për mënyrën e mësimit dhe rëndësinë e gjuhës, si dhe premtoj se: me një bashkëpunim, mësues, nxënës dhe prind do të kemi sukses, mbase dhe shkëndijat e rrezes së diellit do t’i ndejmë atëherë kurë fëmijtë tanë nuk belbëzojnë në gjuhën shqipe.

Në fund u dhanë dy pika muzikor të akorduar nga nxënësit, që në hapat e parë u pa serioziteti dhe dëshira, që zëri i shqipes të kumbojë aty ku ka shqiptar. Tërë kësaj madhështie ia shtoj vlerën shqiponja jonë dy krenare dhe kënga “Jem Ilira”, të kënduar nga nxënësit e përcjellur nga prindërit.

Nxënësve, Kryetari Krasniqi ju ofroi librat, që ditë më parë i kishte marr nga Konsullata e Republikës së Kosovës, që dhe vlerësoj lart përpjekjet e dy konsullatave tona shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat dhe janë të pranishme në çdo takim të KMPGJSH-së, përfaqësuesit e saj. Gjë që ky bashkëpunim i KMPGJSh-së me Konsullata i inkurajoj më tepër prindërit dhe me duartrokitje përshëndetën këtë kontribut të tyre që u përcjell deri tek prindërit, përmes Krasniqit.

Në fund morën një foto të përbashkët dhe uruan që të ketë kjo nismë suksese të mëtutjeshme dhe rrugë të mbarë!

Në mbyllje të këtij shkrimi u informuam nga sekretari i KMPGJSH, Isuf Bytyçi dhe nënkryetarja, Donika Zonja për hapjen edhe dy klasave tjera në Munih.

 

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
TAKIMI I KRYESISË SË KMPGJSH-SË,
PARA
FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

Shkruan: Fatmire Krasniqi

   Në Munih të Gjermanisë më 30.09. 2017  u mbajt takimi i radhës së Kryesisë së Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, të pranishëm ishin përfaqësuesit e dy konsullatave tona shqiptare në Munih Z. Kajtazi dhe Z. Ibro.

   Mbledhjen e hap kryetari, KMPGJSH-së z. Krasniqi,  ku ndër tjera përshëndeti të pranishmit dhe përfaqësuesit e dy konsullatave shqiptare në Munih të Gjermanisë Z. Kajtazi dhe Z. Ibro. Ndërsa pikat e renditë të ditës i lexoi sekretari  i KMPGJSH-së z. Bytyçi dhe më pastaj gjatë shqyrtimit të pikave mbledhja kaloi me një debat konstruktiv, ku u pasqyrua gjendja reale dhe arritjet e deritanishme e kryesisë së KMPGJSH.

  Pas fjalës së D.Ibro, z. Kajtazit, M.Krasniqit dhe paraqitjen e rendit të ditës, pika për sigurimit e fondit për mësimdhënësit ishte njëra ndër pikat më debatuese. Rreth kësaj pike, Bytyçi sqaroi  mundësin e vetme dhe të sigurt të financimi, ai ndër tjera tha: Ne duke u mbështetur thellësisht tek prindi, në këtë formë i sigurojmë pagën mësimdhënësit, nga që prindërit. Prindërit, tek e dërgon fëmiun në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, ai e di që ka obligime ndaj shkollës shqipe, gjë që për këtë jam shumë[ i bindur se prindërit janë të ndërgjegjshëm dhe nuk kursejnë lekun për shkollën shqipe. Më tej Isuf tha:  Ne duhet të kërkojmë nga këshillat e prindërve që t’ua sqarojnë prindër në hollësi gjendjen reale, që për një kohë deri sa të gjejmë fonde tjera, prindi është i obliguar të paguaj për një nxënës 10 ero për të dytin dhe të tretin nga pesë ero në muaj, shumë që nuk e rëndon xhepin e bashkëkombësit. Për këtë që në fillim duhet të ju shpërndahen faturat të lëshuar nga kryesia e KMPGHSH-së, ndërsa ky propozim u hodh në votim ku dhe u miratua me shumicën e të pranishmëve

   Ndërsa për gjendjen dhe shqetësimin e pagave për mësimdhënës e paraqiti ngulshëm edhe znj. Donika, po ashtu Anila Xhani ndër të tjera kërkojë që mësimdhënësit të jenë të diplomuar dhe përkatës për dhënien e mësimit, duke u mbështetur rregulloren e mbledhjes së fundit që mësimdhënësit duhen të kenë të mbaruar shkollën e lartë, apo fakultetin dhe mësuesin për arsye që të jemi më serioz, ky propozim nuk u hodh fare në votim, nga arsyeja se u duartrokit dhe u mor unanimisht si vendim, nga që edhe më parë ishte një vendim i tillë dhe nuk kishte nevojë të votohej. 

 

 Madje u  hap debati për pagën e anëtarësisë nga anëtarët e kryesisë që ta mbetet 10 ero në muaj, për këtë dhe mori fjalën Fran Tanushi dhe pas arsyetimit që dha, se anëtarët duhet të paguajnë në vit nga 10 ero për shpenzimet administrative, e jo për muaj, ky propozim u hodh në votim dhe kaloi me shumicë të votave. Po ashtu dhe njëra ndër pikat më debatuese ishte edhe propozimi i nënkryetarit të KMPGJSH-së, Tefik Jahës, që mjetet të derdhen në një konto, në konton e KMPGJSH-së, nga që kemi shoqata që deri më tani i financojnë disa shkolla. I këtij mendimi ishte edhe Edmond Skenderi, ku ky propozim u hodh në votim dhe u miratua me shumicë. Rreth kësaj pike dhe klasave në Rosenheim foli Valbona Roqi, ku ndër tjera tha: Në Rosenheim shkollat funksionojmë mirë, që nga fillimi i hapjes së klasave, ndërsa paga e mësimdhënësve bëhet nga shoqata BKSA “Shqiponja”.

  Në këtë debat konstruktiv u inkuadrua edhe Dash Ibro, si dhe Faket Kajtatzi, ndër të tjera Kajtazi paraqit hapat e parë të hapjes së shkollave shqipe dhe të ndihmesës që i kanë dhënë konsullatat, që Mësimi Plotësues të zhvillohet tek mërgata jonë shqiptare.

   Donika Zonja dha një pasqyrë të shkollave që presin të fillojnë nga 2 tetori, ku ndër të tjera tha: Pikërisht, gjate muajve te shkuar me një angazhim te gjithanshëm, arritëm ne një kohe rekord t’i hapim 5 klasa në Mynih. Andaj synimi ynë i pareshtur ishte; Mësimi Plotësues ne Gjuhen Shqipe të zinte vend tashme edhe nëpër shkollat gjermane, aty ku mësojnë edhe fëmijët tanë, aty ku ne fund te fundit edhe ka vendin e meriton t’i jepet jete e drite, Dijes dhe Arsimimit. Ndër të tjera shtoi znj. Donika:

    Për t’ia arritur një qëllimi te tille, përpjekjet kanë qenë jo te pakta, ku ne bashkëpunim me kryetaret e Këshillave të Prindërve, e me 2 Konsullatat tona shqiptare, veçanërisht me z. Ibro, arritëm në fund të muajit gusht t’i merrnim dy përgjigje pozitive. Që do të thotë se nga 7 klasa sa i kemi kërkuar nga autoritetet vendase pesë prej tyre janë konfirmuara paraprakisht nga drejtuesit e tyre, që t’i kemi në dispozicion të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe për Mynihun, ku mësimi do të zhvillohet, që nga java e pare e tetorit,  në këto shkolla: 
- Grundschule an der Bergmannstraße 36, cdo te premte, nga ora14:00 – 15:30.
-  Grundschule an der Berg-am-Laim Straße 142, çdo te mërkure, 16:00 – 17:00.
-  Mittelschule an der Schleißheimer Straße 275, çdo te marte, 15:30 – 17:00.
-  Grundschule an der Hirschbergstraße 33, çdo te premte, 15:30 – 17:00.
- Grundschule an der Hugo-Wolf-Str. 70, çdo te mërkure, 15:00 – 16:30.

- Shkolla në  Bewohnerzentr. Nordhaide, Schneeheideanger 6-8, mësimi do të fillon të mërkurën, 15:00 – 16:30.
E ndërsa për shkollat në- Dülferstraße dhe në Schwabing, jemi në pritje, 

A. Ibrahimaj dhe Krasniqi të pranishmit i njoftoj se nga java e parë e tetorit do të fillojnë mësimin edhe tri klasa në këto shkolla:
- Grund- und Mittelschule Fürstenfeldbruck Nord Theodor-Heuss-Str. 5, të premten ora 13,30
 - Në Munch, Grafinger schule, grafingerstr, të premten nga ora 12,30
 - Të shtunën mësimi do të mbahet në shkollën Realschule në Hochkirchen.


z. Ibrahimaj metej të pranishmit i njoftoi se: kemi bërë kërkesën edhe për katër klasa tjera, ku dhe jemi në pritje të përgjigjes, nga drejtorit e shkollave përkatëse, për hapjen e klasave edhe në këto shkolla:

-Grundschule Ritter Tuschl Kapuzinerstr. 24 und Sandbacher Str. ‎66 Passau,

-Edithschteinschule, Kneipp str. 22 Memmingen

 Theodor Heuss-schule; Maching str 8 Memmingen

- Elsbethenshule; st Joseps-Kirchplatz 3 në Memmingen                    

  Ndërsa, Arif Arifaj njoftoi të pranishmit se së shpejti do të hapen edhe dy klasa në Frailasing, po ashtu edhe Edmond Skenderaj flet për hapjen e një klase tjetër, si dhe janë të interesuar prindërit që edhe në Ingolstat dhe dy klasë tjera në Mynich të hapen pasi dhe është plotësuar numri i nxënësve.
Në fund sipas kryetarit Mustafë Krasniqi  shkollat funksionale janë: 2 klasa që kanë filluar mësimin para 8 viteve dhe 4 para 2 viteve, si dhe 5 klasa që kanë filluar mësimin para 8 muajsh. Ndërsa në këtë vit fillimi i vitit në landin e Bavarisë me Mësim Plotësues pritet t’i ketë diku mbi 20 klasa.
Andaj pas mbledhjes kryetari Krasniqi na tha: Ne, KMPGJSH-ja  jem duke punuar me një përkushtim të madhe, edhe pse po hasim në vështirësi të mëdha, nga që na mungon buxheti financiar, jemi të shtrënguar të bëjmë orë të shumta pune vullnetare, pa e llogaritur koston, lodhjen dhe humbjen e kohës. Të gjitha këto i bëjmë nga xhepi dhe vullneti ynë. Po ajo që po na vë në siklet është paga e mësimdhënësit, që dhe nuk është serioze të punon një mësimdhënës e të mos ketë pagën mujoren, të paktën për shpenzimet që i bënë. Ne ju kemi drejtuar me një Shkresë Ministrit të Arsimit dhe të Diasporës së republikës së Shqipërisë, po ashtu dhe Ministrit të Arsimit, punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe i kemi njoftuar për punën dhe vështirësitë e mëdha që na presin me fillimin e vitit të ri, nga që na mungon Buxheti për pagën e mësimdhënësit. Ne ju kemi drejtuar edhe shumë Bizneseve që ta ken parasysh edhe Mësimin Plotësues, po nga disa prej tyre na është kthyer përgjigjja se ne kemi Qeveri dhe ajo duhet të kujdeset për  pagën e mësimdhënësit.

   Në emër të KMPGJSH-ja thërras dy qeveritë tona shqiptar, bizneset dhe bashkëkombësit, ta ndihmojnë mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe t’i shpëtojmë fëmijtë nga asimilimi, Mësim nga 2 tetori do të fillon, mësimdhënësit në fund të muajit do të presin pagën mujore. Ne si Kryesi thërrasim prindërit që të paktën ata le ta ndihmojnë shkollën që për një fëmijë është 10 ero në muaj, kurse për të dytin dhe të tretin nga pesë ero. po thërras edhe bashkëkombësit tjerë që nuk i kanë fëmijtë në shkollë, të sakrifikojnë një pako cigare 6.50 cent në muaj dhe ta ndihmojnë shkollën shqipe në Bavari, nga që ky land nuk i paguan mësimdhënësit, po që na i ka liruar klasat për mësimdhënie. Pra, për fund përshëndes Mërgatën dhe e thërras që të jap kontributin e vet për shkollën shqipe, hiç më shumë se 6.50 cent në muaj ( për ata që nuk i kanë fëmijtë në shkollë) që me këtë shumë t’i plotësojmë pagën e mësimdhënësit.


                             TAKIMI I KRYESISË SË NGUSHTË E KËSHILLIT TË MËSIMIT 
                                       PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVARI


(Më 02.07.2017) Dje, më 01  korrik 2017, kryesia e "Këshillit të Mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari", pati mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera u pasqyrua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Këshillit, që nga Kuvendi themelues e këtej.

  Në mbledhje përpos anëtarëve të kryesisë së Këshillit mori pjesë edhe konsulli i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij z. Dashnor Ibra. I ftuar ishte edhe kryekonsulli i Republikës së Kosovës, Nasert Idrizi, që për shkak të obligimeve tjera që i kishte, nuk pati mundësi të marrë pjesë, me gjithë dëshirën që e kishte për të ardhur.

Në fillim të mbledhjen sekretari i Këshillit, Isuf Bytyçi, paraqiti rendin e ditës prej 8 pikash, më pastaj fjalën e mori kryetari i Këshillit z. Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera foli për rendësin e takimit dhe sfidat që i presin në të ardhmen. Po ashtu u ndal tek çështja e hapjes së klasave dhe formën e pagëns së mësuesve. Pas përfundimit të fjalës së z. Krasniqi mori fjalën Konsulli i  Shqipërisë z. Dashnor Ibra, i cili me kënaqësisë dhe disa këshilla e sugjerime që dha u zotua se vazhdimisht do te jete pranë nesh dhe do jap përkrahjen e tij intelektuale dhe atë institucionale në favor të Mësimin plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari. Ky organizim i juaji jo vetëm që është nder për institucione tona, po ne edhe duhet të ju falënderojmë për punën tuaj vullnetare që bëni tha ndër tjerash z. Ibra.

Z.Ibra më tej u ndal në gjetjen e modelin të një bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse Bavareze, po ashtu dhe se si t’i nxisim bizneset shqiptare që veprojnë këtu, për ta ndihmuar shkollën shqipe. Në këtë drejtim foli dhe Donika Zonja, Agron Ibrahimi, Fran Tanushi, Isuf bytyçi, Jonuz Veliqi dhe Mislim Berisha- këshilltar i Shoqatës.

Znj. Donika Zonja, njëherit dhe përgjegjëse e komisionit për Këshillin e prindërve, u ndal tek aktiviteti i punës së saj rreth hapjes së klasave dhe sfidave të mëdha që po përballemi si komunitet shqiptar. Informoi se janë hapur katër klasa në Munih, si dhe janë në proces të hapjes edhe shumë klasa tjera.

   Rreth hapjes së klasave u mor vendimi nga kryesia e KMPGJSH, që  më të mos insistohej të hapen klasa tjera gjatë këtij viti, pasi që dhe është fundi i vitit. Po, ne si kryesi në bashkëpunim me të gjitha këshillat e prindërve dhe mësuesit, të përgatitemi për vitin e ardhshëm shkollor, që do të filloj në fund të shtatorit. Për këtë, kryesia mori vendim që ta thërras kryesin e gjerë për takimin e radhës, si dhe të dal me informimin e datës së saktë. Ndërsa në fund të takimit u morën këto vendime:

-Të shpërndahen fletëregjistrimet për regjistrimin e nxënësve për vitin 2017/18.

-T’ju shpërndahet kërkesa për sigurimin e pagën së mësimdhënësit, të gjitha shoqatave, bizneseve apo bashkëkombësve që kanë vullnet për ta ndihmuar shkollën shqipe. Për të gjithë ata që janë të interesuar ua ofrojmë nr.tel.0157/51383105 dhe 0176/48581599, si dhe emailin: lapshbavari@gmail.comPo ashtu dhe  Kontonumrin:

          Liga der albanischen Lehrer und Eltern in Bayern

e.v. Stadtsparkasse München,  Sparkassenstraße2 

Iban.: DE37 7015 0000 1004 8179 44   bic.: SSKMDEMMXXX,


 


Takimi i kryesisë të ngushtë të Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe u përmbyll me paraqitjen e rezultateve dhe me parapritjen me përballjen e sfidave të reja.Si problem në vete dhe sfiduese është sensibilizimi në masë, tek bashkëkombësit, vijimi i nxënësve në shkollën shqipe, si dhe sigurimi i pagës së mësimdhënësve. Pra, për këtë mbetemi me shpresë se mërgata shqiptare, bizneset dhe shoqatat se do të reflektojnë pozitivisht për të mirën e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe. Nga kjo mbledhje doli si qëndrim i kryesisë që të gjithë ata që duan ta ndihmojnë shkollën shqipe, në çfarëdo forme qofshin ato të jemi bashkëpunues, po më tepër kërkuan që institucionet tona të jenë sa më vigjilente ndaj këtij rreziku të mundshëm të asimilimit tek fëmijëve tanë, që këtë nuk do ta dëshironte asnjë mërgimtar shqiptar.

                                                                                                                             Zëdhënësja e KMPGJSH:
                                                                                                                                     Lorita Ismaili  


Këshilli i Mësimit Plotësues në gjuhën
Shqipe në  Bavari Zgjodhi kryesin e re.

 

Mynih, 25 prill 2017: Më 23.04.2017 në Mynih-Bavari të Gjermanisë në prani të mësueseve dhe mësuesve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësuesëve të bizneseve që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, u mbajt Kuvendi Themelues për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Në Kuvend të pranishëm ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami me stafin e tij, Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës Valon Murati, si dhe drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë, Avdyl Lipoveci.

I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Naser Idrizi, Këshilltari Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reqica.


Kuvendin e hapi prof. Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: “Pas një pune shumë sfiduese projekti për mësim plotësues në gjuhën shqipe gjeti një përkrahje të fuqishme tek Konsullata e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Konsulli i Përgjithshëm i Rep. së Kosovës Naser Idrizi, e cila vuri në veprim njërin ndër punëtorët e saj të devotshëm, Konsullin Hamdi Reqicën, njëkohësisht duke e falënderuar edhe Këshilltarin Faket Kajtazin.



Z. Reqica tashmë është bërë shtylla kryesore e këtij projekti, qoftë në veprime konkrete dhe ato këshilluese. Në këtë projekt ishte e angazhuar edhe Ministria e Diasporës, e cila angazhoi Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipovecin. Këtë nismë e përkrahu edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku”. Në përfundim të fjalës, Krasniqi ftoi panelin e zgjedhur nga kryesia e punës, për ta drejtuar Kuvendin deri në zgjedhjen e kryesisë së re.

Paneli drejtues përbëhej nga Fran Tanushi, Donika Zonja, Isuf Bytyçi dhe Konsulli Hamdi Reqica. Ndërkohë fjalën e morën Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Ministri i Diasporës Valon Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Naser Idrizi. Pas mbarimit të pjesës së parë, me një pushim të shkurtër filloi pjesa e dytë, e cila ishte më sfiduese, me debate të shumta, ku si pikë referimi ishte rregullorja e punës.

Pas këtyre debateve u zgjodh kryesia e gjerë e Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari prej 19 anëtarëve, të cilët zgjodhën Kryesinë e re. ( Zëdhënëse e Këshillit Lorita Ismaili)

  Kryesia e KMPGJSH-së:

1. Mustafë Krasniqi-kryetar
2. Donika Zonja-nënkryetare
3. Tefik Jaha-nënkryetar
4. Fran Tanushi-nënkryetar
5. Isuf Bytyçi
6.
Agron Ibrahimi - Arkata
7. Lorita Ismaili - Zëdhënëse
8. Valbona Roqi 
9. Nerxhivane Qorrolli
10. Edmond Skenderaj
11. Minire Gajtani
12. Nife Arifaj
13. Maxhun Smajli
14. Xhevahire Sylejmani
15. Fadil Lumi
16. Januz Veliqi
17. Lule Lokaj
18. Sahit Bekaj
19. Anila Xhani

 

 

 

 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden