Mustafë K uraebashkuar - Kulturë
   
 
  Kulturë

DITËT SHQIPTARE NË BAVARI 2018



1.) Programm (Kultur)
Folgende Punkte sollten mindestens behandelt werden:
I. Exposition traditionelle albanische Trachten
II. Traditionelle albanische Instrumente
III. Traditionelle albanische Küche – Demonstration der Zubereitung
(möglichst traditionstreu). Für die notwendigen Utensilien werden
notwendige Anstrengungen unternommen
IV. Traditionelle albanische (alkoholische) Getränke
V. Historische Literatur über die albanische Geschichte (auf deutsch oder
englisch), albanische Literatur, Touristeninformationen über Albanien,
Kosovo oder andere alb. Orte
VI. Symposium und Exposition für den 550-Jährigen Todestag Skanderbegs
Die Präsentierenden sollen traditionelle Trachten tragen und die deutsche
Sprache beherrschen werden Sie. Das Exposee von Büchern wird den ganzen
Tag präsentiert.
2.) Organisatorisches
Es sollen audiovisuelle Medien auf einen großen Bildschirm vor Ort
wiedergegeben. Es sollen große Bilder des Nationalhelden „Gjergj Kastriot
Skenderbeu“ sowie die Humanistin „Mutter Teresa“.
Für die Ausführung des letzten Veranstaltungstages erklärt sich der Verein „Ilirida“
aus der Stadt Landau/Isar bereit, eine Gruppe zur Verfügung zu stellen. Des
weiteren wird der Tag mit anderen alb. Vereinen Bayerns koordiniert.
3.) Sportprogramm
Für den Tag soll ein Fußballturnier veranstaltet werden. Dafür wird eine Gruppe
zur Verfügung gestellt, die das Turnier veranstaltet und organisiert. Dafür müssen
die Teilnehmer des Turniers beizeiten angemeldet sein.
4.) Musik und Tanz
5.) Tagesablauf
10.00 Uhr - Veranstaltung beginnt am 07.07.2018 vor Rathaus in Pilsting.
Die Kundgebung beginnt mit der Aufstellung der aufgelisteten Verbände
nacheinander und stellt unser Nationalkostüm vor. Nach der Entweihung der
Schüler der Schulen mit Zusatzunterricht in Albanisch in Bayern. Hinter ihnen
stehen auch Sportvereine. Vor Beginn des Marsches wird ein Tanz von einer
Gruppe von Tänzern eines Vereins (gemeinsam vom Koordinationsrat) gezeigt.
10.30 Uhr - Der Marsch führt auf den Sportplatz, wo die zentrale Feier stattfindet.
11.00 Uhr - Es folgt die Reihenfolge der Teilnehmer vor der Tribüne, wo drei
Flaggen aufgezogen werden: unsere Nationalflagge, die Flagge der Republik
Kosovo und die Flagge der Bundesrepublik Deutschland.
11.15 Uhr - Dann werden Hymnen eröffnet: die Staatshymne der Republik
Albanien, die Staatshymne der Republik Kosovo und die Nationalhymne der
Bundesrepublik Deutschland.
Um 11.30 Uhr wird die Kundgebung vom Moderator (sollte in Nationalkostüm
gekleidet und von einem Moderator begleitet werden) auf Albanisch und Deutsch
eröffnet.
Grußwort des Vorsitzenden des Vereins 'Ilirida' aus Landau. (Sein Text wird auf
Deutsch übersetzt und wird für Vertreter lokaler Institutionen und für nichtalbanische
Gäste gelesen).
Begrüßung der Vertreter unserer staatlichen Institutionen aus Albanien und
Kosovo bzw. aus den Ministerien oder diplomatischen Vertretungen in München,
Lokale Vertreter von Gemeinden, Bürgermeister von Pilsting, Landau und
Dingolfing.
In erster Linie werden Vertreter von lokalen Institutionen vertreten sein:
Ethnographisches Institut, Bibliothek, Universität München etc.
Ein Team begleitet Gäste und Besucher und zeigt auf, was alles aufgeführt
wurde.
Präsentation unserer Kultur auf der großen Leinwand wird in beiden Sprachen
kommentiert und mit verschiedenen Facetten illustriert. Karten müssen nach
Prioritäten erstellt werden
Bücher, die zu diesem Anlass in deutscher, englischer und albanischer Sprache
zur Verfügung gestellt werden.
Kontaktdaten des Vereins „Ilirida“:
Vereinssekretär: Tefik Jaha Afrim Zeqiri
Telefonnummer: 0172-8920531 0172-8535044
Manifestimi përmbyllës ,,Ditët e kulturës shqiptare në Bavari“
1.Program kulturor
2.Manifestim sportiv
3.Mbrëmje muzikore dhe aktivitete të tjera kulturore dhe tradicioanale
-Programi kulturor përfshin:
1.a) Ekspozitë me kostumografinë autoktone shqiptare të viseve të ndryshme, ku
përfshihen kryesisht: xhubleta, fustanella, veshja e krahinës së Hasit, veshja e krahinës
së Rugoves etj.
b) Simpozium shkencor për 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Na
nderojnë me kumtesat e tyre, nga fusha e historisë dhe e etnokulturës: prof. dr. Pëllumb
Xhufi. prof. dr. Zymer Neziri, prof. dr. Frashër Demaj. Në cilësinë e mysafirëve, do të
marrin pjesë studiuesit dhe albanologët e njohur gjermanë: prof. dr. Wilfried Fiedler,
prof. dr. Peter Bartl, prof. dr. Karl Reichel, prof. dr. Konrad Clewing. Gjithashtu do të
mbajë një ligjeratë edhe studiuesja Erodita Qorkadiu-Haxhiu, etnologe.Njëkohësisht
do te hapët një ekspozitë për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
c)Prezantimi i instrumeneteve muzikore autoktone: okarina, fyelli, kavalli, lahuta etj.
d)Prezantimi i literaturës në gjuhën gjermane, angleze dheshqipe për historinë tonë
kombëtare.
e) Prezantimi dhe përgatitja e ushqimeve tona tradicionale: flia, buka e misrit etj., si
dhe demonstrimi i mënyrës së përgatitjes origjinale. Gatueset e ushqimeve do të jenë të
veshura me rroba kombëtare.Gjithashtu do të përgatitet një odë e e improvizuar, e
shtruar me qilima, me një sofër në mes dhe me 12 shkëmba të punuar nga druri, si dhe
12 plisa. Do të improvizohet nje dhomë( Odë).
f).Prezantimi i pijeve tradicionale, që datojnë nga lashtësia jonë, si konjak Skënderbeu
dhe lloje të ndryshme të verërave e të pijeve të tjera të prodhuara në viset tona.
2). Manifestimi sportiv përfshin turneun fudbollistik të ekipeve të ndryshme, që
përfaqësojnë ekipe dhe shoqata të ndryshme nga Bavaria e më gjerë. Për mirëvajtjen e
turneut do të përkujdeset ekipi koordinues, i kryesuar nga Arsim Zeqiri (Bakiu).
Gjithashtu do ketë edhe gara të ndryshme tradicionale, si hudhja e gurapeshit, tërheqja
e litarit, rrëzimi i duarve etj.
- Paralelisht, do të organizohet kuiz diturie për nxënësit e shkollave të mësimit plotësues
në gjuhën shqipe.
Organizimin e kuizit dhe mbarëvatjen e tij e bën Këshilli Koordinues për Shkollën
Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me shoqërinë e Akademikëve shqipëtarë ,, Dija
e.V“ në Mynih.
3). Manifestimin e pasurojnë edhe më shumë shoqatate me programet e tyre, me këngë
e valle me motive nga trojet tona.Secila Shoqatë do të ketë 30 min. kohë për prezantimin
e programeve të tyre.
-Po ashtu do të ketë edhe program argëtues dhe muzikor deri në përmbyllje të
manifestimit.
Prezantuesi apo prezantuesja, që e di edhe gjuhën gjermane, do të jetë e veshur në
kostum kombëtar (ose dy prezantues për të dy gjuhët). Paraqitja për shikues do të bëhet
edhe në ekranin masiv.
Manifestimi përfundon në orën 22,00.
Për të gjitha këto do të bisedohet, kurse paraqitja e pikave programore, nga secila
shoqatë, do të bëhet deri më 13 maj, në shoqatën ,,Ilirida“ në Landau, njëkohësisht
edhe në: Grupin Koordinues të Shoqatave në Bavari.
Për mirëvajtjen dhe për drejtimin e manifestimit do të përkujdeset grupi i caktuar nga
shoqata ,,Ilirida“ në Landau.Gjithashtu puna do të koordinohet edhe me shoqatat e
tjera shqiptare në Bavari.
Agjenda ditore e manifestimit
-Manifestimi do të fillojë në orën 10,00, më 7.7.2018, në sheshin e qytezës së Pilstingut,
përpara Kuvendit të qytetit (Rathaus).
Tubimi fillon me defilimin e shoqatave të renditura njëra pas tjetrës, duke prezantuar
edhe kosumografinë tonë kombëtare. Pason defilimi i nxënësve të shkollave me mësim
plotësues në gjuhën shqipe në Bavari. Pas tyre defilojnë edhe klubet sportive. Para
nisjes së defilimit, do të shfaqet një valle nga një trup valltarësh të ndonjë
shoqate.(Vendoset bashkarisht nga Këshilli Koordinues)
-(10.30 min) - Defilimi bëhet deri në sheshin ku do të shfaqet manifestimi qendror.
-(11.00 /h) - Pason rreshtimi i defiluesve para tribunës, ku do të jenë të ngritur tre
flamuj: flamuri ynë kombëtar , flamuri i Republikës së Kosovës dhe flamuri i
Republikës Federale Gjermane.
-(11.15 min) -Pastaj, intonohen himnet: himni shtetëror i Republikës së Shqipërisë,
himni shtetëror i Republikës së Kosovës dhe himni shtetëror i Republikës Federale
Gjermane.
- Në orën 11.30 hapet manifestimi nga prezantuesja (duhet të jetë e veshur në rroba
kombëtare dhe e shoqëruar nga një prezantues) në gjuhën shqipe dhe në gjuhën
gjermane.
-Pason fjala përshëndetëse e kryetarit të shoqatës ,, Ilirida“ nga Landau. (Teksti i tij do
të përkthehet paraprakisht në gjuhën gjermane dhe do të lexohet për përfaqësuesit e
instutucioneve vendore dhe për mysafirët joshqipfolës).
-Fjalë përshëndetëse e përfaqësueve të institucioneve tona shtetërore, nga Shqipëria
dhe nga Kosova, përkatësisht nga ministritë ose nga përfaqësitë diplomatike në Mynih.
-Fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit vendorë, kryetarët e komunave Landau,
Dingolfing, Pilsting.
-Në rendin e parë do të jenë edhe përfaqësuesit e institucioneve vendore: Enti
Etnografik, Biblioteka, Universiteti i Mynihut etj.
-Një ekip do t'i shoqërojë mysafirët dhe vizitorët, duke i bërë me dije për të gjitha ato që
janë prezantuar.
Prezanitimi i kulturës sonë në ekranin e madh do të komentohet në të dy gjuhët, duke e
ilustruar me pamje nga viset e ndryshme. ( Hartat duhet përgatitur sipas përparësive
dhe shtrirjes së pjesëve të ndryshme të kostumeve).
Libra, të siguruar për këtë rast, në gjermanisht, anglisht, dhe shqip, do t'u dhurohen
mysafirëve të ftuar dhe institucioneve. Po ashtu, atyre do t'u dhurohen edhe pije
tradicionale.
Manifestimi ështëi përbashkët me shoqata të ndryshme shqiptare nga Bavaria në
bashkepunim dhe përkujdesje të Konsulatës së Republikës Shqipërisë dhe Konsulatës
së Republikës së Kosovës në Mynih.
- Ftesatë për ente dhe institute e peraonalitete të ndryshme të komuntitetit gjerman, janë
dërguar nga shoqata
,, Ilirida“ Landau, deri me 15.05.2018.
– ftesë instutucioneve përkatëse shtetërore, nga Shqipëria dhe Kosova e visetë
tjera,
– ftesa për mediumet e ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë dhe në Bavari etj.
Tefik Jaha sekr. i Shoqatës ,, Ilirida“
tel: 019728920531
e-mail, ballofc@msn.com
Përfaqësuesi për sport dhe kulturë i Shoqatës ,,Ilirida“
Arsim Zeqiri (Bakiu) tel: 01728535044.






Shkruan: Mustafë Krasniqi

 

 

DOLI NGA SHTYPI LIBRI  „ALBUMI POETIK”

 

  Këto ditë doli nga shtypi libri  „ALBUMI POETIK“ i përgatitur nga poeti Fran Tanushi, nën përkujdesjen e kryesisë së Klubit Letrar “Martin Camaj”. Libri në vete ngërthen tematika të ndryshme që pasqyrojnë një realitet të përjetimit, qoftë i drejtpërdrejtë apo përmes figurës, metaforës, që emocionalisht përçojnë porosi përmbajtjesorë tek lexuesi. Në këtë vëllim poetik shohim se si poetët synojnë të japin të ndjeshmen përmes vargut përshkrues, lirik e atij simbolike e krahasues, që dhe shpesh vargu i tyre përshkruhet me nostalgji prekëse për atdheut, vendlindjen, ku dhe trajton peshën e rëndë të mërgimit.

  Pra, te të gjithë poetët e mërgatës tematika qendrore qëndron te figura për nënën, atdheut, lotit, mallit dhe përkushtimit. Padyshim kjo tematikë qëndron edhe në këtë vëllim poetikë, që përfshin njëmbëdhjetë autor, të cilët janë dhe anëtarë të KLMC, ku nga këta poet vargëzohen dhe skaliten vargje të fuqishme dhe frymëzuese e përkushtuese:  Fadil Lumi; Hamza Halabaku; Hamdi Reqica Gazmend Dashi; Sylë Bajrami; Bahri Shyti; Xhevahire Sylejmani-Maliqi;  Milazim Kjtazi; Haziz Hysa; Mustafë Krasniqi dhe Fran Tanushi, të cilët premtojnë për vlerat të larta krijues dhe një rrugëtim të pandalshëm “Albumit Poetik”.

   Krahas këtij premtimit, të autorëve pjesëmarrës në këtë libër, na del në pah realiteti i meditimit dhe përkushtimi për vargun e vlerave që synojnë emocionalisht të futet lehtë dhe arsyeshëm, me të bukurën dhe joshjen në shpirtin e lexuesit, përmes trajtesave të vargut me motive të ndryshme t’i realizojnë ëndërrimet e tyre medituese.

   Gjatë leximit të këtij vëllim poetikë përpos poezisë, vargut të mërfillshëm dhe vlerave të larta poetike hasim, te disa poet, vargje apo poezi që nuk i plotëson kriteret e duhura të poezisë, vargut të mirëfillshëm, ngaqë shpesh te këto poezi gjejmë të ngatërruar me vargun e poezisë popullor, apo atë prozaike, hera-hera edhe një ndërthurje pëlqimi që pa dashje vargu ju ka ik nga vlera e mirëfillshme poetik, po që zënë vend për hire të motivimit për të ardhmen.

     Te të gjithë autorë të këtij vëllimi poetik dominon vargu lirikë, shpesh edhe meditimi i harruar në vargun përkushtues për atdheun, dashurin për vendlindjen, po sikur të përkushtuar gjejmë edhe vargun për heroin, lirinë, mbijetesën dhe natyrshëm na del vargu prekës, malli për atdheun, vargu imagjinues, mbase dhe  si hije kudo që shkon dëgjon të përcjellur thirrjen e nënës, të atdheut, lumit, kullës dhe të vet heroit, që nga varri kërkon të ruhet atdheu, të mos harrohemi si të humbur dyerve të botës. Gjë që kjo valë dhe vet autorët e këtij “Albumi Poetikë” i prek në shpirt, sikur dhe bëhet përvëlues i djegur nga malli dhe dashuria për atdheun; Kjo situatë e trazon shpirtin e poetit pasi që dhe vet gjenden në këto hallka të mërgimit, ku mallshëm përjetojnë fuqinë e valave të lumit, të freskisë së erës së mëngjesit dhe shpesh në meditime e trazuar ik nga dheu i huaj si flutur, apo bilbil e shkon me dhimbje tek lumin dhe shushurimat e mëngjesit të hershëm të atdheut, përkulet, llafoset, shterohet në lot dhe njomet në kënaqësi pranë tyre, ku dhe shpesh flet me to i dëshpëruar pse fati e ka hedhur përtej shtatë maleve, kodrave të vardisura si plisa e pellazgjikës së moçme sa vet lindja e njeriut. Po, shpesh sikur e urren edhe vetën pse nuk është i përditshëm me hallet, bukurit e atdheut:

 

 

Sa mall kam, që të përqafojë

 

E atë zë të ëmbël ta dëgjoj!

……

Unë për ty kam mall

Malli është bërë lum. (malli-Xhevahire Sylejmani)

 

 

    Këto vargje simbolika e medituese rrjedhshëm dalin nga uni i poetit mërgimtar, që natyrshëm  e prek malli dhe nga ky mall nxjerr më të fuqishëm vargun, ngaqë ndjeshëm e thur vargun me nota prekës që shpesh poeti mërgimtarë e gjen vetën si të braktisur, ngaqë koha, jashtë vullnetit të tij, ia ka imponuar rrethana jo të këndshme. Po në këtë vëllim poetik gjejmë edhe vargun e përkushtuar, simbolikisht të lidhur ngushtë, shpirtërisht me atdheun, origjinën e lashtësisë së tij dhe pos tjerash ngul këmbë në atë që është art, e përmes artit krijon lidhshmëri të ngushtë me atdheun:

 

 

 

 

Je bregu i dëshiruar

 

Përgjatë lumit të ëndrrave

Kaltërsi etje

Ajër farfuritës. (Ulpianë- Hamza Halabaku)

 

 

    Mbase në këtë vëllim poetik shohim edhe anën tjetër të medaljes, kur autorët pjesëmarrës në këtë album përpiqet emocionalisht t’i paraqesin përjetimet e veta, që përmes vargut t’i shprehë dhe t’i vargëzojë vargje për mungesën, ngrohtësinë e atdheut, për lirin e munguar, heroin, nënën, që shpesh simbolizohet Shqipëria etnike, për vendlindjen, rrezedritën mbi etnin. Të gjitha këto poeti synon t’i ndërton përmes vargut metaforik, figurativ dhe atij simbolik, ritmik e lirik të jep fuqishëm të bukurën dhe të përcjellë porosi:

 

 

 

 

E shiu s’ndalet

 

Zhurmët e pikave të tij

Ngulitën në shpirtin tim

.........

E mua më këndojnë

Për varkën e humbur

Në agim m’ofrohet dielli

I lodhur rrëshqas drejtë shtratit. (Natë pagjumë-Hamdi Reçica

                                            

    Koha ik sikur dhe shndërrohet në një kohë kur vargjet përplasen, mbyten në gjak e lot, në mall e dhimbje, po shpesh shndërrohen në buzëqeshje dhe prekën në buzët e thara, në meditime të thelluara, që përmes këtyre meditimeve pasqyron të djeshmen dhe të sotmen, kurse për të ardhmen bëhet përshkrues i shpresës dhe përcjell në mënyrën figurative tërë kauzën shpirtërore të atdheut, ku dhe shpesh shndërrohet në pëllumb të bardhë, çlirohet nga pranga dhe kalëron me kali të bardh nëpër fushat e harruar që ndjeshëm shkruan edhe për shkurret e saj. Të gjitha këto peripeci poeti i vë në vargun vargëzues, ku dhe shpesh këngëton në rimën e përjetimit të kohës së dëgjuar apo të përjetimit, pavarësisht ndërtimit të vargut se si krijon poeti. Andaj, në këtë album shohim një përkushtim te të gjithë autorët, po që dallojnë për nga ndërtimi i vlerave të vargut artistike, ku në mes vargut të mërfillshëm shohim edhe vargun që i qaset vargëzimit pak më ndryshe, po që ruajnë në thelb përkushtimin ndaj atdheut, heroit, nënës, dashurisë:

 

 

Në grehulla,

 

Përplasen

Pëllumbat pa krahë

Dhe në hije vdesin.

Ata vrasin motin,

Shqyhen përrenjve

Të gjakosur.

........

Oxhaqet e rrënuara

Thërrasin kalin sojli

Në selishtën e vrapit.

Dhimbshëm luten lulet,

T’u rikthehet moti.... (Hijet n’grehulla-Mustafë Krasniqi)

 

 

    Ndërsa te disa poet është vështirë të qëndrosh pa u përkulur para vargut të tij dhe të mos meditosh për vargun e tij, që ngulshëm të përfiton dhe të futë në botën e tij krijues, imagjinatave, shpesh krahasuese e simbolike, madje të vë në meditime dhe në shpërthimin e ëndërrimeve të paraqitura në tablo reale si shenjtërim, apo drangua, engjullë apo pëllumb në qiell:

 

 

 

 

Mos më kërkoni ndër varre

 

Edhe pse nga afër i kam parë

Të thella, të ftohta

Të errëta ishin

 

 

Krye varrit të hapur

 

E lexova emrin

U përkula të shkruaj datën

Kur hija në të u thye

Motin duke vrarë

..............

Nëse vonohem

Ndër varre mos më kërkoni (mos më kërkoni ndër varre- Fran Tanushi)

 

 

    Madje këngëtimi i poetit shpesh dhe është i shprehur me nuanca të ndryshme artistike, po dhe sikur bie ndesh me vargun e dhimbjes dhe përmes figurës mundohet të shndërrohet në një madhështi të paprekshëm, sikur na del në disa poezi të arritshme, po dhe në anën tjetër ndeshemi me vargun që përmes pëlqimit të vargëzimit synon të bënë vargu i mirfilltë, pa përfill normat e rregullave të krijimtarisë letrare-artistike. Ky vargun shpesh dhe e humb kuptimesinë e vlerës së poezisë së mirëfillshme, këtë mund të shohim te disa poezi që janë dhënë në këtë album.

 

 Po, në përgjithësi libri çmohet për një përfillje dhe fuqi të poezisë së krijuesve, që me  këto vargje imponuese e tingëllues bënë lexuesin të nderuar, ngaqë nxjerrë tematika dhe shtjellime të bukura artistike në këtë vëllim poetikë:

 

 

Ti në njërin breg

 

E unë bregun përballë

Në mes një varri të hapur

Unë gjysmë i vdekur

Ti gjysmë i gjallë! Kosovë-Sylë Bajrami)

 

 

   Tek ky vëllim poetikë shihet fuqia e poetit, si për nga ndërtimi  dhe vlera e poezisë, që dominon lirika, malli. Ndërsa te disa poet shohim pak sa të zbehur vargun, po që premton në të ardhmen për një varg të arritshëm dhe artistikë:

 

 

 

 

Mërgimtari i vetëm

 

Jetën ndryshe e shikon

Në dheun e huaj

Vetëmia e ndjek si hije. (Mërgimtari i vetëmuar-Haziz Hysa)

Apo

Lulet fletëzeza të urrejnë si vdekjen

Mësuar më errësirën, e urrejnë dhe veten

Ti qëndro krenare, lule e uruar

Behari po vjen, s’do të jesh e vetmuar, (lule erëmirë-Fadil Lumi)

 

 

    Poeti nuk di të jetë i heshtur, edhe aty ku heshtja e zë ai ngrit zërin dhe përplaset me kohën, e kryengritës rebelohet dhe shpërthen në emocione, ku përmes vargut e pëlcet kohën e trazuar, shpesh dhe e gjykon kohën:

 

 

 

 

Jam bërë jetim në vendin tim

 

Jam bërë i huaj në mes të afërmve

Jam bërë i marrë në mes të paditurve

Jam bërë i çmendur në mes të marrëve. (Milazim Kajtazi)

 

 

   Tërë “Albumin poetik” e përshkruan një varg i përkushtuar mbase edhe nxitës për të reflektuar në realitetin e kohës, përmes vargut që përçojnë porosi të çarta tek te lexuesi. Se atdheu, vendlindja është djepi i rritës:

 

Jam aty ku jam

.......

Shkoj nga shkoj

Shqiptar më thonë . (Gazmend Dashi)

 

 

Për fund libri “Albumi Poetik” Meriton të lexohet dhe ta ketë në dorë lexuesi, ngaqë kemi krijues premtues me porosi të çartë dhe me vargun e fuqishëm. Krahas këtij vargu, apo krijimit artistiko-letrar kemi dhe ca poezi që kanë zë vende për hire të inkurajimit për të ardhmen, po që nuk i posedojnë kriteret e një poezie të mirfillshme poetik.

 

Lexuesi nuk do të zhgënjehet me këtë album poetik, po mbi të gjithë do të nderohet dhe inkurajohet për të qenë i pranishëm, qoftë në lexim, apo në dhënien e kritikës letrare duke joshur dhe vjelë vlerat artistike të autorëve të këtij albumi. Njëkohësisht Klubit letrar „Martin Camaj“ në Munih synon që ky album të bëhet rreze drite në të ardhmen dhe të freskohej në vazhdimësi për çdo vit në përkujdesjen e saj, qoftë edhe me autor të rinj

Librit “Albumit Poetik” i uroj një lexim të këndshëm ngaqë dhe e meriton.

 

 

 

 

 

 

 








VËSHTRIM ROMANIT “TRËNDAFILI I BARDHË”

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Romani “Trëndafili i Bardhë” i autorit Hungarez, Jokai Mor, është një roman i pasur me të gjitha e elementet e duhura, që mban në vete, përpos artit të së shkruarit, dhe at të historisë së periudhës së Perandorisë Osmane. Jokai Mor, jo vetëm që ishte poet, romancier dhe krijues i së bukurës, po ishte dhe pjesëmarrës i revolucionit të vitit 1848, nën udhëheqjen e ideologut Hungarez, Llajosh Kushuti, si dhe mik e bashkëkohës i shkrimtarit të madh Shandor Petëfit.

Megjithatë, te romani “Trëndafili i Bardhë” i Jokait, gjejmë një përkushtim të veçantë, në ndërtimin dhe shtjellimin e temës, ku perkë në thelb të ndjeshmen dhe përmes saj vë në pah deformimet shoqërore të kohës së Perandorisë Osmane. Mbase në anën tjetër paraqet luftën e klasave dhe përpjekjet e kryengritësve nën udhëheqjen e Halil Patronës. Përpjekje e vegjëlisë për një drejtësi dhe jo shtypje të shtresave çfarë dhe përjetonte shoqëria e kohës.
Jokai, një mjeshtër i rrallë i fjalës artistike, poet dhe romancier i përkushtuar dhe i dhënë pas vlerës, i qëndroi besnik idesë në thelb, duke zbërthyer në çdo element akumulimin e tepruar të dallimeve shoqërore dhe situatave të ndryshme që përjetonte shoqëria. Këto dallime, autori i zbërthen realisht përmes figurës qendrore të romanit historik, Halil Patronës ku edhe vë në shesh kundërthëniet e pozitave shoqërore nën diktaturën e Perandorisë Osmane.
Jokai në romanin e tij “Trëndafili i Bardhë” e ka përjetësuar fuqinë e tij krijuese duke e ruajtur në thelb temën dhe formën e të shkruarit, dhe duke i dhënë një ngjyrim e muzikalitet krijimtarisë së tij artistik, historiko-letrare. Ndërsa e veçanta e romanit është ndarja në 13-të kapituj, ku përmes etikës dhe estetikës letrare përçon te secili kapitull porosinë e çartë dhe të kapshme për lexuesin, e veçmas duke i dhënë nuanca sqaruese nëpër vija të kapshme të vargut të tij, sidomos në ato përmasa logjike, e aq më tepër dhe duke u mbështetur thjesht në fuqinë e botës reale.

Jetiku, Stuhia e zemërimit dhe Vendi i mbetur bosh

Autori i librit, në kapitullin e parë, Jetiku, jo rastësisht na paraqitet figurativisht me këtë titull, kurse në esencë të brendësisë së saj paraqet skena të dukshme e realiste, sa të dhimbshme aq triumfues, sa pozitive aq më shumë negative, ku edhe shfaqë dallimet e mëdha shoqërore, sidomos ato ndërfetare, të luftës Shiite Synite, të kohës për të cilën dhe shkruan. Ndërsa te kapitulli i gjashtë “Stuhia e zemërimit” na paraqitet rebelim i shtatëmbëdhjetë jeniçerëve, në krye me Halil Patronën dhe veteranin Musli Beshin, ku dhe thotë:- “...Ju keni detyrën tuaj, por edhe ne kemi të drejtën tonë të shenjtë. Ne po shkatërrojnë tradhtarët...”. Me këtë qëndrim revoltues të Halil Patronës me shokët e tij liron nga burgu shokët dhe Gjylbejazja, si dhe babanë e saj. Janiqin. Stuhia e zemërimit e kaploi thua tërë Stambollin dhe u dha frikën Vezirëve dhe oficerëve të lartë të Sulltan Mehmetit të tretë, që më vonë i detyroi t’i binden kërkesave të udhëheqësit të kryengritësve, Halil Patronës.
Përmes figurës së Gjylbejazja-Irena, që edhe pason në kapitullin e dytë të romanit “Trëndafili i Bardhë”, autori me mjeshtri i vënë në dukje detajet e dy karaktereve të ndryshme të shoqërisë së kohës, si për etikën, moralin, ashtu dhe në anën tjetër vë në skenë amoralitetit që ushtrohej nga Përfaqësuesit e Perandorisë Osmane. Romanin në fjalë e përbëjnë edhe kapitujt tjerë që pasojnë si: Sulltan Ahmedi; Robi i Robërisë,Kampi, Stuhia e zemërimit; Tulipanët dhe njerëzimit; Bota e Përmbysur, Përcaktimi i diellit, Festa e helvetike; parashikimet e së Ardhmes; Shpresa e njeriut, si dhe kapitulli i trembëdhjetë dhe i fundit -Vendi i mbetur bosh- që dhe janë kapituj metaforik, po aq edhe më tepër në brendësin e këtyre kapitujve shpjegohej një ndodhi, ngjarje jashtë botës së imagjinuar, po në saje të një ndërtimit artistik. Mbase edhe duke i vë në thumb anën negative dhe amoralitetin e shoqërisë Feudale të Perandorisë Osmane, si dhe atë të pozitivizmit realistë përmes ushtarit trim shqiptar, Halil Patrona dhe 24 shokëve të tij me kryetrimin, shokun e përpjekjeve të mëdha, Musli Beshin- me origjinë shqiptare.
Jokai përmes trembëdhjetë kapitujve të romanit “Trëndafili i Bardhë” dhe idesë bazë, që edhe është i frymëzuar për ta vë realisht në temën bosht në romanin e tij, na del më tepër me tematikë të një roman historik, se sa ai imagjinues. E, me të drejtë autori ka vë në pah deformimet shoqërore, që përmes personazhit idealistë paraqet botën reale dhe karakteret e ndryshme që edhe janë bazike për Romanin, e Jokai Morit, si:
- E para përmes kryepersonazhi ishte me origjinë shqiptar. Autori me një fuqi artistike dhe të mbështetur në elementet historike paraqet denjësisht karakterin e fortë dhe të pathyeshëm të njeriut të moralshëm, ndonëse duke e zbërthyer këtë karakter të fuqishëm përmes vargut artistik. Ai sikur nxjerr në dritë dhe vë në skenë kundërthëniet shoqërore dhe përpjekjet e shoqërisë kundër Perandorisë së dhunshme dhe amorale, që edhe ishin në krye të saj, me ato pikëpamje të egra politike, shtypëse dhe dhunuese. Megjithatë, kur futësh në botën e poetit dhe zbërthen në detaje elementet e shprehura në roman, patjetër se nuk mund të mos ndalesh tek personazhet dhe qëndrimi i tyre heroik, e veçmas duke studiuar në imtësi veçorit dhe karakteret e tyre.
Prandaj, sikur qëllimisht autori Jokai e shfaq në hapësirën e lexuesit, apo edhe të studiuesit faktin e personazhit të romanit si një fakt real për botën e cila ende nuk ka pasur mundësi ta njoh kulturën e një populli fisnik, popullit shqiptar, që edhe është prej popujve të vjetër, si për nga kultura dhe origjina.
Për kundër këtij fakti, autori nuk fshehë realitetin, e as origjinën e personazhit, Halil Patrona dhe shokëve të tij, se ishin shqiptar’, si dhe përpjekjet për ta ngritur një shoqëri të drejtësisë, e për ta fundosur përgjithmonë dhunën dhe përgjegjësit e saj, që edhe i kishin shkaktuar dhimbje, jo vetëm shoqërisë që i përkisnin por edhe shoqërive tjera duke u munduar me këtë egërsi ta arrij pushtimin e drejtësisë dhe ta vë nën thundrat e pushtimit të drejtën dhe të moralshmen njerëzore. Për këtë, poeti me krenari na përshkruan ngadhënjimin e Halil Patronës dhe kryengritësve të tij, më 1730-të, ku dhe arriti t’i vë para gjykatës tre oficerët e lartë të Sulltan Ahmedit të tretë, e që në emër të drejtësisë ekzekutohen, ndërsa vet Sulltan, Ahmedi i tretë, detyrohet detyrimisht të lë perandorin në duar e Sulltan Mahmudit, dhe t’i nënshtrohet dënimit të merituar me burg.
Jokai përmes figurës së Sulltanit të ri, Sulltan Mahmudit, ka vë në skenë tradhtinë tinëzare, që përmes kësaj tradhtie dhe të figurës së Halil Pehlivanin, njëri nga Jeniçerët, arrin t’i likuidoi heronjtë e drejtësisë, luftëtarin e kohës, Halil Patrona- shqiptar nga rrethina e Manastirit të Maqedonisë dhe shokët e tij. Përmes eliminimit të kësaj figure të respektuar nga shtresat e vegjëlisë, që sulltanit dhe vezirët të kenë me letë për t’i ruajtur pozitën e tyre sunduese ndaj shtypjes së klasës së vegjëlisë. Prandaj ky ekzekutim tinëzar e qyqar ndaj figurës së Halil Patronës dhe njëzetekatër ushtarëve të tij besnik, u bë nën mbikëqyrjen e vet sulltan Mahmudit, që në pabesi, duke ju premtuar atë se edhe do të kenë përfaqësuesit e tyre në pallatin perandorak që do të kujdesën për realizimin e marrëveshjes për plotësimin e të gjitha kërkesave që i kishin parashtruar kryengritësit.
E, kur i kthehemi në thelb karakterit të dytë, që edhe zë vend në një pjesë të madhe të romanit, shohim se si me nota veçuese i ka vë në thumb vetit e këqija të Perandorisë Osmane, autori. Përveç kësaj Jokai sikur më tepër pasqyron anën e ndejshme të shoqërisë, moralin dhe amoraliteti, që përmes saj i qet në pah të metat e shoqërisë sunduese ndaj shtresave të klasave të ulëta, sidomos atëherë kur bëheshin shfrytëzues të dhunshëm ndaj shoqërisë së varur për mbrojtje. Ndaj përmes epsheve të ulëta, Sulltani me oficerët e tij, synonin ta shëmtonin me metoda jonjerëzore të bukurën vergjine, gjë që kjo metodë ishte metoda më e sofistikuar e pushtetarëve që e vënin para aktit të kryer bukurinë e femrës virgjine, nëse nuk i bindet epsheve të tyre, që ishin edhe të dhunshme dhe jo morale, kjo egërsi përcillet tek shoqëria përmes figurës së tellallit.

Kush është Halil Patrona dhe Gjylbejazja-Irena?

Duke mos u ndal në shtjellimin e tërësishëm te romanit në fjalë, theksoi se ky roman është një roman që duhet ta ketë çdo lexues i fjalës së bukur artistike në dorë, mbase edhe është një fat i mirë për lexuesin shqiptar, që për herë të parë e ka mundësin ta ketë këtë roman të përkthyer nga profesori, Ahmet Qeriqi. Po edhe nga fakti se pasqyrohet realisht karakteri i ndershmërisë, burrëria, lufta e drejtë dhe lufta e pa kompromis kundër shoqërisë shfrytëzuese, e në fund fare del karakteri i fortë i shqiptarit përmes figurës qendrore të romanit të Halil Patronës.
Megjithatë, lexuesi do të ndihet mirë me vlerën dhe përkushtimin e autorit në këtë roman, sidomos kur fillon ta zbërthejë figurën e Halil Patronës dhe të gruas së tij, skllaves së blerë në treg, Gjylbejazja-Irena, që patjetër do të mbetet në memorie te lexuesi peripecitë e jetës së saj, e cila trajtohet si robëreshë, në sarajet e Sulltan Mehmetit të tretë. Mbase edhe vihet në treg, nga tellalli, si një grua amorale. E, në fakt qëndresa e saj ishte që të mos bien nën ndikimin dhe t’i shtrihet kënaqësisë së Sulltanit, apo oficerëve të tij amoral, kështu që përmes metodës së ftohjes ruan karakterin e moralit dhe shpëton nga njerëzit e sulltanit. Ndërsa më vonë në saje të një kulture dhe të një morali të lartë të Halil Patronës bëhej edhe e nderuar dhe grua e një prijësi të ushtarëve Jeniçer, i një luftëtari trim të luftës kundër klasave.
Me të drejtë shtroj tezën se shkrimtari hungarez, autori i 100 romaneve dhe novelave, edhe mund të mos i këtë dhënë rëndësi origjinës së tyre, por është mbështetur në faktin se këta kanë ardhur nga Greqia. Sikur poeti me një përkushtim e paraqet besnikërinë e Irenës ashtu çfarë dhe ishte, këtë besnikërinë mund ta hasim vetëm te femra shqiptare, e sidomos te ajo malësorja, me tiparet e ruajtjes së fjalës dhe të besës. Këto qëndresa mund të shihen vetëm te karakteri i lartë i femrës shqiptare, e pikërisht e shohim te Nora e Kelmendit, që në vend të unazës së martesës, pashain e shpërblen me thikë mu në zemër, ndërsa te Irena kemi një situatë tjetër ku përmes qëndresës dhe këmbëngulësisë për ruajtjen e nderit nuk ligështohet dhe se shet trupin e saj as për flori, e pallate mbretërore, kjo ndershmëri e pathyer haset vetëm te tradita shqiptare. Për fat të mirë në këtë roman Jokai hedhë dritë mbi figurën e Halil Patronës dhe të kryengritjes së Stambollit në mënyrë realiste.
Ajo që të bënë të jesh më se i bindur se te figura e Irenes ka një paqartësi është fakti i dialogut të fundit, i Halil Patronës me Irenen, tek Kapitullin i dymbëdhjetë “Shpresa e njeriut”, ku pos tjerash thotë, Halil Patrona, se: “...ti je një grua krishtere dhe beson në hajmali? Me këtë do të thotë se njohja e tiparit të jesh shqiptar, pavarësisht fesë, nuk heq dorë nga përkatësia kombëtare dhe aq ma tepër kur është në pyetje dashuria. Apo sipas letrës së Janiqit dërguar të bijës, ku edhe i thotë: “Mos e prit Halilin, ai ka vdekur. Kokën ja kanë shkurtuar Jeniçerët. Edhe unë nuk do të kem të gjatë, meqë do t’ia mbaj besën...” Pra edhe ky element është një fakt shtytës se kemi të bëjmë me një besë, moral që këto i takojnë atyre të një kombi, shqiptarëve, pavarësisht se ku kanë lindur, apo nga vijnë dhe ku jetojnë, sepse fati i hidhur i shqiptarëve është anë e këndë botës, pa fajin e tyre.
Romani “Trëndafili i Bardhë” i kushtohet kryengritjes së jeniçerëve kundër pushtuesve, apo Perandorisë Osmane që me të drejtë është dhënë figura e Halil Patronës si figurë qendrore në roman, ku përmes kësaj figure ka treguar karakterin e fortë të shqiptarit i cili ishte dhe mbeti deri në fund mbrojtës i së drejtës dhe moralit, mbase këto ngjarje të ndodhura në vitet e krizës së Perandorisë Osmane të vitit 1730, në periudhën e kryengritjes dhe udhëheqësit të saj Halil Patronës me përkrahjen e luftëtarit të dalluar Musli Beshit rrënohen mbi 120 shtëpi dëfrimi, ku dëfreheshin të pasurit, oficerët dhe tregtarët me femrat më të bukura robëresha që ishin zë rob, kjo është edhe një dëshmi që Shqiptari nuk duron amoralitet dhe padrejtësi shoqërore, as individuale e ato fetare.


 
Të flasim me një zë, të kemi vetëm
një zë, atë të bashkimit…

                   “Edhe dega, kur shkëputet nga trungu qan, bërtet, bën “ krrau” …  Po kërcet 
                          edhe trungu, bir, qan bërtet…”  ( Drama: “ Gjaku i arbrit ”,  Fadil Kraja)

Shkruan: Isuf Ismaili - Të flasim për arbëreshët a të shkruajmë për ta, të vëmë në pah atë shpirt dhe atë krenari arbërore, atë dashuri që ata kanë për rrënjët e tyre, për Shqipërinë, Arbërinë e dikurshme, të theksojmë, se   kultura e folklori e traditat arbëreshe janë të mrekullueshme, është jo vetëm dëshirë, atdhedashuri, nderim, por edhe kënaqësi e njëkohësisht edhe detyrë fisnike e natyrshëm edhe gëzim, që vështirë se mund të përshkruhet në tërësi.

Isuf Ismaili: Të flasim me një zë, të kemi vetëm një zë, atë të bashkimit...

   Mendoj se ne shqiptarët e viseve të ndryshme të Shqipërisë së përbashkët e etnike duhet të bëjmë shumë më shumë për vëllezërit tanë arbëreshë në Kalabri e Sicili, por edhe për të tjerët në Greqi e Zarë të Kroacisë, në Argjentinë e Ukrainë, në Bullgari, në Turqi, për mërgatën tonë në Amerikë e vendet perëndimore të  Evropës e kudo botë.

Kanë kaluar 550 vjet që kur një pjesë arbëreshësh janë vendosur në Itali dhe është mrekullia e mrekullive, është shumë madhështore, që një pjesë e madhe arbëreshëve edhe sot e kësaj dite e flasin arbërishten qartë e bukur, edhe pse italishtja ose latinishtja, sipas tyre ka lënë gjurmë të ndjeshme në të folmet e ngulimeve arbëreshe, sidoqoftë një pjesë prej vëllezërve arbëreshë e  kanë mbajtur me zjarrin zemrave të tyre jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën edhe folklorin edhe kostumet edhe shpirtin edhe dashurinë për rrënjët e tyre, për Arbërinë e lashtë, me një ndërgjegje të pastër, me një këmbëngulje të madhe, ata i kanë mbajtur emrat  arbëresh, Arbëri, kanë kujtuar gjithmonë Motin e Madh dhe Heroin tonë Kombëtar  Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sepse zemrat e tyre kanë rrahur bashkërisht me fuqinë e karakterit e të dinjitetit të pastër arbëror, sepse  gjaku i tyre i ka mbajtur të gjalla këto kujtime, të shoqëruara me veprimtari konkrete, duke vënë në pah, se janë e do të jenë arbëreshë të lidhur pazgjidhshmërisht me Arbërinë e lashtë, me Shqipërinë etnike, me shqiptarët, pikërisht, ashtu siç edhe jemi, natyrshëm vëllezërit e motrat e tyre të përjetshme.

Ata duke e folur arbërishten, si gjuhën e zemrës, duke u paraqitur me kostume të bukura arbëreshe-shqiptare, duke kënduar këngë arbëreshe me një dashuri të madhe e me emocione të fuqishme, duke e përcjell  brez pas brezi folklorin dhe madhështinë e qenësisë së pastër arbëreshe, duke ju rrahur zemra fuqishëm e me dashuri për atdheun, botës i kanë treguar se nuk shuhen e nuk treten kurrë, por do të jenë  përkrah vëllezërve të tyre shqiptarë, se ashtu i udhëheq zemra e gjaku i damarëve të përbashkët, se ashtu duan të shkëlqejnë si vetë rrezet diellore në dheun e Arbërisë sonë të përbashkët.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shkëlqimi më i fortë në shpirtin e arbëreshit, në jetën e veprën e tyre. Lidhjet e fuqishme emocionale me Arbërinë, me shqiptarët me lavdinë e heroizmin e epokës së Skënderbeut, ata i shfaqin kudo dhe kjo jua bën zemrën flakë të dashurisë atdhetare. Këto lidhje i shfaqin në sytë, në mimikën e tyre, me flamurin tonë të shenjtë kuq e zi, në kostumet kombëtare, në punët e veprimet si dhe përkushtimin e tyre për të mbijetuar me nder e faqebardhës, krenar e të pamposhtur në shekuj, siç ishin të parët tanë arbërorët heroikë. Ata duan jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të trashëgojnë këto veti të shenjta tek brezat e ardhshëm. Ata duan të lidhen me ne sa më shumë. Një arbëresh në Lezhë, me rastin e manifestimeve për nder të fitores së Skënderbeut mbi ushtrinë otomane në Krujë, na tha:

“Na jemi një grup folklorik ka Ungra, e kemi hare që jemi këtu me ju, e do të kemi hare edhe për ju, nëse vini e na gjeni atje.”

Janë shumë emocionale dhe shumë shprehëse dëshirat e tyre, të mallëngjejnë e të krijojnë njëkohësisht një gjendje  shumë të mirë veprimi, për t`u përkushtuar, pa u ndalur në lidhshmërinë e trashëgiminë arbëreshe e shqiptare, duke mos harruar aspak se lidhjet tona duhet të barten patjetër edhe tek gjeneratat e reja, që të mos shuhemi e tretemi, po të jemi të lidhur vëllazërisht, siç edhe jemi.  Veprimet e tyre, fjalët e tyre atdhetare kanë e  do të kenë fuqinë e admirimit e dashurisë vëllazërore.  Ja si shprehen disa:

“-  A do të vijë dita të mblidhemi të gjithë së bashku në Arbërinë tonë, a do të vijë dita të bashkohemi?”

E kush nuk emocionohet nga këto, e kush nuk i admiron këta vëllezër, pa mëdyshje nuk ka asgjë në shpirt.

Arbëreshët janë aq shumë të   lidhur me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sa nuk mund të ketë asnjë manifestim e të mos kujtohet ai. Skënderbeu jeton e nuk vdes kurrë në zemrat arbëreshe.

Të shprehurit e tyre, thirrjet e tyre në festa e në grumbullime e ndeja : “ Rroftë Skënderbeu” dhe brohoritjet e të gjithëve njëzëshëm : “Rroftë,rroftë, rroftë”, përbëjnë kulmin e krenarisë, të kujtimit të atij Moti Heroik të Skënderbeut, përbëjnë  identifikimin më të pastër e më të qartë me rrënjët e tyre, me neve, me tokat tona, me Arbërinë e lashtë. Ata me këtë tregojnë se janë gjallë, të fortë, tregojnë se kanë jehonën e asaj kohe, se kanë vullnetin e përkushtimin e bashkimit  vëllazëror arbëresh-shqiptar.

Ata, kujtimin për Skënderbeun e çmojnë më shumë se çdo gjë, ai është edhe kryetrimi edhe heroi kombëtar edhe i shenjti edhe udhërrëfyesi edhe mbrojtësi ose prindi ynë, prindi i Arbërisë, siç thonë arbëreshët. Një lidhje kaq e fuqishme emocionale,  s`ka si të mos i bëjë ata krenarë e natyrshëm edhe çdo atdhedashës shqiptarë. Ata te figura e Skënderbeut shohin fuqinë shpirtërore, përkushtimin prindëror, ngazëllimin e dëshirave për të jetësuar ditët e lavdisë arbërore. Ata shprehen e veprojnë duke ju përkushtuar qëllimeve të bashkimit të tërësishëm arbëror, ata sikur i thërrasin në ndihmë shpirtrat e etërve  gjatë shekujve për të ringjallur Arbërinë e lashtë, Arbërinë e Skënderbeut.

Të flasim për arbëreshët a të shkruajmë për ta, të vëmë në pah atë shpirt dhe atë krenari arbërore, atë dashuri që ata kanë për rrënjët e tyre,
Grupi i Shoqatës “Arbëria ” të Ungrës, në Krujë, më 22 prill 2017

 Ngulimet e arbëreshëve në viset e Italisë

 Të përkujtojmë se ngulimet arbëreshe në Itali, sipas të dhënave që i publikon profesori i dialektologjisë në Tiranë, Gjovalin Shkurtaj,  janë rreth dyqind mijë arbëresh, që deklarohen si arbëreshë,  njëqind mijë prej tyre akoma edhe sot e flasin arbërishten, ndërsa rreth njëqind mijë të tjerë nuk e flasin arbërishten, por janë të vetëdijshëm se janë gjak arbëreshësh.

 Të gjithë së toku këta dyqind mijë arbëreshë bëjnë përpjekje dhe veprojnë pa u ndalur për të mbijetuar dallgët e trysnisë globale, të cilat, sidomos, mërgatën e kërcënojnë për ta shuar.
Është mbase interesat të sjellim si shembull ndjenjën e fuqishme për ruajtjen e gjakut arbërorë kur arbëreshi thotë:
“Vashën e dua arbëreshe, të arbëresh gluhë e të zakonshmi”Arbëreshët në Itali vajtën edhe nga veriu, por më të shumtit janë nga jugu ashtu siç pati edhe nga Morea e vende të tjera. Mbase është mirë të sjellim disa të dhëna nga gjuhëtari ynë më i njohur, Eqrem Çabej, nga ky shkencëtar i shquar e atdhedashës i madh: “ Si përfundim, prej nga janë dyndur arbëreshët, pa hyrë në hollësira të mëtejme, mund të pranohet si gurrë kryesore Shqipëria e Jugore, kryesisht pjesa e bregdetit që nga anët e Vlorës e deri te anët e Prevezës në Çamëri” (Histori gjuhësore dhe strukturë dialektore e arbërishtes së Italisë. Botuar më,1975)
Sipas të dhënave që na i jep profesoreshë Linda Mëniku, arbëreshët vajtën në Itali si refugjatë që nga shek. 15 e deri në shek. 18. Së pari ata përmenden në vitin 1437 në zonën e Marikës në Ankona dhe Rekanati. Më pas 1448 përmenden një grup arbëreshësh me në krye Dhimitër Verën. Mbasi vdes më 1458 Alfonsi i Aragonës,  mbreti i Napolit, djali i tij Ferdinandi i kërkon ndihmë ushtarake  Skënderbeut. Arbërorët duke qenë luftëtarë të shkathët dhe trima e të suksesshëm dhanë një ndihmesën vendimtare dhe fitorja pashmangshëm ngadhënjeu .  Pas fitores në ato luftime Skënderbeun e falënderojnë dhe i japin toka në zonën e Pulies, ku më vonë një pjesë madhe e Kastriotëve vendosen atje, së bashku me shumë familje të tjera arbëreshe. Por valët e mërgimit të arbëreshëve drejt Kalabrisë dhe Sicilisë do të shtoheshin pas vdekjes së Skënderbeut më 1468.

Më 1534 pas rënies së tokave të fundit të Venedikut në More në Peloponezin e sotëm të Greqisë, gjeneral Andrea Doriaj e zhvendos një pjesë të mirë të popullsisë arbërore nga Morea drejt Italisë. Edhe në vitin 1647 kemi zhvendosje të popullsisë arbëreshe drejt Italisë. Po ashtu më 1744 një pjesë e popullatës arbërore , një numër i madh prej tyre nga Piqerasi,  rrethi i  Sarandës,  shkojnë në drejtim të Italisë, në Brindisi de Montagna (Montanja)
Sa për sqarim mund të themi se profesor Gjovalini shkruan te libri “Dialektet e shqipes” ribotim më 2016 në Tiranë, se arbëreshët në Greqi “ pjesa më e madhe  e tyre duhet të jenë vendosur nga shekulli XI deri në shekullin XV.”
Një pjesë prej këtyre arbëreshëve nga Morea më vonë janë vendosur në Itali. Prandaj kënga “ Moj e bukura More “ është një këngë malli dhe dhembje shpirtërore që nënkupton mëmëdheun – Arbërinë.

Të flasim për arbëreshët a të shkruajmë për ta, të vëmë në pah atë shpirt dhe atë krenari arbërore, atë dashuri që ata kanë për rrënjët e tyre,
Roza Karabone                                                                            Saverina Bavaso

 

3. Takime me vëllezërit arbëreshë, biseda dhe manifestime atdhetare në Krujë, Lezhë e në Shkodër

(” O zë  i ngrohtë i vendit tim,  o dritë  e syve të mi”- Drama ”Gjaku i arbërit”)

Në Krujën heroike, atë  ditë të 22 prillit, të organizuar kishin dalë krutanët, grupet folklorike, nxënësit e shkollave dhe qytetarët e moshave të ndryshme me të cilët u bashkuam natyrshëm. Aty kishte grupe folklorike nga jugu e veriu, nga treva të ndryshme të atdheut, si nga Kosova e nga viset shqiptare nën Maqedoninë e Malin e Zi, por ajo që qe më e veçanta dhe më gëzuara, që përmblidhte kuptimin e manifestimit, kuptimin e një hareje të madhe, qe ardhja e stërnipërve  dhe stërmbesave e Heroit Tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, arbëreshët tanë, vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku, të një gjuhe, ata që nuk thyen, nuk u tretën, por qëndruan ballëlartë, duke pasur të shenjtë krenarinë e përbashkësisë sonë arbërore, të cilën e ruajnë të ngrohtë në shpirtin e zemrat e tyre. Pjesa më madhe e tyre vinin për herë të parë. Në sytë, në fytyrat e tyre të çelura, në shkëlqimin e vështrimeve të tyre, në fjalët dhe në tërësinë e qenieve të tyre lexohej qartë dashuria vëllazërore, dashuria për tokën e të parëve. Nuk  ishte vështirë për të kuptuar vullkanin e emocioneve të fuqishme, të të gjithëve, që në minutat e para kur po i shtrëngonim duart. Vetë veshjet kombëtare, vetë çiltërsia në fytyra fliste shumë.

Ka raste kur fjala nuk e ka forcën shprehëse, kur ndjeshmëria njerëzore është e një shkalle të lartë, kur njeriu lidhet pazgjidhshmërisht me damarët e atdheut, me tokën stërgjyshore (të tatë-mëdhenjve pjeq), siç janë të lidhur të gjithë atdhedashësit, të gjithë liridashësit, të gjithë ata që kanë dhembje për çdo gurë, për çdo mal a fushë, për çdo pëllëmbë të atdheut, siç patën dhembje arbëreshët në kohën e Skënderbeut dhe brezat e më pasmë, deri tek arbëreshët e tanishëm, të cilët e pohonin se kanë ardhur në tokën e të parëve, që duan me zjarrin e zemrave të tyre, e që po e prekin për herë. Por, shumë prej tyre nuk kishin folur në publik,  megjithëkëtë vetë qenia e tyre fliste, meqë njeriu edhe pa folur shfaq aq shumë dashuri njerëzore e atdhetare sa mund të lexohet qartë kjo ndjeshmëri, kjo dashuri. Njerëzit me dinjitet kanë përkushtim dhe prirje të natyrshme të mbijetojnë në shekuj. E arbëreshët e kanë këtë dinjitet e kanë këtë forcë shpirtërore, që shfaqet në organizimet e tyre, në veprimet e tyre, duke ruajtur të shenjtë gjakun e kulluar e traditat e etërve arbëreshë.

Atë ditë të bukur me diell që prej Prishtinës, në orët e hershme të mëngjesit të 22 prillit po e përjetoja një gëzim të madh shpirtëror. Me aktorin e mirënjohur, e atdhedashësin e devotshëm Xhevat Limani një natë më parë u takuam te teatri: “Dodona”. Pas një bisede të këndshme me të, meqë gjithnjë është kënaqësi e veçantë takimi me të, e lamë të takoheshim herët për t`u nisur pastaj së bashku për në Krujë.  Kishte ardhur nga Amerika për të shkuar në Krujë, në Lezhë, në Shkodër, për të interpretuar për Skënderbeun, për t`u takuar me motrat e vëllezërit arbëreshë, krutanë, lezhjanë, shkodranë, prishtinas, gjirokastritë, vlonjatë, preshevarë jugorë e veriorë.

Xhevati më kishte thënë para një muaji,  se nga Kalabria  do të vinin vëllezërit arbëreshë në Krujë, prandaj isha shumë i gëzuar, që do t`i takoja.

Xhevati përveç zërit të fuqishëm burrëror e harmonisë gjuhësore e artistike, shqiptimit të drejtë fjalëve në gjuhën letrare, aftësisë të përkryer të interpretimit teatror, artistik, ka edhe një pasuri të madhe diturore, ka një rrjedhshmëri logjike të të folurit në çdo rast dhe ka një përkushtim atdhetar në punën, fjalën e veprën tij artistike e shoqërore. Ai nuk të lë të mërzitesh, sepse është i gatshëm kurdoherë për ta thënë fjalën e pasur e me vlera shumanshme.

Frëngova e Strugës e këtij qyteti shqiptar dhe familja e tij e dashur e kishin ushqyer shpirtërisht me dashurinë për atdheun e përbashkët: Shqipërinë e dashur, Arbërinë e lashtë. Ai është veç të tjerave është edhe themelues i teatrit shqiptar në Amerikë.

Pranë përmendores së Skënderbeut ishin rreshtuar nxënësit e shkollave krutane, grupet folklorike dhe pjesëtarë të shumtë të trevave shqiptare dhe në ballë të tyre ishte aktori i madh Xhevat Limani, aty pranë ishte edhe aktori Pajazit Murtishi edhe ai kishte ardhur nga Amerika. Pajaziti e ka interpretuar në mënyrë të shkëlqyer monodramën: “Unë jam Adem Jashari” të shkruar me një përkushtim e dashuri të madhe atdhetare nga shkrimtari Lebit Murtishi.

Xhevat Limani ishte veshur me rroba të imituara porsi të Skënderbeut, në kokë e kishte vënë përkrenaren e në brez e mbante shpatën.  Ai duke qenë një aktor i përkushtuar e profesionist i shkëlqyer, kishte ditur të përzgjidhte veshjen, por edhe të merrte pozicione të interpretimit artistik. Prandaj të gjithëve ju bënte përshtypje dhe pothuajse të gjithë donin të bënin fotografi me të. Papritmas afër nesh erdhi një gjirokastrit dhe filloi të thërriste: “Rroftë Arbëria”, “Rroftë Skënderbeu”, Ai filloi të këndonte një këngë të gjatë për Skënderbeun, një këngë labe.

Duke dëgjuar këngën për Skënderbeun që po e këndonte gjirokastriti Filp Bogaj, u dëgjua një zë.

– Po vijnë arbëreshët.

U radhitën pritësit, ata që do të uronin mirë se ardhjen arbëreshëve, në krye, në fillim Xhevat Limani, më pas ne të tjerët. U bë një rend i gjatë. Ishte një gëzim i madh edhe dita me diell e rreze të shkëlqyera ia shtonte bukurinë asaj dite.

Po vinin arbëreshët një nga një, në krye të tyre printe një arbëresh me një shtat të gjatë e me një vështrim shqiponje, krenar e me një shkëlqim mallëngjimi në fytyrë, me një dashuri të madhe për rrënjët e tij, për zanafillën e tij, si shqiponja kur kthehet në çerdhen e saj, ishte një stërnip nga dera e Kastriotit nga Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe ai quhet Loris Kastrioti (Loris Castriota Skanderbegh), pranë tij vinte Fancesko Romeo, arbëresh nga katundi Ungra (Lungro) me një përkrenare në kokë, imitim i përkrenares së Skënderbut, i veshur si një princ Kastriot, më pas motra e vëllezër të tjerë arbëreshë, në mesin e tyre Anna Stratigo, këngëtare e mirënjohur, pasardhëse e poetit të shquar arbëresh Vinçenc Stratigo nga (ose ka) Ungra, siç thonë arbëreshët, e po ashtu edhe Roza Karabone (Roza Carabone) si kryetare a udhëheqëse e shoqatës “Arbëria” ( Pro Loco Arbëria) së bashku me sekretaren e kësaj shoqate Saverina Bavasso, e cila edhe zotëron për bukuri të shprehurit në gjuhën letrare a standarde shqipe. Gati të tërë i shin veshur me kostume kombëtare dhe disa me kostume artistike, disa të tjerë me kostume otomane, si veshje, kuptohet, dramatike, sepse siç do të shohim më pas do të kemi pjesë artistike, se si u mundën ushtarët otomanë. Djem e vajza të reja arbëreshe si zogj shqiponjash, krahëlehtë, të shkathët, valltarë e këngëtar të shkëlqyer, që përhapnin me të tërë arbëreshët të tjerë rrezatim, krenari, dashuri, hare të madhe.

Takimet me ta ishin njëkohësisht gëzim i pa-përshkruar, por  herë – herë sikur vinin edhe dallgë gjëmimesh shekullore, dallgë dhimbjesh,  sepse ata ishin shkëputur nga dheu i etërve të lashtë, megjithëkëtë, forca e gjallërisë kishte ngadhënjyer dhe ja aty u bënë takime të përmallshme dhe një shfaqje shpirtërore e vazhdimësisë e trashëgimisë së përbashkët vëllazërore arbëreshe e shqiptare.

Në një moment Xhevat Limani e hoqi nga koka e tij përkrenaren dhe ia vuri në kokë Loris Kastriotit. Ai në një intervistë tha kështu:

Këto manifestime janë shumë të bukura, sepse bashkohen dy grupe të largëta, por që lidhen nga gjaku. Nevojitet ta forcojmë këtë vëllazëri që e gjejmë mes nesh. Ka pasur nisma edhe më parë për t`u takuar nga komunat tona atje me këto këtej, por tani duhet të jenë lidhjet tona më të fuqishme, manifestimet duhet të jenë të përbashkëta që të përfshijnë më shumë qytete e vende dhe të bëhen këto festime të përvitshme. Shpresojmë të na bashkëngjitet edhe qeveria shqiptare. Ne duam të themi, se janë të rëndësishme festat si kjo e valleve, sepse kujton fitoren e fundit të Skënderbeut. Skënderbeu është i rëndësishëm jo vetëm për ne por edhe për tërë Evropën, meqë e mbrojti edhe atë.

Shkrepnin aparatet e bëheshin fotografi të shumta e të ndryshme, më vonë Xhevati  dhe Françesko me përkrenare në kokë, ishin në ballë, kur edhe filloi kënga e burrave krutanë, të cilët këndonin jo vetëm me zë por edhe me zemër për Kryetrimin e Heroin Skënderbe, më vonë me ta u bashkuan këngëtarë nga Ulqini e Struga,këndoi edhe Pajazit Murtishi. Kështu jua uruam mirëseardhjen vëllezërve arbëreshë. Pasi u brohorit disa herë: “Rroftë Skënderbeu” u nisëm ngadalë e ngadalë në drejtim të tregut karakteristik e tradicional të Krujës për të shkuar në kështjellën e Krujës, në kështjellën e Skënderbeut.

Të përkujtojmë, se në prill të vitit 1467 Skënderbeu filloi luftën kundër  Ballaban Pashës, në të cilën u shqua heroizmi madhështor e shpirti çlirimtar i ushtrisë arbërore, kundër ushtrisë osmane (turke) që e mbante të rrethuar Krujën. Ushtria otomane u shpartallua dhe komandanti Ballaban Pasha u vra në këtë luftë. Lufta arbërore me Skënderbeun në krye u kurorëzua me fitore të madhe. Kruja tanimë ishte e lirë. Për nder të kësaj fitoreje arbërore dhe për nder të luftëtarëve trima e çlirimtarë, gratë e vajzat arbërore bënë manifestime. Emblemat e këtyre manifestimeve janë vallet. Këto organizime dhe përkujtime bëhen pas festës së pashkëve, tri ditë radhazi dhe bëhen rregullisht e për çdo vit në ngulimet arbëreshe në Itali. Sivjet ato u bënë në Krujë, në Lezhë, në Shkodër, në Shëngjin dhe Durrës. Arbëreshët në ngulimet e tyre, ose siç thoshin ata, në Arbëri, atje ku jetojnë në Kalabri e Sicili, shpreheshin me emocione të shumta, duke thënë se kanë gëzim të madh, kanë hare të madhe, që erdhën në tokën e të parëve, në vendin e zanafillës së tyre, e takohen me vëllezërit e motrat e një gjaku e një gjuhe e të zemrës së përbashkët arbërore me dëshirën e bashkimit dhe të të shprehurit me një zë.

Duke ecur drejtim të kështjellës së Krujës takova këngëtaren e mirënjohur e me një përvojë të gjatë Anna Stratigo, së bashku me dy arbëreshë të rinj. Ajo më thotë se kishte qenë në Prishtinë dhe se kishte kënduar kur ishte Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më pas më thotë se në Shqipëri kishin ardhur të organizuar edhe nga shoqata:  “ Arbëria”. Meqë unë isha i interesuar të intervistoja arbëreshët, Ana më thotë se aty ishte edhe presidentja apo drejtuesja e shoqatës:

“Arbëria” dhe ajo quhet Rosa Carabone (Roza Karabone).  Krutanët po i shikonin me një kureshtje e me dashuri, veshjet e bukura kombëtare të arbëreshëve, natyrisht ju linin përshtypje të mëdha, kishte nga ata që edhe ju flisnin.  Arbëreshët dukeshin të emocionuar. Në një kalë kishte hipur Xhevat Limani, ai po shfaqte pjesë artistike, një arbëresh i veshur si ushtar turk iu afrua dhe Skënderbeu(kuptohet aktori) e goditi me shpat në kokë dhe ushtari turk u shtri në shesh. Kështu vazhdoi udha për në kështjellë. Në një atmosferë të gëzuar vazhdoi programi artistik me muzikë dhe pjesë artistike të veçanta dhe të bukura. Krutanët e kishin ndezur atmosferën me këngë të bukura të përsosura artistikisht. Aty filluan të hidheshin valle, u krijua një atmosferë e hareshme, dorë më dorë të lidhur bashkë arbëreshët dhe vëllezërit e tyre nga treva të ndryshme shqiptare hidhnin valle. Në ndërkohë derisa disa hidhnin valle, disa të tjerë filluan të bënin disa skeçe dramatike, një pjesë qenë të veshur si ushtarë turq e pjesa tjetër si ushtarë të Skënderbeut. Filloi një dy lutim, që simbolizonte fitoren e arbërorëve mbi ushtarët otomanë. Ishte shumë bukur, manifestime të gjalla me plot shije artistike e me një përmbajtje atdhetare që simbolizonte fitore e bashkim.

Kjo natyrisht na la një përshtypje të paharruar dhe shumë vështirë ta paraqesim tërësinë e dhe ndërthurjen e veprimtarive dhe emocioneve. Për një pjesë të shqiptarëve ishte hera parë që i shikonin arbëreshët, ashtu rrugëve, shesheve e vendeve historike duke festuar. Ndërsa arbëreshët festojnë rregullisht dhe gjithnjë me një përkushtim e dashuri të veçantë, duke pasur një çiltërsi dhe një harmoni veprimesh e ndjenjash atdhetare, një mallëngjim që jua ka mbajtur të pashuar zjarrin e përkushtimit arbëror dhe identifikimit me Shqipërinë me Arbërinë e të parëve tanë të përbashkët. Manifestime të tilla flasin qartë, se kur njeriu do të jetësojë pasurinë shpirtërore dhe qëndrueshmërinë e admirueshme ia arrin qëllimit.  Më pas u kënduan këngë nga arbëreshët dhe të tjerët , pastaj fjalën e mori Xhevat Limani dhe të gjithëve na ftoi të futeshim në muze për ta parë edhe muzeun, por edhe për ta vazhduar më tej programin artistik.

Po ngjiteshim shkallëve për në muze, u bë një polifoni zërash e një pamje e bukur e grupeve të ndryshme me veshje kombëtare e ngjyra të bukura. Në hyrje shkrepeshin aparatet, bëheshin filmime, fotografi. Në ballë sfondi i Skënderbeut, një pikturë e madhe që shfaqej, e cila simbolizon madhështinë e Motit të Madh të Heroit Kombëtar me trimat e tij. Një grup polifonik po këndonin këngë atdhedashurie, më pas kënduan arbëreshët, gra, burra, vajza e djem sy shqiponjash, që këndonin edhe këngë të vjetra, por edhe këngë më të reja,disa të krijuara në Shqipëri, të gjitha të kënduara e me ndjenja të theksuara dashurie e malli për tokën e të parëve. Këngë e brohoritje të fuqishme:”Rroftë  Skënderbeu!”

Muzeu në Krujë ka një pamje madhështore që ka vlera të shumta arkitektonike, historike, artistike, shkencore, shoqërore e ajo që i përmbledh të gjitha është vlera atdhetare me një shkëlqim bukurie të gjithanshme.

Pikturat e betejave dhe luftimeve janë madhështore, që kanë vlera të mëdha artistike e me larmi ngjyrash,të kundruara me realizmin e motit historik të Skënderbeut, që shfaqin shumë ndjenjë, shumë krenari, shumë heroizëm, të punuara me një mjeshtëri të rrallë, me përkushtim e që i flasin mirëfilli çdo kohe. Hartat janë po ashtu madhështore që shfaqin Arbërinë e lashtë, tokën për të cilën u bënë luftime të përgjakshme për t`u mbrojtur jo vetëm atëherë, por edhe më vonë e deri në ditët tona.

Më pas skulpturat e Skënderbeut e trimave dhe bashkëluftëtarëve arbëreshë realizuara prej skulptorëve të nderuar shqiptarë.

Kudo shkreptinin aparatet, bëheshin fotografi, një pamje që mrekullonte, një festë që lë mbresa të pashlyera në memorie. Arbëreshët shinin me interesim të madh, të emocionuar shumë, bënin foto pranë pikturave e skulpturave të Skënderbeut, shpreheshin, këndonin e ngazëlleheshin, dukej sikur përmallimin që i kishte sfilitur e gërryer me shekuj etërit e tyre, donin ta shuanin stërnipërit dhe stërmbesat e tyre.

Ata thoshin se ishin shumë të emocionuar, por kjo edhe dukej qartë në të gjithë pamjen e tyre, në sytë, në të folur, në vështrimet e përmallshme, në këngët e tyre, në sjelljet e tyre përgjithshme.

Aktori Xhevat Limani interpretoi një pjesë të poemës “Skënderbeu”, një realizim i shkëlqyer artistik, një interpretim shpirtëror, atij i fliste zemra, ndërgjegjja atdhetare për bashkim, i mëshonte zërit të bashkimit shqiptar e arbëresh me fuqinë e shpirtit.

Më pas recitoi edhe Pajazit Murtishi, pjesë të poemës “Bagëti e bujqësia” të Naimit tonë të madh, i cili së bashku me vëllain e tij Sami Frashërin i thoshin Jeronim de Radës, vëlla, ashtu siç ua kthente edhe ai në komunikimet që kishin me njëri – tjetrin.

  Po zbrisnim ngadalë drejt tregut, shquheshin grupe njerëzish që ndalonin tek shitësit që kishin gjëra të ndryshme tradicionale, flamuj, orendi, skulptura të bukura, qeleshe, plisa e veshje kombëtare, punime nga druri e guri e të tjera. Në një lokal të madh afër tregut jepej një darkë, aty filloi një pjesë tjetër e shfaqjeve artistike, këndonin arbëreshët, këndonin edhe vëllezërit e motrat e tyre shqiptare. U krijua një atmosferë e këndshme dhe gëzimi.

Vizita në Lezhë te Varri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Të nesërmen pra vajtëm në Lezhë dhe aty do të shikonim, se sa madhështore e se sa e rëndësishme ishte vizita që i bëmë qytetit të Lezhës e në veçanti varrit të Skënderbeut. Aty flitej me një çiltërsi të madhe për takimin dhe përkujtimet e festimet për fitoren e madhe të kohës së Skënderbeut.

Arbëreshët erdhën në Lezhë, po zbrisnin nga autobusi, i pritëm në hyrje, te sfondi i muzeut, aty ku paraqitet simboli i bashkimit të princave arbëror. Bëmë edhe disa fotografi dhe vazhduam në drejtim muzeut, aty filloi kënga dhe manifestimet të tjera. Ndër të tjera foli kryetari, Neo Andreano të Kazalvekios (Casallvechio) krahina e Foxhias, i cili ndër të tjera tha, po citoj siç ai tha arbërisht:

U jam kryetari i Kazalvekios. Ne jemi shumë të ndendur ( d.m. th. të kënaqur, që na u plotësua dëshira), se sot dallandishat (dallëndyshet), që shkovën matanë detit erdhen te atdheu jonë, janë dallandishat që vjen të gjejnë vllezrat e jonë. Kur të tjerët bëjnë mur ne duam të bëjmë urë.

Ndërsa Saverina Bavasso e cila siç theksuam më parë e zotëron për mrekulli gjuhën letrare shqipe tha:

Mirë se  ju gjetëm të gjithëve. Ne jemi nga Ungra ose Lungro në Kalbri. Jemi këtu me delegacion, që edhe ne të sjellim emrin e Skënderbeut midis juve, sepse edhe ne në Ungër festojmë, për nder të Skënderbeut. Nuk e di nëse e keni parë, se edhe në Ungër ne bëjmë një festë për nder të Skënderbeut. Ne kështu, këtu u kënaqëm, që erdhëm të festojmë së bashku juve, sepse mendojmë se shqiptarët në Shqipëri e kudo, por edhe jashtë atdheut gjithmonë janë një, një gjuhë, një kulturë dhe një zemër. (Ajo natyrshëm edhe arbëreshët i quajti shqiptarë.)

Xhevat Limani ndër të tjera tha:

 Nëse më lejoni do t`ju them dy-tre fjalë, në emër të qytetit tim Strugës, atje ku dymijë e tre a katërqind vjet më parë, lindi Iliri dhe Harmonia, dhe fluturuan bijtë e lirë të shqiponjës që Shqipëria të jetë kryezonjë… I kam vënë vetës një detyrë shenjtë, që të përhap ngado që do të shkoj, idenë e madhe të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për një gjuhë, një flamur e një komb, porosi kjo që duhet ta çojmë në vend, që Shqipëria të mos shembet kurrë. Kjo natyrisht është edhe porosi gjyshërve dhe etërve tanë.

Ndërsa një arbëresh tjetër u shpreh:

Ne erdhëm këtu në mesin tuaj, në mes të vëllezërve tanë, si në shtëpinë tonë, se edhe ne e duam këtë vend, meqë e ndjejmë se është edhe vendi ynë.

Më pas e vizituam varrin e Skënderbeut. Edhe aty u mbajtën fjalime, bëheshin fotografi dhe këndohej.

Kryetari Neo Andreano foli përsëri:

Shumë i madh është flamuri ynë, shumë madhe është zemra jonë. Sot që jemi me ju, ne duam të bëjmë një urë të madhe, që ne të vijmë tek ju e ju të vini tek ne. Ne kemi një gjuhë një gjak e një zemër.

Në të vërtetë shumë shqiptarë e dinë italishten, por është shumë mirë ta ruajmë gjuhen shqipe. Për këtë duhet të punojnë institucionet, qeveria shqiptare.

Ne e shohim historinë këtu tek ju. Duhet të mësojmë nga njëri- tjetri.

Është e rëndësishme të jemi të bashkuar. Si ka thënë Skënderbeu: “Bashkimi bën fuqinë” Kështu duhet të jemi bashkë që të na njoh Evropa. Arbëreshët duhet të njihen nga UNESKO.

Ndërsa një arbëresh tjetër tha:

Unë jam arbëresh nga Pulia, vij për herë të parë në Shqipëri, jam shumë i emocionuar. Kam emocione të mëdha, sepse për herë të parë kam prekur tokën e zanafillës sonë, jam njëkohësisht shumë i gëzuar që jemi bashkë këtu me vëllezërit shqiptarë.

Saverina Bavaso tha:

Unë do të flas si përfaqësuese e Ungrës në Kalabri. E vetmja gjë, më e mira, që mund të bëjmë në Shqipërie, në Arbëri  është të lidhemi bashkë shqiptarë e arbëreshë, të kemi një zë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t`u mbrojtur, për të mbrojtur kombin e vendin, se ne jemi të njëjtë e duhet të bashkohemi.

Faleminderit që na keni pritur dhe shpresojmë të vijmë prapë, se këto janë të paharruara.

Një arbëresh tjetër u shpreh:

Na jemi një grup muzikant ka Italia. Jemi arbëresh, shqiptari i shprishtë ka Italia. E kemi shumë hare se erdhëm këtu e ju gjetëm ke shpija e juaj dhe kemi hare nëse vini edhe ju të na gjeni neve. Rrini mirë të gjithë! (që do të thotë mbetshi mirë, mirë-mbetshi)


  1.  
  2. Vizita në Lezhë te Varri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
    Isuf Ismaili dhe Loris Kastrioti, në Shkodër

     

    1. Biseda vëllazërore, intervista e rrëfime të ndryshme

     Tek i dëgjoja arbëreshët duke folur isha futur në botën e emocioneve dhe të një krenarie, që të lidhë të gjithë qenien me fijet e pashkëputura të dëshirave të mëdha për Shqipërinë a Arbërinë, siç thonë arbëreshët, për ribashkimin e atdheut dhe të gjithë shqiptarëve e arbëreshëve. Pas përkujtimeve dhe nderimeve te varri i Skënderbeut Ana Stratigo më tha se do të më njihte me presidenten e shoqatës “Arbëria” të Lungros. Nga grupi i vajzave dhe grave që shkëlqenin me rrobat e bukura popullore arbëreshe u shkëputën dy veta, që rrezatonin krenarisht përkatësinë arbëreshe , ballëlarta e të hareshme edhe për arsyen që kishin ardhur në tokën e të parëve, në mes të vëllezërve e motrave shqiptare, për të shfaqur  bashkërisht me të tjerët atë shpirtin e qëndresës heroike të arbëreshëve, të cilët edhe pse të shkëputur nga trungu i Arbërisë së lashtë e kishin  krijuar një Arbëri shpirtërore në ngulimet e tyre në Itali, në Kalabri e Sicili. Dhe aq  shumë ishin  të këndshme shprehjet e tyre: “Na jemi nga Arbëria” dhe “Punojmë për Arbërinë” sa që preknin çdo fije të shpirtit atdhedashës dhe njëkohësisht të ngjallnin emocione të fuqishme e po aq natyrshëm shfaqej edhe një respekt e dashuri vëllazërore.

    “Gjaku ngë bunet ujë”, – thotë një shprehje arbëreshe, që do të thotë: “Gjaku nuk bëhet ujë”, shprehje edhe tek shqiptarët, gjaku nuk humbet, gjaku arbëror na jep shpirt e dritë, na ndriçon mendjen e na forcon afërsinë. Kështu natyrshëm filluan edhe intervistat, filluan pyetjet e mia që ua bëra arbëreshëve

    Pranë meje qenë Roza Karabone (Roza Carabone) dhe Saverina Bavaso (Saverina Bavasso)  së bashku me një vëlla tjetër arbëresh Françesko Romeo. Pranë meje rrinte edhe nipi im Erblini.

    Roza e flet arbërishten rrjedhshëm e bukur, por Saveriana e flet edhe shqipen e sotme standarde shumë bukur, meqë edhe e ka studiuar gjuhën shqipe në Kozencë, te profesori arbëresh  Françesko Altimari. Ajo na u gjet e gatshme për të na lehtësuar bashkëbisedimin. Ne natyrshëm e kuptonim edhe të shprehurit në arbërisht edhe pse ndonjë fjalë nuk e kuptonim, prandaj Saverina na lehtësoi edhe komunikimin me arbëreshët të tjerë, por edhe vetë ajo u përgjigj në disa pyetje.

    Është nder dhe gëzim i madh të flasim së bashku, – i thashë Rozës, – me vëllezërit e motrat tona arbëreshe, sepse ju keni ruajtur me një dashuri e përkushtim të madh atë gjakun e pastër arbëresh, ç`mund të na thoni diçka më shumë?

    Po është e vërtetë, se ne atje në katundet arbëreshe kemi bërë përpjekje të mëdha me të gjitha mundësitë tona shpirtërore, materiale e shoqërore të ruajmë gjuhën tonë arbëreshe, kulturën, vallet, këngët, veshjet e traditat e mrekullueshme të të parëve tanë dhe ia kemi arritur të jemi kështu origjinal e të vijmë edhe këtu në mesin tuaj në vendin e etërve tanë të dikurshëm dhe kemi shumë gëzim, sepse kjo na ka munguar shumë.

    Ju nga cili katund vini?

    Ne jemi nga Ungra (Lungro it.) në Kalbri.

    Ju  a jeni të organizuar në ndonjë shoqatë, në ndonjë organizatë?

    Ne jemi të organizuar, dhe këtu kemi ardhur pasi kemi bërë një veprimtari organizative për të festuar e për t`u gjendur në mesin tuaj, në mesin e vëllezërve dhe motrave shqiptare.

    Shoqata e juaj si quhet?

    Shoqata jonë quhet: Pro Loco “Arbëria”. Ajo është themeluar në vitin 1995 dhe është rinovuar në vitin 2015. Pjesëtarët e shoqatës mua më kanë zgjedhur drejtuese a presidente e e kësaj shoqate.

    Sa anëtarë ka shoqata “Arbëria” në Ungra ?

    Ne bëhemi rreth 100 pjesëtarë të kësaj shoqate.

    Për arsye të manifestimeve, por edhe sepse Roza dhe Saverina do të këndonin, bashkëbisedimin e  vazhduam në Shkodër. Qyteti i  i Shkodrës të lë mbresa të mëdha, janë bërë ndryshime të mëdha, qendra dhe pamja e qytetit, gjelbërimi dhe bukuria e kështjellës e maleve e lumenjve e liqenit të rrëmbejnë me bukuritë e pashoqe. Në qendër të qytetit kishin dalë  shkodranët dhe shqiptarë të tjerë nga trevat shqiptare nën Malin e Zi, shqiptarë nga Presheva, Bujanoci nga Medvegja, nga Kosova e trevat të tjera shqiptare.

    Këndonin e vallëzonin të gjithë së bashku. Dëgjoheshin brohoritje: “Rroftë Skënderbeu”, “Rroftë Arbëria”, “Rroftë Shqipëria”, “Shqipëri e bashkuar” dhe pa humbur kohë brohorisnim “Roftë, rroftë, rroftë”. Ashtu nëpërmes qytetit marshuam deri te kështjella: “Rozafa” Kështjella është madhështore në një gjendje të mirë dhe atje u bë ndezja e zjarreve. Më pas në këmbë arritëm deri te restoranti “Tradita gegë dhe toskë” Rr.”Edit Durham” nr. 4 Shkodër, aty ku ishte edhe shtëpia e poetit atdhetar Filip Shiroka. Aty u dha një darkë për nder të vëllezërve arbëreshë dhe natyrisht u dhanë edhe pjesë artistike muzikore dhe recitale. Natyrisht u bënë biseda dhe intervista të shumta, të cilat fatkeqësitë të tëra nuk arrita t`i regjistroja. Pas darkës i shoqëruar nga nipi im Erblini, i pamë Rozën dhe Saverinën, me të cilat i vazhduam bashkëbisedimet të cilat të plota po jua sjell tani.

    Të vazhdojmë bashkëbisedimin? – ju thashë dhe ato u treguan të gatshme të na përgjigjeshin.

    Shoqata e juaj organizon festime dhe përkujtime me karakter atdhetar e shoqëror, ç`mund të na flisni më shumë?

    Ne natyrisht jemi shumë të lidhur shpirtërisht me kulturën arbërore, prandaj bëjmë edhe manifestime të shumta. Bëjmë përpjekje të mëdha të jemi  vetvetja, prandaj ne duam të jemi vetëm pamja jonë, të ruajmë dhe të vazhdojmë ashtu si brezat kaluar arbëreshë kulturën tonë të pastër. Damarët e gjakut tonë janë të lidhur pazgjidhshmërisht me gjuhën arbëreshe, me datat historike arbëreshe me përkujtime dhe ne të gjitha këto i bëjmë me një dashuri të madhe edhe për Arbërinë edhe për Heroin Tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, por edhe me ju këtej, sepse edhe ju jeni gjaku ynë. Prandaj festat e përkujtimet tona lidhen me shpirtin e arbrit, që rron e nuk shuhet. Ne mblidhemi disa herë gjatë vitit për të festuar. Manifestime bëhen në shkurt e në gusht. Protagonisti i këtyre manifestimeve është Skënderbeu. Këngët arbëreshe janë të vjetra, por të ruajtura me pastërtinë e shpirtrave tanë, prandaj edhe i këndojmë me pasion e dashuri të madhe. Ne krahas këngëve arbëreshe i këndojmë edhe disa këngë shqiptare, po me aq pasion dhe natyrisht me këtë duam të dëshmojmë lidhjet e fuqishme vëllazërore me  ju shqiptarët.

    Ju a keni shkolla ku fëmijët arbëreshë mund të mësojnë në arbërisht?

    Fatkeqësisht ne nuk kemi shkolla, ku mund të mësohet në arbërishten tonë.

    Në pyetjen që ia bëra Rozës, se si është organizuar shoqata e tyre, unë do të bëj përpjekje sa më me vërtetësi të shkruaj fjalët e saj në arbërisht.

    Prolocu inë ka di vjet. Jemi njëqind vetë që shurbemi te katundi. Na jemi drejtues shtatë vetë. U jam presidentja, Saverina sekretarja. Anembanë vitit bëmi manifestime, kemi prezantime historike për Skënderbeun, bëmi të ngrënit arbëresh në gusht. Këndojmë kalimeret për pashkë, bëjmi edhe kreshmit (Krishtlindjet) dhe merret një pemë e digjet në zjarr. Bëjmi javën e madhe të shenjtë, mblidhemi gjithë katundi.

    Meqë Saverina e zotëron gjuhën standarde shqipe për mrekulli, nuk patëm vështirësi fare të komunikonim me arbëreshët edhe pse siç shihet edhe më sipër ne kuptohemi, por Saverina natyrisht na ndihmoi shumë, prandaj duke qenë, se shprehet natyrshëm dhe është e pajisur me njohuri të shumta ia drejtova disa pyetje

    Ju jeni stërnipërit dhe stërmbesat e arbëreshëve të vjetër ashtu si edhe ne këtu dhe ne jemi shumë të gëzuar, që ju kemi në mesin tonë, njëkohësisht neve na lini përshtypje të jashtëzakonshme, duke ju parë me këto veshje kombëtare të mrekullueshme, duke ju dëgjuar tek e flisni gjuhën vjetër arbërore, ju lutem si keni arritur të keni një vazhdimësi arbëreshe deri në ditët e kohës sonë?

    Edhe ne kemi një gëzim të madh që erdhëm në Shqipëri. Unë besoj se kemi pasur dy a tre veçori, të cilat na dhanë mundësi të vazhdojmë të flasim arbërisht dhe të kemi traditat tona. Njëra  veçanti është pozicioni ku jemi vendosur, territori që është nëpër male. Një veçanti tjetër është se katundet arbëreshe janë afër njëri me tjetrin dhe gjithashtu larg katundeve italiane. Kjo na ndihmoi t`i ruajmë traditat tona , të flasim gjuhën tonë dhe të ruajmë kulturën tonë. Pastaj priftërinjtë edhe sot e kësaj dite flasin arbërisht dhe mbajnë meshën në gjuhën tonë, sipas riteve ortodokse.

    Ju keni ardhur për herë të parë në Shqipëri, si ndjeheni në mes vëllezërve e motrave tuaja këtu në Shqipëri?

    Domosdo, patjetër ne ngjajmë edhe mënyra e të priturit edhe të folurit me përzemërsi edhe kuptimi gjuhësor edhe respekti edhe mënyra si çelemi, themi ne andej, tregojnë për identitetin tonë të përbashkët  dhe patjetër jemi vëllezër e motra me shqiptarët.

    Gjergj Kastrioti- Skënderbeu si për juve edhe për neve është Krye-heroi ynë  kombëtar dhe kështjella e tij në Krujë ka qenë madhështore, si u ndjetë kur e vizituat muzeun , kështjellën e tij në Krujë dhe varrin e tij në Lezhë?

    Po janë emocione të forta dhe kemi shumë gëzim, që na u dha rasti për t`i parë këto vende historike, të shenjta, janë vende që na mungojnë, janë histori që i kemi ruajtur, por që këtu tani në vendin e të parëve, u takuam dhe po sjellim në vëmendje e po festojmë së bashku, sigurisht kjo është shumë e rëndësishme, shumë e madhe. Këto janë shenja shumë të mira, janë shenja historike, janë gjurmët e porositë e Skënderbeut.

    Roza më tha pak më përpara, se ju nuk keni shkolla,  ku mund të mësohet në arbërisht, në mungesë të këtyre shkollave ju sigurisht gjuhën e mëmës- arbërishten e flisni në shtëpi e në vende të tjera.

    Po sigurisht po, ne arbërisht flasim brez pas brezi, flasim pra edhe sot në familjet tona, në shtëpitë tona, kështu nga etërit tanë  e deri te fëmijët kemi një vazhdimësi të pasur gjuhësore e kulturore arbëreshe.

    A keni organizata apo institucione për kulturën dhe gjuhen arbëreshe?

    Po, po kemi. Shoqatat dhe organizatat tona janë aktive për t’i ruajtur vlerat tona arbëreshe. Shoqata jonë “Pro loko “Rroftë Arbëria” do të dijë t`i ruajë vlerat tona, do t`i mbajë vlerat kulturore dhe historike tona. Edhe në katunde tjera ka shoqata të tilla. Shoqatat natyrisht kanë rol te rëndësishëm në jetën tonë, sepse përmes tyre nxitet që të ruhet edhe më tej kultura dhe gjuha jonë.

    Si jeni të organizuar dhe a organizoheni bashkë në katunde të tjera?

    Atë që ne e bëjmë nga ana administruese, bashkitë ose komunat bashkohen me projekte në festa dhe vetvetiu bashkohen arbëreshët për të kënduar, vallëzuar dhe festuar. Kështu ne kemi një pasuri të madhe folklorike dhe ne mblidhemi për të ruajtur kulturën dhe gjuhën dhe kështu veprojmë për Arbërinë.

    Kur ju i bëni festat në çfarë kohe?

    Varet nga katundi në katund. Për shembull ne në Ungër i bëjmë festat në shkurt dhe në verë, në fshatrat tjera për një maj, në disa të tjera për pashkët etj. Festat lidhen me rëndësinë që kanë datat në katund. Për gëzimin dhe për rëndësinë e festës vijnë edhe arbëreshë nga katunde të tjera, por edhe ne shkojmë kur ata kanë festa.

    Në Ungër fjala vjen a keni ju institute siç ka për shembull në Frasnita muze etnografik?

    Jo, jo, por ne kemi institute për historinë tonë.

    A mund të kemi edhe më tej vazhdimësi të sigurt arbërore?

    Po kjo varet edhe nga katundet, sa shumë janë të lidhura me kulturën, gjuhën dhe festat arbëreshe. Për derisa ne flasim në familje dhe jashtë saj gjuhën arbëreshe, nuk ka asnjë rrezik, se do të shuhemi, por në ato katunde ku zbehet për çdo ditë gjuha dhe kultura arbërore patjetër që ka rrezik.

    Ku janë të shtrira fshatrat arbëreshe?

    Janë pesëdhjetë katunde të shtrira më së shumti rreth Kozencës, po ka edhe në Sicili,në Molizë  dhe në Pulia.

    Arbëreshët janë katolikë apo ortodoksë?

    S’jemi ortodoksë por jemi katolikë, por me ritin ortodoks.

    Priftërinjtë janë arbëreshë apo të huaj?

    Më të shumtit janë arbëreshë.

    Në mungesë të shkollave  ka mundësi që fëmijët arbëreshë të mësojnë arbërishten në kishë?

    Po ka mundësi të mësohet arbërishtja, kur ka ndonjë projekt, por jo gjuha standarde shqipe, ajo  mund të mësohet në universitet.

    Po ju a keni pasur vështirësi për të mësuar gjuhën standarde shqipe?

    Jo, jo, absolutisht jo.

    Dikush më tha se kishte arbëreshë që kishin ardhur nga Brazili. Po e kërkoja ndonjë prej tyre. Se kush qe ai që  më njohu me një arbëresh që quhet Augusto Vicchio, nuk e di, por atij ju afrova e përshëndeta dhe i thashë se kisha dëshirë të bashkëbisedonim, ai pranoi me kënaqësi, prandaj ia bëra disa pyetje.

    Ju jeni arbëresh që keni ardhur nga Brazili?

    Saverina u gjend pranë nesh me një arbëresh më të moshuar që njihnin arbërishten dhe shqipen standarde në një nivel më të lartë, ndaj na ndihmuan për të pasur më të lehtë bashkëbisedimin me Auguston.

    Unë kam qenë në Brazil së bashku me prindërit e mi, por në moshën tre vjeçare më kanë prurë ca arbëreshë të tjerë në Kalabri, meqë prindërit atë kohë m`i vranë ca banditë të atjeshëm. Po unë e di se në Brazil janë rreth njëzet katunde, të cilat janë të populluara me puro arbëreshë. Ata kanë vetëm një fjalë dhe thonë: “Na jemi gjaku shprishtë, gjaku arbëresh.”

    Po ti di gjë, se a janë të organizuar arbëreshët, a kanë shoqata?

    Unë nuk e di, por unë kam tridhjetë vjet që jetoj në Kalabri. Unë kam gëzim të madh që kam ardhur këtu dhe them se kur jemi unik me ju të tërë bashkërisht, jemi shumë të  fortë.

    Natyrshëm më vijnë në mendje disa fjali të shkëlqyera të profesorit dialektolog Gjovalin Shkurtaj tek libri i tij: “Shpirti i arbrit rron” të botuar në Tiranë, në vitin 1984. Ai ndër të tjera shkruan: “ … njohja dhe studimi i këtyre ngulimeve ka rëndësi jo vetëm sepse ata kanë zanafillën nga Shqipëria, por edhe për arsyen se arbëreshët, në disa epoka historike, ashtu si edhe sot qëndruan me mendje e me zemër pranë nesh”

    Ata gëzojnë kurdoherë kur gjenden pranë nesh, ashtu siç gëzojmë edhe ne dhe janë krenarë e jemi krenarë, se në damarët tanë qarkullon gjaku i përbashkët arbëror dhe dashuria vëllazërore.

    Ata na thonë: “- Të flasim me një zë, të kemi vetëm një zë, atë të bashkimit”,

    “- Kur të tjerët na bëjnë mure, ne të bëjmë, patjetër, ura të bashkimit vëllazëror.”

    Arbëreshët ndodhen në një gjendje të vështirë qoftë ekonomikisht, qoftë edhe në pikëpamje administrative, kur është fjala e shkollimit në gjuhën arbërore, ndonëse italianët nuk kanë shfaqur brutalitet dhe shtypje të vrazhdët, nuk jua kanë mohuar traditat, kulturën dhe gjuhën, por nuk i kanë përkrahur e nuk i kanë plotësuar të drejtat e arbëreshëve, siç i kanë të plotësuara fjala vjen grekët apo rumunët.

    Ligji 482 i vitit 1999 përcakton qartë mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe kulturave të tyre.

    Sipas këtij ligji shteti italian është i obliguar që t`i paguajë edhe mësuesit shqiptarë arbëreshë që tua mësojnë fëmijëve arbëreshë gjuhën arbëreshe pra shqipe. Por shteti italian nuk i paguan.

    Ndërsa studiuesi i njohur arbëresh Françesko Solana thekson: “ … i vetmi mjet pozitiv kundër asimilimit dhe zhdukjes sonë në detin e eliminimit italian që na rrethon është mësimi i gjuhës shqipe: që çdo arbëresh të bëhet një dygjuhës i përsosur. Krahas gjuhës dhe kulturës italiane ai duhet të zotërojë në masë e nivel të barabartë edhe gjuhën e kulturën shqiptare. Marrë nga libri universitar “Dialektologjia” Tiranë 2000.  Kjo porosi është mirë të dëgjohet mirëfilli nga institucionet e dy shteteve tona shqiptare për t`i përkrahur vëllezërit arbëreshë, sepse ata duan të jenë të lidhur pazgjidhshmërisht me ne shqiptarët me Shqipërinë, ndaj përkrahja jonë atyre kurrë nuk duhet t`ju mungojë. Institucionet shqiptare është e udhës të nxisin institucionet italiane për t`i plotësuar të drejtat e arbëreshëve atje edhe për shkollimin në gjuhën shqipe. Institucionet tona nuk e kanë problem që të marrin çdo vit një numër të caktuar arbëreshësh t`i përgatisin si mësues të shqipes, të kontribuojnë në lidhjet e natyrshme kulturore kombëtare arbëreshe e shqiptare.

    (Marrë nga Portali: Radio Kosova e Lirë)

    Arbëreshët në Lezhë
    Arbëreshët në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, 23 prill 2017







     
    https://m.youtube.com/watch?feature=share&v=jhGG-BNIqC


  3. DR.MOIKOM ZEQO: PËRSËRI MIGJENI! MIGJENI I PANJOHUR? TINGËLLON PARADOKSALE!

     

    Tiranë, 4 tetor 2017: Migjeni i Panjohur? 

    Tingëllon paradoksale ?

    Aspak!

    Eshte e vertete qe ka nje popullarizim te pazakonte per te, per emrin e tij. Por studimi i vepres se tij epokale eshte ende siperfaqesor, sidomos ne rrafshin estetik

    Ne 11 tetor te ketij viti mbushen 116 vjet nga lindje e Migjenit.


    Per kete subjekt akademizmi zyrtar eshte flu, indiferent, dekorativ, krejtesisht i kote dhe i panevojshem. Migjeni nuk ka asnje lidhje me kete akademizem, as me intrumentet klienteliste te shkrimoreve medioker, qe as e kane kuptuar ndonjehere dhe as do ta kuptojne padyshim. Migjeni eshte si Guliveri mes te ashtuquajturve kritike xhuxhe, lilipute.


    Migjeni eshte nje fenomen madheshtor dhe i nderlikuar, i shumefishte i letrave shqipe. Ai eshte nje shkrimtar krejt tjeterlloj, pa paraardhes. Edhe tani mbas 116 vjetesh duket se nuk ka pasardhes. Ai eshte gati i vetmuar, monumental, por askush si Migjeni nuk ka krijuar nje intimitet dhe grishje te jashtezakoneshme

    Pa Migjenin letersia shqipe do te varferohej mjerueshem. Me Migjenin eshte dhe do te jete perhere universale, nje letersi urbane e nivelit boteror. 

    Migjeni eshte shkrimtari yne me konceptual i modernitetit letrar. Ata qe nuk e kuptojne kete te vertete sot, do ta kuptojne neser, ose s’do ta kuptojne asnjehere. Aq me keq per ta.

    Migjeni nuk ka nevoje per apologji te stilit barok, as per lavdi te rreme te “idhujve pa krena“. Ai eshte i vetmjaftueshem, vertete i fragmentuar, por qe krijon si askush nje ploteri.

    Atij nuk ka c’t’i beje harresa, as kur eshte dinake dhe e qellimeshme.

    Vetem tani Migjeni po perjeton leximin e thelbshem te vepres se tij, nje lexim te ri, pikerisht ate lexim qe mungonte.



    Disa estete te formuar si akademik Alfred Uci dhe dr. Anastas Kapurani kane botuar libra ndryshe, te guximshem dhe te vertete per Migjenin.

    Sepse Migjeni eshte shkrimtari me i pakopromentuar, me nje trimeri civile te pashembullt, me nje art te madh per te thene te verteten. Ai perket shekujve. I vetedijshem.

    Ai e hap vepren e tij me nje “Parathenie te Parathenieve “.

    Vargu i tij i pare eshte “Perdite perendojne zotat“, pra shkaterron hierarkite e panevojeshme dhe shtrenguese, per emancipimin e historise dhe te artit.
    Për një krijues të fuqishëm si Migjeni arti është i dyfishtë. Për të arti është jo vetëm lëndë artistike, por edhe koncept teorik institucional për vetë artin.
    Krijimtaria e Migjenit është materie e gjallë dhe e pavdekshme e kulturës shqiptare. Spikat si një nga thesarët më të mëdhenj kombëtarë. Kjo krijimtari me një sens të patjetërsueshëm estetik dhe emancipues është e pakufizuar nga paragjykimet politike, nga steriotipet e sloganet ideologjizuese të çdo ngjyre qofshin.
    Në të Migjeni na ka lënë dëshmi të memdimit të tij teorik për artin. Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe.
    Si krijues i madh ai nuk mund të heshtëte dhe të mos shpallte përpara botës kredon e tij konceptuale, që lidhet me krijimet e tij.
    Në shumë skica dhe proza të Migjenit lexuesi takon fragmente esesh të vërteta, të guximshme, disa herë të habitshme
    ***
    Në 14 qershor 1936 Migjeni i dërgon një artikull në formë letre redaksisë së revistës përparimtare të kohës ''Bota e Re''.
    Ky artikull ka një rëndësi të veçantë për mendimin eseistik kombëtar.
    Dihet, që këtë lak kohor në faqet e ''Botës së re'' u zhvillua një anketë, si dhe një debat për rolin dhe funksionin e artit në shoqëri. Shumë letrarë të kohës si Petro Marko, Dhimitër Shuteriqi, Misto Treska, Nonda Bulka e të tjerë shpallën publikisht mendimet e tyre, për rolin, që duhet të luajë arti në shoqëri, duke theksuar sidomos anën utilitare të tij.
    Migjeni në shkrimin e vet, që i dërgoi revistës del menjëherë si një kapacitet më i madh se sa bashkëkohësit. Ka një mendim më të lartë dhe të kultivuar, më të thellë dhe është kundër sociologjizmit vulgar, kundër katandisjes së artit në rolin e një mjeti të thjeshtëzuar politik, duke luftuar për pavarësinë relative të artit në shoqëri dhe sidomos për atë, që e bën artin art, dmth, për artistiken si koncepti bazë i pazëvendësueshëm i krijimtarisë në llojin e vet.
    Nga kjo pikëpamje Migjeni tingëllon jashtëzakonisht aktual sot. Ai ka një koncept demokratik të zhvilluar dhe është kundër skemave politizuese, ideologjizuese që periudha moniste i krijoi si tabutë kryesore të vetvetes
    Për të gjykuar vetë lexuesi po botojmë tekstin e kësaj letre, e cila gjendet në librin '' Krijimtaria e Migjenit'' e studiueses Gentruda Entrej botuar shumë vite më parë ( ne vitin 1973 )
    Për fat të keq ne nuk dimë se ç'u bë dhe ku ndodhet origjinali shqip.



    KRYESORJA NË ART ËSHTË ARTISTIKJA

    ''Me interes i lexova të gjithë artikujt tuaj mbi artin. M'u dukën shumë të nevojshëm, të rëndësishëm dhe shumë bashkëkohorë veçanërisht orientimi ideor.
    Na ka mbetur t'i bashkojmë mundësitë e paorientuara të artit të madh.
    Ndoshta puna qëndron në atë, se në çfarë zhanri dhe simbas çfarë recetash do të shkruhet.
    Mendoj, që kryesorja në gjithë artin është artistikja, që me talent dhe me drejtasi, pakompromis, të zbulojmë esencën shoqërore, morale e psikologjike të jetës intime, të njerëzve, të marrëdhënieve të tyre, që artin do ta pasuronte shpirtërisht dhe estetikisht. 
    Se është e drejtë domosdo, që arti duhet të jetë edhe ideor.Tashmë, është krejt pa interes, që lexuesi të lidhet me gjithfarë formulash ideore, që të mos guxojmë, që të ngacmojmë te lexuesi këtë reaksion ideor në mënyrë emocionale, përmes transformimit artistik.
    Këtu nuk ndihmojnë as mendimet, as qëllimet më të mira, as frazat e larta vetëm mbi ''dobinë''.Nuk bën që poezia të shikohet vetëm si mjet i propagandës së ideve, madje edhe të atyre më përparimtare, e stili vetëm si instrument i mendimeve.
    Arti ka nevojë për shndërrime të ndjenjave, të nervave. Dhe ku, përveçse në poezinë e mirë e të fuqishme t'i hiqet mendja lexuesit për ndërveprime të papritura dhe të fuqishme, duke qëndruar më mirë se sa në argumentet e formuara logjike.
    Dhe a mundemi ne, duke kuptuar gjithë këtë, t'ia marrim të drejtën poezisë për zërin, që ka gjatë atyre ditëve, kur letërsia zgjidh detyra shoqërore kulturore?
    Përse nuk do të mund të dallonim, për shembull, prapa simboleve mistike të muzës të cfilitur të Rembosë dhe Verlenit kërkimin e mjeteve shprehëse të vargut, synimin që të mos përshkruhet vetëm karakteri i jashtëm e që me guxim të depërtohet në fshehtësinë e ndjenjave dhe të mendimeve në lidhjet e fshehta midis botës dhe nesh
    Përse të mos çmohet orvatja, e impresionizmit dhe e simbolizmit, të përafrohen sferat e gjinive të artit, të pikturës, muzikës dhe poezisë, orvatje e cila i ndihmon aq shumë njerëzimit të zbulojë të renë, faqen më të bukur të kulturës njerëzore?
    Mos vallë poezia qytetare, sociale nuk ka të drejtë për përkryerjen estetike, apo detyra e saj është të jetë vetëm pllakat?
    Satira është purgatori i madh i shoqërisë.
    Dhe kështu në ditët tona do mund të pajtoheshim me Hegelin, se ''paraqitja përmes satirës në mënyrë të qartë lidhet me divergjencat e subjektivitetit dhe parimeve të tij abstrakte me realitetin empirik'' dhe ''se prandaj ajo nuk e përbën as poezinë e as veprën e vërtetë artistike''... Para së gjithash një abstraktësi e tillë artistike, është karakteristikë për satirën didaktike retorike, e cila më duket, ju lutem, e ka thënë fjalën e vet në letërsinë evropiane të shekujve XV1 XV111, si dhe në letërsinë tonë të Rilindjes.
    Përveç kësaj, ajo nuk e lind mendimin e shkrimtari ajo është e mbyllur në ''realitetin empirik'' në të vjetrën e së shkuarës, duke mos dëshiruar të jipet dhe, duke mos pretenduar në madhështinë e vet të humbasë në të shumtuarën, që shpesh nuk ka pasur aq vet në jetën dhe në marrëdhëniet njerëzore, po ka qenë e vendosur keq midis synimeve dhe qeverisë, fjalëve dhe veprës, veprimeve reale dhe frazave të bukura
    Prandaj satira është element përbërës i pashmangshëm i çdo arti të vërtetë demokratik, e autorizuar, që të vërtetojë të tërë idetë pozitive.
    Të dish t'i dëftosh botës, duke i përdorur mjetet më të mira të fantazisë krijuese, vërtetësinë e saj të pasqyruar pa asnjë mashtrim optik do të thotë, që në mos të ndihmosh në çrrënjosjen e së keqes, gjithësesi të përcaktosh diagnozën e sëmundjes dhe t'i afrosh njerëzimit një shërbim të padiskutueshëm.Ju keni të drejtë plotësisht: ''ne s'kemi ç'ka të presim dhe në çka të shpresojmë nesër''
    Populli ynë po vegjeton në injorancë të tmerrshme, ''i shtrënguar'' kështu nga fanatizmi jeton i verbër në pikëpamje ideore. 
    Eshtë detyrë jo vetëm e shkrimtarit, po edhe e çdo biri të ndershëm të Shqipërisë të zgjojë te ai aftësinë për të menduar e për të luftuar për të drejtat e veta
    Dhe natyrisht roli paçmueshëm në këtë raport i bie publicistikës, që përmes miniaturave të qarta, të shkurtra, të bindshme, t'u japë përgjigje të ngutëshme, si jehonë, të gjitha problemeve politike e shoqërore, nga zgjidhja e të cilave varet e ardhshmja e gjithë kombit e para së gjithash e popullit''.

    ***
    PESË LETRA TË PANJOHURA TË MIGJENIT

    Në vitin 1973 Universiteti i Leningradit (sot Peterburg) boton librin e Gertruda Entrej, të quajtur ''Krijimtaria e Migjenit''. 
    Ky libër i rëndësishëm i pari për llojin e vet për nga analiza e plotë në rrafshin eseistik për Migjenin tonë, për fat të keq, u injorua dhe nuk u morr në konsideratë nga stjudiuesit shqiptarë.
    Kjo gjendje në ''aut'' e librit jo vetëm që qe absurde, po veç të tjerave blokoi disa fakte shumë të rëndësishme dhe unikale të krijimtarisë origjinale të Migjenit, që i citon vetëm Entrej.
    Gertruda Entrej ka qënë edhe profesore në Universitetin e Tiranës për shumë vjet, si dhe mikja intime e Ollga Luarasit, motrës së Migjenit. Në librin e letrave origjinale, si dhe të ditarëve të Migjenit,
    Për fat të keq këto citime jepen të përkthyera në rusisht dhe jo sipas faksimileve në shqip.
    Megjithatë duhet thënë se, problemi i autenticitetit të tyre, që është vënë herë herë edhe në dyshim, është në të vërtetë një problem që gjithashtu nuk duhet trajtuar nga pozita negacionit të plotë.
    Përkundrazi, Ibrahim Rugova dhe Sabri Hamiti që para shume vjetësh në një përmbledhje antologjike të quajtur ''Kritika letrare'' kanë përfshirë edhe një letër të Migjenit dërguar revistës ''Bota e re'', ku ai bën një rezyme të koncepteve të tij për artin dhe rolin e tij në shoqëri, duke mos e mohuar autenticitetin e shkrimit, duke e botuar atë.
    Me të njëjtin qëndrim dhe predispozitë unë po shpalos tani fragmentet e pesë letrave të Migjenit, që citohen në librin e Entrejt.Letrat i dërgohen në harkun kohor 1936 1937 mikut të ngushtë të Migjenit, dëshmorit të ardhshëm të Luftës Antifashiste, Jordan Misjes.
    Misja, ka qënë qënë bashkënxënës me Migjenin dhe Manastir, një intelektual i formuar, piktor, njeri i ideve të reja, ka shumë fotografi me Migjenin, si dhe lidhje të vazhdueshme me të, aq sa mbas vdekjes së Migjenit një pjesë e dorëshkrimeve të shkrimtarit ruhej në shtëpinë e Jordan Misjes dhe për fat të keq, mbas masakrimit të Jordanit nga fashistët u dogjën edhe dorëshkrimet e Migjenit, të lëna Jordanit.
    Këtu pa dashur të bëj një analizë plotësuese dhe duke patur parasysh vetëm ekspozimin ad literam të letrave të Migjenit, mendoj se është në dobi të opinionit publik shqiptar njohja me këto dëshmi, të njërit nga figurat më të fuqishme dhe më të papërsëritëshme të kulturës shqiptare.

    Fragmentet e letrave po i jap sipas rendit kronologjik

    ***

    16 shkurt 1936: ''Njeriu është kuintesenca e gjithë asaj që jeton në tokë''.

    ***

    8 mars 1936: ''Sipas Niçes liberalizmi në politikë do të thotë të shkosh pas vullnetit të dobësuar të plebeit, pa folur këtu për instiktete ulta të turmës, dhe mua më duket, që këto gjëra (është fjala për deklaratat e qeverisë liberale të Mehdi Frashërit, që sapo kish hipur në fuqi shënim i Gertruda Entrejt) janë thjeshtë lëmosha të mjera, që qeveria i bën popullit në mënyrë që të maskojë atë, që është kryesore''
    **

    20 maj 1936: ''Mjedisi,ose siç i thonë francezët ''Le milieu'', dhe në këtë kuptim përfshihet tërësia e normave dhe lidhjeve historike, shoqërore, fetare, etike, mbi të cilat shtrihet kuptimi i qytetërimit të këtij apo atij kombi dhe të cilat na rrënjosen ne që nga fëmijëria e hershme është i tillë, që përfaqëson një cenzë të rreptë të sjelljes njerëzore, që përcakton, gjë që tani është për të ardhur keq, jo vetëm veprimet, por bile edhe mendimet e njeriut... Kam ndjerë një kënaqësi të madhe nga ''Historia e një qyteti'' dhe ''Zotërinjtë Gollovianë'' të satirikut rus N. Shçedrimit. 


    Problemet serioze dhe politike, që ai ngre këtu në mënyrë të qartë duke përdorur fantazinë dhe groteskun ai i ruan në atë mënyrë, që motivimi real i veprimeve dhe nxitjeve njerëzore t'i përcaktojë.

    Lexon dhe habitesh, përshkruhet mënyra ruse e jetesës dhe sa shumë politikë ka në të. Eshtë për të ardhur keq që ne nuk e njohim letërsinë ruse, shumë aluzione mëndjemprehta dhe serioze mbeten të pakuptuara. Gorki, sipas mendimit tim në shumë gjëra është trashëgues i Shçedrinit, si në pamfletet e periudhës së Samarës si dhe në librin ''Tregime ruse''.

    Kurse Tolstoi është më i hollë. Në pamjen e jashtme te ai gjithçka është e qetë, deri në vogëlsitë ''reale'', por sa qartësi, thellësi dhe njohje të psikologjisë njerëzore ka prapa tyre. Jam i joshur nga letërsia ruse dhe në mënyrë të veçantë nga krijimtaria e kësaj treshe.Rilexoj, mendoj, kuptoj dhe çdo herë gjej nga ndonjë gjë të re.

    Eh, sa shumë muungon satira në jetën tonë të shkretë!Po të marrësh e ti hysh jetës në imtësi ''nga poshtë lart'' sipas shembullit të këtyre rusëve të mëdhenj, ndoshta do të bëhej më e pasur''

    ***

    2 janar 1937: ''Në vitet e fundit letërsia jonë është shumë e njëanshme dhe këtu me vend është që të kujtojmë ''Etydin mbi Bejlin'' të Balzakut. Ai e shikon letërsinë e Rilindjes si ''letërsinë e ideve'', kurse romantizmin ''si letërsinë e figurave''.
    Letërsia jonë tani është ekstremi më i keq i njërës dhe i tjetrës: Ose ka shumë figura, ndërsa idetë nuk duken, ose ka ide pa art.
    Pse ne të mos i bashkojmë të gjitha këto, duke marrë nga iluministët francezë pjesëmarrjen aktive të autorit të veprimeve, në mënyrë që ai të hapë përpara lexuesve perspektiva të mëdha, çka e lejon vetëm situata e dhënë e subjekteve.
    Sa e mirë është psh. ''Kjo nuk është përrallë'' e Deni Diderosë?Nuk e di për të tjerët, por unë personalisht do të doja ta konsideroja vehten nxënës të francezëve''
    ***
    16 mars 1937: ''Megjithëse është e rëndë ta pranojmë, o shokë, por të gjitha këto zhvillime të freskëta demokratike, të cilat në mënyrë të ndershme dhe frymëzuese i arritën iniciatorët e rinisë të ''Botës së re'', u shembën nga një fund tragjik. Kërcënimi i fashizmit është bërë një gjë aq reale, saqë është vështirë të besosh e të shpresosh në mundësinë e një farë ndryshimi për më mirë''.

    ***
    Siç kuptohet në këto fragmente nga pesë letra të Migjenit kanë ide tepër interesante dhe sinoptike për botëkuptimin dhe artin e tij. Aktualiteti i tyre është një kategori dinamike, që natyrisht nuk duhet parë In extremis, një tautologji ndonëse edhe tautologji shpesh në histori ka dhe do të ketë.
    Këto letra që unë po i bëj të njohura për lexuesin shqiptar i kam përkthyer nga libri i Gertruda Entrejt
    Une i kam dërguar një letër autores ne 1990, ku i kërkoja të dhëna plotësuese për letrat e Migjenit.
    Ajo jetonte ende, ishtë e interesuar si gjithmonë për Shqipërinë, me dërgoi lajm, se megjithë gjendjen shëndetësore, jo të mirë dëshëronte të bënte një vizitë në vendin tonë.
    Entrej pa dyshim do të na sqaronte edhe për aspekte të tjera të krijimtarisë së Migjenit, që ajo i dinte nga e motra e shkrimtarit.
    Ne 2004 shkova ne Sant Peterburg,ne Fakultetin e letersise dhe te filologjise, ku kishte dhene kursin e gjuhes shqipe Prof. Gertruda Entrej,
    Aty mesova lajmin tragjik se Entrej kishte vdekur …dy dite me pare arritjes time.Nuk e takova dot.
    U interesova prane Ambasades Shqiptare ne Moske qe te beheshin perpjekje zyrtare per t’u njohur me dokumentat dhe doreshkrimet ne familjen e Gertrudes
    Po deri me sot nuk eshte bere asgje. (Marr nga Pashtriku)


     
    chevron-dowww.facebook.com/pg/shkollabavari/videos/?ref=page_internalwww.facebook.com/pg/shkollabavari/videos/?ref=page_internal
https://www.facebook.com/pg/shkollabavari/videos/?ref=page_internal

 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden