Mustafë K uraebashkuar - Opinion
   
 
  Opinion
 URIME FESTA E FITER BAJRAMIT!

 

Të nderuar besimtar të fesë islame,

kudo që jeni, ju që i keni dhënë detyrë vetës për të respektuar njërën nga pesë obligimet që i ka për detyrë t’i respektoj një besimtar islam, ndërto një muaj i begatshëm që në vete bartë mëshirën, solidaritetin, paqen dhe një sprovë sakrifikim, përmes agjërimit!

   Andaj respekt për të gjithë ata që agjëruan, në këtë muaj të shenjtë të ramazanit, për ata që porosit e zotit, përmes librit të shenjët të Ku’ranit, i përcjellin me besnikëri, paqe, harmoni dhe solidaritet, me këshilla të mençura kundër atyre që në emër të zotit fusin huti, përçarje, urrejtje, vrasje dhe krime, gjë që për fat të keq, disa profet sikur dhe po e bëjnë të kundërtën e asaj që thotë libri i shenjtë, Ku’rani.

  Uroj që ky muaj ramazani të ketë shërbyer për vetëdijesimin e shumë bashkëkombësve që ta shohin atdheun, kombi shqiptar si një komb të vetëm, pa pasur nevojë të na shesin mend apo besim dikush tjetër, ngaqë kemi pasur dhe kemi kulturë e dimë ta respektojmë fenë! Me këtë shpresoj se nuk do të ndikohemi në fenë e politizuar, që për fat të keq kjo dhe po ndodhë, mbase edhe kjo fe e politizuar shkon përtej reales në hamendësim.

  Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari të Gjermanisë ju uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve Islam, që mbi familjet tuaja të mbretërojë harmonia, paqja, dashuria, vullneti dhe njerëzorja, po gjithnjë dashuri për atdheun, për gjuhën e perëndisë, gjuhën shqipe!


Me respekt

KMPGJSH-ja në Bavari të Gjermanisë!

 



 
 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden