Mustafë K uraebashkuar - Njoftimet
   
 
  Njoftimet

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë 
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari
Përkrah vendimin e dy ministrave të diasporës

 

    Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari - KMPGJSH,  përshëndet takimin e dy  Ministrave të Diasporës: i Republikës së Shqipërisë, z. Pandeli Majko dhe i Republikës së Kosovës, z. Dardan Gashi, takim, i cili u bë  më 27 nëntor në Korçë.  Ky ishte një takim tejet i rëndësishëm edhe si një shpresë e vetme për Mërgatën shqiptare, konkretisht për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Diasporë.

    Për këtë KMPGJSH-ja, muaj më parë iu ka dërgua letër Dy kryeministrave, të të dy ministrive të arsimit dhe të të dy ministrive të diasporës-mërgatës dhe i ka njoftuar për projektin e Mësimin Plotësues që ka filluar ta aplikojë në Landin e Bavarisë.

   Në praninë e ish-Ministrit të Arsimit të Kosovës, z. Arsim Bajramit dhe të  ish- Ministrit të Diasporës, z. Valon Murati, si dhe të dy konsullatat tona shqiptare në Munih, në prill të vitit 2017, themeluam Kuvendin e KMPGJSh-së, ku kishim edhe përkrahjen e Ministres së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, gjë që nga Kuvendi e deri më tani kemi një rritje dhe interesim të dukshme për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari. Mirëpo, ne sëbashku me ju, kemi edhe shumë punë për të bërë, deri në arritjen e qëllimit.

   KMPGJSH-ja përshëndet  vendimin dhe përkrah fuqishëm thënien e z. Pandeli Majko se: “Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë...”, si dhe  Ministrin Gashi,  ku theksoi se: “Emërimi i Ministrit Majko, është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjithë shqiptarët, pasi që vështirë se mund të gjendet një figurë më unifikuese kombëtare, ndër ne”.

  Duke u mbështetur në qëndrimin e dy Ministrave, KMPGJSH-ja, fuqishëm përkrah këtë vendim dhe qëndron në atë se me një përkujdesje të veçantë të të dy institucioneve shqiptare do të ringjallet shpresa e mërgimtarëve dhe do të ndihemi më të fuqishëm në realizimin e projektit tonë madhor e kombëtar, për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari. Dhe, ky projekt, mendojmë se do të jetë model, jo vetëm pë Bavarinë, por do të shpërndahet dhe të zbatohet në gjithë Gjermaninë e gjetiu.

  Andaj mbetemi me shpresë, që ky projekt të mos mbetet vetëm i shkruar në letër dhe utopi, por të konkretizohet dhe të marrë hov, përndryshe, gjuha shqipe dita-ditës, pa fajin e fëmijëve tanë në Diasporë, po vije duke u zbehur e harruar!

Email: mustafekrasniqi45@gmail.com

Mob. 004915751383105

Në emër të KMPGJSH

Mustafë Krasniqi -kryetar







 

   
  
Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari


URIME DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORI!

 Përshëndetje të nderuar shqiptar kudo që jeni, në atdhe dhe përtej atdheut, nxënës të dashur, mësimdhënës- që punoni me sakrifica të mëdha, punëtor e shkencëtar, deputet e politikan!

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, ju urojmë festën e  nëntorin, ditën më të shenjtë të kombit shqiptar, ditën e flamurit, 28 nëntorin!

Ditën historike për kombin, që na i ringjall ndjenja e rilindëseve se: një komb e një gjuhë janë dhe do të mbetet ardhmëria jonë, kombit shqiptarë. Andaj dhe vet simbolika e dy konsullatave tona në Munih, në një ndërtesë, na i zgjon ndjenjat të besojmë se e ardhmja e kombit të bashkuar është në rrugëtimin e përfunduar të rilindësve, që vullneti i tyre dhe i shumë gjeneratave të mëpastajme, i të urtit plakë, Ismail  Qemailit, të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e i shumë e shumë heronjve, atdhetarëve, e patriotëve të tjerë që s’ndalen rrugëtimin për ta bërë Shqipëri, ashtu siç ishte e bashkuar, Shqipërinë Etnike.

    Me përgjegjësi morale e kombëtare thërras tërë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, që fëmijtëve tanë mërgimtarë t’ua ofrojmë këtë rreze drite, gjuhën Shqipe, që të ndihen krenar pse janë shqiptarë, me origjinë rrënjëve të thella nga Pellazgjikja-Ilirishtja e kombi Shqiptar.

Andaj uroj që së bashku me konsullatat tona shqiptare në Munih, me dy qeveritë tona: Tiranën dhe Prishtinën, nga ky nëntor, të realizohet projekti ynë madhorë dhe kombëtar për Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe edhe institucionalisht!

Gjë që dhe shpresojmë, nga që vullneti i tyre nuk mungon, tashmë presim edhe të konkretizohet pas shumë e shumë kërkesave të bëra nga KMPGJSH-ja të drejtuar në adresë të dy kryeministrave, Rama dhe Ramushit, Ministrive të arsimit Lindita Nikollës dhe Shyeqeri Bytyqit dhe të diasporës Majkos dhe Gashit si dhe të punëve të jashtme Pacollit.

Po ashtu në emër të KMPGJSH-së thërras spektrin politikë shqiptar ta ketë në vëmendje Mësimin plotësues të mërgatës, se për fat të keq brezi i dytë ka filluar më të madhe ta zbehë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe e nëse me kohë nuk e parandalojmë këtë zbehje ka drojë se edhe do të asimilohen fëmijtë tanë mërgimtar.

Të dashur nxënës, mësimdhënës të Mësimit Plotësues, biznese dhe shoqata që jetoni dhe veproni në Landin e Bavarisë ju uroj festën e 28 nëntorit, që ky nëntor të na bashkoj dhe të bashkuar ta ndihmojmë vlerën më sublime të kombit, që është dhe mbetet gjuha shqipe.

Të rrugëtojmë së bashku, se Gjergji ynë i madh ka thënë: “Bashkimi bënë fuqinë”

Në emër të Këshillit për Mësimin Plotësues

 në Gjuhën Shqipe në Bavari

Mustafë Krasniqi-kryetar      

 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden