Mustafë K uraebashkuar - Shkolla Shqipe
   
 
  Shkolla Shqipe

Rruga e shkronjave s’ka të ndalur për

Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari



Në Deggendorf, njëri nga qytetet e Bavarisë, në shkollën “Martin schule” - Grund Schule, berger str., u hap klasa me mësim plotësues, në praninë e prindërve shqiptarë! Aty ishte edhe përfaqësuesi nga Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari dhe nënkryetar, Tefik Jaha, si dhe anëtarët e shoqatës „Mërgimtarët“.

Për nder të hapjes së klasës me mësim plotësues, u organizua një ceremoni festive nga prindërit dhe nxënësit, ku hapjen e bëri mësuesja, zonja Shqipe Kolukaj, ku ndër të tjera i përshëndeti të pranishmit: Prindërit ,Nxënësit, përfaqësuesin e KMPGJSH-së dhe të gjithë ata që kontribuuan për hapjen e shkollës shqipe në këtë pjesë të Bavarisë. Po ashtu dhe u zotua se do t’i qëndrojë besnike detyrës së mësuesisë dhe sëbashku me prindërit dhe aktivistët vullnetarë do të ecim të sigurt në rrugën e shkronjave shqipe! Ndërsa sekretari i shoqatës “ Mërgimtarët”, z. Gazmend Tasholli falënderoi Edmond Skenderajn, i cili dhe është anëtar i kryesisë KMPGJSH-së për Bavari, i cili vazhdimisht është duke u angazhuar me vite, që të vijmë deri te kjo ditë! Po ashtu përshëndeti dhe nënkryetarin e KMPGJSH-së,Tefik Jahën, për një bashkëpunim të ngushtë për aktivitete kombëtare e humanitare e, në veçanti për kontributin e dhënë për mësimin plotësues në Bavari: Dingelfing, Landau, Deggendorf, Staubing e Munih.

 

Më pas, fjalën e mori nënkryetari i KMPGJSh-së, z.Tefik Jaha, ku ndër të tjera në emër të KMPGJSH-së dhe të kryetarit të saj, Mustafë Krasniqi përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi nxënësve një fillim të mbarë të mësimit plotësues, si dhe paraqiti qëndrimet e KMPGJSH-së. Ai, informoi se në Dingolfing dhe Landau, në përkrahjen e Këshillave të prindërve në vitin 2010 janë hapur klasat e para në këtë pjesë të Bavarisë, gjë që edhe kjo klasë është pjesë e kontributit të aktivistëve të përkushtuar dhe në vazhdën e këtyre përpjekjeve dita-ditës po vije duke u shtuar interesimi për mësimin plotësues! Z. Jaha, shtoi duke thënë se  sot kemi hapur një faqe te re të historisë, jo vetëm për Deggendorfin dhe për rajonin e Bavrisë së ulët, por për mbarë kombin shqiptar! Për Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Kosovën lindore, Malësi, Hot e Grudë, Çamëri dhe mbarë Mërgata shqiptare, kudo që është, i keni dhënë emocione shpresuese se ju do ta mësoni  dhe ta flisni e shkruani drejt dhe bukur gjuhën shqipe!

Po ashtu, të dashur nxënës do ta mësoni historinë, kulturën dhe identitetin e juaj e, mbi të gjitha do të përfitoni shumë nga mësimi shqip dhe do ta kryeni një obligim moral dhe kombëtar. Z. Jaha nuk la pa e përshëndetur kontributin e dhënë në këtë drejtim dhe atë humane të z. dr. Edmond Skënderaj.

Andaj, të pranishmit, i emocionuan nxënësit: Alina Ademaj, Nora Ademaj,Ermira Rexhepi dhe Endrit Hyseni me recitalet dhe poezitë e tyre! Përpos ushqimeve tradicionale shqiptare, që u përgatiten, për ceremoninë e hapjes së klasave, të pranishmit u shoqëruan edhe me muzikën shqipe, ku dhe u përmbyll me përkushtimin e madh dhe zotimin se ditë e më tepër do të rritet numri i nxënësve.

Ndër të tjera, ishte edhe interesimi rreth teksteve dhe punës së përbashkët me KMPGSH-në dhe për përvojat në mësimdhënie, sikur ishin edhe të interesuar që rrugëtimi i hapjes së klasave të mbetet si prioritet i Këshillave të Prindërve dhe i KMPGJSH-së, në Bavari. (M.K)

                             

  

 




NË HOLZKIRCHEN, NGA NXËNËSIT E KËSAJ SHKOLLE
 U FESTUA DITA E FLAMURIT, 28 NËNTORI.

   
   (Shkruan: Fatmire Krasniqi) Sot, më 02 nëntor në pranin bashkëkombësve dhe të prindërve , në shkollën shqipe ne Holzkirchen,u mbajt manifestimi për nder të ditës së flamurit, 28 nëntorit.

Organizimin e ndihmuan Këshilli i prindërve me kryesuesin e saj Hakif Qerimi në bashkëpunim me mësuesen Blerina Shabani, ku i pranishëm ishte dhe Mustafë Krasniqi-kryetar i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën shqipe në Bavari. 

Fotografia e Mustafë Krasniqi

 Manifestimi filloi me himnin e flamurit kombëtar dhe me një pjesë historike, të dhënë përmes videos, që nga periudha e kthimit të Skënderbeut e deri te pavarësia e Kosovës. Më Pastaj fjalën e mori mësuesja Blerina Shabani, ku foli për rendësin e ditës së flamurit, 28 nëntorit, po ashtu dhe Kryetari i Këshillit të Prindërve, ku ndër tjera tha: Që nga fillimi i këtij viti kemi arritur suksese të dukshëm nga që kemi hapur klasën në gjuhën shqipe dhe në bashkëpunim me mësuesen Blerina kemi arritur të organizojmë për herë të parë një manifestim të këtij lloji, ku dhe shpresojë se në të ardhmen do të rritet akoma numri i nxënësve dhe interesimi i bashkëkombësve për ta përkrahur shkollën Shqipe.
  Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KMPGJSH-së në Bavari, Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: kam nderin që në emër të KMPGJSH-së të ju uroj 28 nëntorin, ditën e flamurit, ditën që shënoj një kthesë të madhe n historinë tonë kombëtare, nga që akti i shpalljes së Pavarësisë, nga Ismail Qemaili me përkrahësit e tij, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e shumë patriot e atdhetar tjerë që na bëri të ndihemi krenar dhe në ballë të kombit të kemi shqiponjën dy krenare. Andaj ky ishte akti më sublim dhe
vazhduese e rrugës së rilindësve për një Shqipëri të bashkuar me të gjitha trojet e veta, të cilat ishin aneksuar nga shtetet hegjemoniste, ku mbi dy të tretat e trojeve shqiptare mbeten nën thundrat sllave, të atij serb, malazezë, maqedonas dhe ai grek.
Fotografia e Mustafë Krasniqi

 Më pastaj Krasniqi shtoj: 28 nëntorin do ta rikujtojmë për rikthimin e Skënderbeut, lindjen e UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Kurse në fund të fjalimit, në emër të KMPGJSH-së Krasniqi u bëri thirrje të pranishmëve, të bashkuar të rrugëtojmë drejtë hapjes së klasave me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe, nga që atdheu pret nga ne, fëmijëve mërgimtar t’ua sjellim rrezen e dritës, që të mos e harrojmë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, identitetin e tyre kombëtar, që për fat të keq sikur ka filluar të zbehet.
Pjesa e dytë e programit filloi në atmosferën festive, me recitale e muzikë të orkestruar nga nxënësit e kësaj shkolle, po ashtu u shfaqën edhe disa skeqe humoristike, si: “Ministri” dhe “nxënësi dhe mësuesja” Në fund të manifestimit u shtrua edhe një koktej me ushqime tradicionale shqiptare. 

 

Fotografia e Mustafë Krasniqi

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<             

 Fillimi i vitit shkollor në Landin e Bavarisë 2017/18

Fotografia e Shkolla Shqipe në Bavari - Gjermani

 Bashkëkombës-mërgimtarë, biznese dhe shoqata, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe e sheh të obliguar t’ju informojë se, në landin e Bavarisë  Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe ka filluar të mbahet në disa shkolla. Kurse, në disa shkolla tjera do të fillojë më 2 tetor.
Përgatitjet rreth fillimit të vitit 2017/18 janë bërë, librat për 500 nxënës janë porositur në Ministrinë e Diasporës, ku dhe jemi në proces të hapjes së klasave të reja, për të cilën ditë e më tepër po shtohet interesimi i nxënësve për shkollën shqipe, njëkohësisht edhe interesimi për mësues.
KMPGJSH-ja e sheh të rrugës t’i njoftojë të gjithë ata mësimdhënës nga Shqipëria, Kosova dhe Presheva, të cilët kanë paraqitur interese për Mësimin Plotësues, të na kuptojnë se ne, nuk kemi mundësi, për ata që nuk kanë leje qëndrimi në gjermani, t’ju sigurojmë klasa. Me gjithë respektin për interesin tuaj, ne në të ardhmen e afërt, në bashkëpunim me qeveritë e dy shteteve tona shqiptare do të mendojmë për hapat e mëtutjeshme, të inkuadrimit tuaj në procesin mësimor të Mësimit Plotësues. Ndërsa për mësimdhënës, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, të cilët kanë profesionin përkatës të mësuesisë, të paraqiten në sekretarinë e KMPGJSH, në e-mailin: lapshbavari@gmail.com apo në faqen zyrtare fb. Dhe  www.uraebashkuar, ku edhe i gjeni të dhënat më të hollësishme.
 KMPGJSH-së, tashmë i mbetet vetëm pjesa e angazhimit për gjetjen e mundësisë së pagës së mësimdhënësve, gjë që dhe është pak sa serioze, nga që edhe mund të na sjellë në situata jo të këndshme. Për këtë duhet të ndërgjegjësohemi si komunitet i mërgatës, nëse duam shkollë shqipe duhet të sakrifikojmë një pako cigare në muaj e asgjë më shumë (6,50ero).
Për këtë, KMPGJSH-ja është drejtuar në tri alternativa të mundshme:
Prindërit ta paguajnë pagën për një nxënës 10 ero për të dytin dhe tretin nga 5 ero.
Bashkëkombësit-mërgimtarë, të cilët nuk kanë fëmijë në shkollë, po që dëshirojnë ta ndihmojnë shkollën shqipe mjaftojnë 6,50 ero (sa një pako cigare) në muaj.
Bizneset dhe shoqatat të bëhen pjesë e këtij projekti dhe t’i ikin retorikës: se gjoja, tashmë, ne e kemi shtetin dhe, shteti duhet të kujdeset për këtë projekt, Mësimin Plotësues.
Andaj kërkojmë nga Qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës ta përkrahin Mësimin Plotësues, sidomos Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës e Kosovës, e cila dhe është zotuar në Kuvendin themelues të KMPGJSH-së se do ta përkrahë Mësimin Plotësues.
KMPGJSH-ja, përmes një letre zyrtare ju kemi drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të Diasporës, të Tiranës dhe të Prishtinës, të kenë përkujdesie të shtuar për mërgatën, konkretisht për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.
                                                Në emër të KMPGJSH-së     
                                                       Kryetari:    Mustafë Krasniqi






















KËSHILLI I MËSIMIT PLOTËSUES 
GJUHËN SHQIPE  NË BAVARI
 

 -Ftesë-

   08.05.2017 Fton të gjithë  anëtarët e kryesisë të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të ketë në agjendën e vet këtë rendë të ditës:

1.     Njohja me detyrat e përcaktuara dhe plotësimi i nevojshëm.

2.     Formimi i komisioneve, apo i grupeve punuese.

3.     Hartimi i  rregullores së punës dhe i programit festiv, për vitin shkollor 2017/18.

Takimi do të mbahet:

   Më 14.05.2017  (në ora 17:00)

Rupprechtstr. 29

80636 München

(kati i 4, hyrja INKOMM)

    Të nderuar anëtarë të kryesisë së Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, ardhja e juaj është më se e domosdoshme, meqë mbajmë mbledhjen e parë nga Kuvendi Themelues, ku dhe i kemi pranuar përgjegjësit tona.

   Shpresojmë se do të jeni të pranishëm, ndërsa anëtarët që kanë ndonjë arsye, për mungesën e tyre, të deklarohen me shkrim.

Në emër të kryesisë së KMPGHSH 
Zëdhënësja: Lorita Ismaili


 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden