Mustafë K uraebashkuar - Letërsi
   
 
  Letërsi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

 


Mustafë Krasniqi

DOLI NGA SHTYPI LIBRI  „ALBUMI POETIK”

 

  Këto ditë doli nga shtypi libri  „ALBUMI POETIK“ i përgatitur nga poeti Fran Tanushi, nën përkujdesjen e kryesisë së Klubit Letrar “Martin Camaj”. Libri në vete ngërthen tematika të ndryshme që pasqyrojnë një realitet të përjetimit, qoftë i drejtpërdrejtë apo përmes figurës, metaforës, që emocionalisht përçojnë porosi përmbajtjesorë tek lexuesi. Në këtë 

vëllim poetik shohim se si poetët synojnë të japin të ndjeshmen përmes vargut përshkrues, lirik e atij simbolike e krahasues, që dhe shpesh vargu i tyre përshkruhet me nostalgji prekëse për atdheut, vendlindjen, ku dhe trajton peshën e rëndë të mërgimit.

Fotografia e Mustafë Krasniqi

  Pra, te të gjithë poetët e mërgatës tematika qendrore qëndron te figura për nënën, atdheut, lotit, mallit dhe përkushtimit. Padyshim kjo tematikë qëndron edhe në këtë vëllim poetikë, që përfshin njëmbëdhjetë autor, të cilët janë dhe anëtarë të KLMC, ku nga këta poet vargëzohen dhe skaliten vargje të fuqishme dhe frymëzuese e përkushtuese:  Fadil Lumi; Hamza Halabaku; Hamdi Reqica Gazmend Dashi; Sylë Bajrami; Bahri Shyti; Xhevahire Sylejmani-Maliqi;  Milazim Kjtazi; Haziz Hysa; Mustafë Krasniqi dhe Fran Tanushi, të cilët premtojnë për vlerat të larta krijues dhe një rrugëtim të pandalshëm “Albumit Poetik”.

   Krahas këtij premtimit, të autorëve pjesëmarrës në këtë libër, na del në pah realiteti i meditimit dhe përkushtimi për vargun e vlerave që synojnë emocionalisht të futet lehtë dhe arsyeshëm, me të bukurën dhe joshjen në shpirtin e lexuesit, përmes trajtesave të vargut me motive të ndryshme t’i realizojnë ëndërrimet e tyre medituese.

   Gjatë leximit të këtij vëllim poetikë përpos poezisë, vargut të mërfillshëm dhe vlerave të larta poetike hasim, te disa poet, vargje apo poezi që nuk i plotëson kriteret e duhura të poezisë, vargut të mirëfillshëm, ngaqë shpesh te këto poezi gjejmë të ngatërruar me vargun e poezisë popullor, apo atë prozaike, hera-hera edhe një ndërthurje pëlqimi që pa dashje vargu ju ka ik nga vlera e mirëfillshme poetik, po që zënë vend për hire të motivimit për të ardhmen.

     Te të gjithë autorë të këtij vëllimi poetik dominon vargu lirikë, shpesh edhe meditimi i harruar në vargun përkushtues për atdheun, dashurin për vendlindjen, po sikur të përkushtuar gjejmë edhe vargun për heroin, lirinë, mbijetesën dhe natyrshëm na del vargu prekës, malli për atdheun, vargu imagjinues, mbase dhe  si hije kudo që shkon dëgjon të përcjellur thirrjen e nënës, të atdheut, lumit, kullës dhe të vet heroit, që nga varri kërkon të ruhet atdheu, të mos harrohemi si të humbur dyerve të botës. Gjë që kjo valë dhe vet autorët e këtij “Albumi Poetikë” i prek në shpirt, sikur dhe bëhet përvëlues i djegur nga malli dhe dashuria për atdheun; Kjo situatë e trazon shpirtin e poetit pasi që dhe vet gjenden në këto hallka të mërgimit, ku mallshëm përjetojnë fuqinë e valave të lumit, të freskisë së erës së mëngjesit dhe shpesh në meditime e trazuar ik nga dheu i huaj si flutur, apo bilbil e shkon me dhimbje tek lumin dhe shushurimat e mëngjesit të hershëm të atdheut, përkulet, llafoset, shterohet në lot dhe njomet në kënaqësi pranë tyre, ku dhe shpesh flet me to i dëshpëruar pse fati e ka hedhur përtej shtatë maleve, kodrave të vardisura si plisa e pellazgjikës së moçme sa vet lindja e njeriut. Po, shpesh sikur e urren edhe vetën pse nuk është i përditshëm me hallet, bukurit e atdheut:

 

Sa mall kam, që të përqafojë

E atë zë të ëmbël ta dëgjoj!

                  ……

Unë për ty kam mall

Malli është bërë lum. (malli-Xhevahire Sylejmani)

 

    Këto vargje simbolika e medituese rrjedhshëm dalin nga uni i poetit mërgimtar, që natyrshëm  e prek malli dhe nga ky mall nxjerr më të fuqishëm vargun, ngaqë ndjeshëm e thur vargun me nota prekës që shpesh poeti mërgimtarë e gjen vetën si të braktisur, ngaqë koha, jashtë vullnetit të tij, ia ka imponuar rrethana jo të këndshme. Po në këtë vëllim poetik gjejmë edhe vargun e përkushtuar, simbolikisht të lidhur ngushtë, shpirtërisht me atdheun, origjinën e lashtësisë së tij dhe pos tjerash ngul këmbë në atë që është art, e përmes artit krijon lidhshmëri të ngushtë me atdheun:

 

Je bregu i dëshiruar

Përgjatë lumit të ëndrrave

Kaltërsi etje

Ajër farfuritës. (Ulpianë- Hamza Halabaku)

 

    Mbase në këtë vëllim poetik shohim edhe anën tjetër të medaljes, kur autorët pjesëmarrës në këtë album përpiqet emocionalisht t’i paraqesin përjetimet e veta, që përmes vargut t’i shprehë dhe t’i vargëzojë vargje për mungesën, ngrohtësinë e atdheut, për lirin e munguar, heroin, nënën, që shpesh simbolizohet Shqipëria etnike, për vendlindjen, rrezedritën mbi etnin. Të gjitha këto poeti synon t’i ndërton përmes vargut metaforik, figurativ dhe atij simbolik, ritmik e lirik të jep fuqishëm të bukurën dhe të përcjellë porosi:

 

E shiu s’ndalet

Zhurmët e pikave të tij

Ngulitën në shpirtin tim

.........

E mua më këndojnë

Për varkën e humbur

Në agim m’ofrohet dielli

I lodhur rrëshqas drejtë shtratit. (Natë pagjumë-Hamdi Reçica

                                            

    Koha ik sikur dhe shndërrohet në një kohë kur vargjet përplasen, mbyten në gjak e lot, në mall e dhimbje, po shpesh shndërrohen në buzëqeshje dhe prekën në buzët e thara, në meditime të thelluara, që përmes këtyre meditimeve pasqyron të djeshmen dhe të sotmen, kurse për të ardhmen bëhet përshkrues i shpresës dhe përcjell në mënyrën figurative tërë kauzën shpirtërore të atdheut, ku dhe shpesh shndërrohet në pëllumb të bardhë, çlirohet nga pranga dhe kalëron me kali të bardh nëpër fushat e harruar që ndjeshëm shkruan edhe për shkurret e saj. Të gjitha këto peripeci poeti i vë në vargun vargëzues, ku dhe shpesh këngëton në rimën e përjetimit të kohës së dëgjuar apo të përjetimit, pavarësisht ndërtimit të vargut se si krijon poeti. Andaj, në këtë album shohim një përkushtim te të gjithë autorët, po që dallojnë për nga ndërtimi i vlerave të vargut artistike, ku në mes vargut të mërfillshëm shohim edhe vargun që i qaset vargëzimit pak më ndryshe, po që ruajnë në thelb përkushtimin ndaj atdheut, heroit, nënës, dashurisë:

 

Në grehulla,

Përplasen

Pëllumbat pa krahë

Dhe në hije vdesin.

Ata vrasin motin,

Shqyhen përrenjve

Të gjakosur.

........

Oxhaqet e rrënuara

Thërrasin kalin sojli

Në selishtën e vrapit.

Dhimbshëm luten lulet,

T’u rikthehet moti.... (Hijet n’grehulla-Mustafë Krasniqi)

 

    Ndërsa te disa poet është vështirë të qëndrosh pa u përkulur para vargut të tij dhe të mos meditosh për vargun e tij, që ngulshëm të përfiton dhe të futë në botën e tij krijues, imagjinatave, shpesh krahasuese e simbolike, madje të vë në meditime dhe në shpërthimin e ëndërrimeve të paraqitura në tablo reale si shenjtërim, apo drangua, engjullë apo pëllumb në qiell:

 

Mos më kërkoni ndër varre

Edhe pse nga afër i kam parë

Të thella, të ftohta

Të errëta ishin

 

Krye varrit të hapur

E lexova emrin

U përkula të shkruaj datën

Kur hija në të u thye

Motin duke vrarë

..............

Nëse vonohem

Ndër varre mos më kërkoni (mos më kërkoni ndër varre- Fran Tanushi)

 

    Madje këngëtimi i poetit shpesh dhe është i shprehur me nuanca të ndryshme artistike, po dhe sikur bie ndesh me vargun e dhimbjes dhe përmes figurës mundohet të shndërrohet në një madhështi të paprekshëm, sikur na del në disa poezi të arritshme, po dhe në anën tjetër ndeshemi me vargun që përmes pëlqimit të vargëzimit synon të bënë vargu i mirfilltë, pa përfill normat e rregullave të krijimtarisë letrare-artistike. Ky vargun shpesh dhe e humb kuptimesinë e vlerës së poezisë së mirëfillshme, këtë mund të shohim te disa poezi që janë dhënë në këtë album.

 Po, në përgjithësi libri çmohet për një përfillje dhe fuqi të poezisë së krijuesve, që me  këto vargje imponuese e tingëllues bënë lexuesin të nderuar, ngaqë nxjerrë tematika dhe shtjellime të bukura artistike në këtë vëllim poetikë:

 

Ti në njërin breg

E unë bregun përballë

Në mes një varri të hapur

Unë gjysmë i vdekur

Ti gjysmë i gjallë! Kosovë-Sylë Bajrami)

 

   Tek ky vëllim poetikë shihet fuqia e poetit, si për nga ndërtimi  dhe vlera e poezisë, që dominon lirika, malli. Ndërsa te disa poet shohim pak sa të zbehur vargun, po që premton në të ardhmen për një varg të arritshëm dhe artistikë:

 

Mërgimtari i vetëm

Jetën ndryshe e shikon

Në dheun e huaj

Vetëmia e ndjek si hije. (Mërgimtari i vetëmuar-Haziz Hysa)

Apo

Lulet fletëzeza të urrejnë si vdekjen

Mësuar më errësirën, e urrejnë dhe veten

Ti qëndro krenare, lule e uruar

Behari po vjen, s’do të jesh e vetmuar, (lule erëmirë-Fadil Lumi)

 

    Poeti nuk di të jetë i heshtur, edhe aty ku heshtja e zë ai ngrit zërin dhe përplaset me kohën, e kryengritës rebelohet dhe shpërthen në emocione, ku përmes vargut e pëlcet kohën e trazuar, shpesh dhe e gjykon kohën:

 

Jam bërë jetim në vendin tim

Jam bërë i huaj në mes të afërmve

Jam bërë i marrë në mes të paditurve

Jam bërë i çmendur në mes të marrëve. (Milazim Kajtazi)

 

   Tërë “Albumin poetik” e përshkruan një varg i përkushtuar mbase edhe nxitës për të reflektuar në realitetin e kohës, përmes vargut që përçojnë porosi të çarta tek te lexuesi. Se atdheu, vendlindja është djepi i rritës:

Jam aty ku jam

.......

Shkoj nga shkoj

Shqiptar më thonë . (Gazmend Dashi)

 

Për fund libri “Albumi Poetik” Meriton të lexohet dhe ta ketë në dorë lexuesi, ngaqë kemi krijues premtues me porosi të çartë dhe me vargun e fuqishëm. Krahas këtij vargu, apo krijimit artistiko-letrar kemi dhe ca poezi që kanë zë vende për hire të inkurajimit për të ardhmen, po që nuk i posedojnë kriteret e një poezie të mirfillshme poetik.

Lexuesi nuk do të zhgënjehet me këtë album poetik, po mbi të gjithë do të nderohet dhe inkurajohet për të qenë i pranishëm, qoftë në lexim, apo në dhënien e kritikës letrare duke joshur dhe vjelë vlerat artistike të autorëve të këtij albumi. Njëkohësisht Klubit letrar „Martin Camaj“ në Munih synon që ky album të bëhet rreze drite në të ardhmen dhe të freskohej në vazhdimësi për çdo vit në përkujdesjen e saj, qoftë edhe me autor të rinj

Librit “Albumit Poetik” i uroj një lexim të këndshëm ngaqë dhe e meriton.

 

 

 


Romani i Jokai Morit, “Trëndafili i 
bardhë”, 
një vepër me rëndësi për shqiptarët

Bildergebnis für foto mustafë krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi 

Romani “Trëndafili i Bardhë” i autorit Hungarez, Jokai Mor, është një roman i pasur me të gjitha e elementet e duhura, që mban  në vete, përpos artit të së shkruarit, dhe at të historisë së periudhës së Perandorisë Osmane. Jokai Mor, jo vetëm që ishte poet, romancier dhe krijues i së bukurës, po ishte dhe pjesëmarrës i revolucionit të vitit 1848, nën udhëheqjen e ideologut Hungarez, Llajosh Kushuti, si dhe mik e bashkëkohës i shkrimtarit të madh Shandor Petëfit.  

   Megjithatë, te romani “Trëndafili i Bardhë” i Jokait, gjejmë një përkushtim të veçantë, në ndërtimin dhe shtjellimin e temës, ku perkë në thelb të ndjeshmen dhe përmes saj vë në pah deformimet shoqërore të kohës së Perandorisë Osmane. Mbase në anën tjetër paraqet luftën e klasave dhe përpjekjet e kryengritësve nën udhëheqjen e Halil Patronës. Përpjekje e vegjëlisë për një drejtësi dhe jo shtypje  të shtresave çfarë dhe përjetonte shoqëria e kohës.


   Jokai, një mjeshtër i rrallë i fjalës artistike, poet dhe romancier i përkushtuar dhe i dhënë pas vlerës, i qëndroi besnik idesë në thelb, duke zbërthyer në çdo element akumulimin e tepruar të dallimeve shoqërore dhe situatave të ndryshme që përjetonte shoqëria. Këto dallime, autori i zbërthen realisht përmes figurës qendrore të romanit historik, Halil Patronës ku edhe vë në shesh kundërthëniet e pozitave shoqërore nën diktaturën e Perandorisë Osmane.


   Jokai në romanin e tij “Trëndafili i Bardhë” e ka përjetësuar fuqinë e tij krijuese duke e ruajtur në thelb temën dhe formën e të shkruarit, dhe duke i dhënë një ngjyrim e muzikalitet krijimtarisë së tij artistik, historiko-letrare. Ndërsa e veçanta e romanit është ndarja në 13-të kapituj, ku përmes etikës dhe estetikës letrare përçon te secili kapitull porosinë e çartë dhe të kapshme për lexuesin, e veçmas duke  i dhënë nuanca sqaruese nëpër vija të kapshme të vargut të tij, sidomos në ato përmasa logjike, e aq më tepër dhe duke u mbështetur thjesht në fuqinë e botës reale.


Jetiku, Stuhia e zemërimit dhe Vendi i mbetur bosh

 

  Autori i librit, në kapitullin e parë, Jetiku, jo rastësisht na paraqitet figurativisht me këtë titull, kurse në esencë të brendësisë së saj paraqet skena të dukshme e realiste, sa të dhimbshme aq triumfues, sa pozitive aq më shumë negative, ku edhe shfaqë dallimet e mëdha shoqërore, sidomos ato ndërfetare, të luftës Shiite Synite, të kohës për të cilën dhe shkruan. Ndërsa te kapitulli i gjashtë “Stuhia e zemërimit” na paraqitet rebelim i shtatëmbëdhjetë jeniçerëve, në krye me  Halil Patronën dhe veteranin Musli Beshin, ku dhe thotë:- “…Ju keni detyrën tuaj, por edhe ne kemi të drejtën tonë të shenjtë. Ne po shkatërrojnë tradhtarët…”. Me këtë qëndrim revoltues të Halil Patronës me shokët e tij liron nga burgu shokët dhe Gjylbejazja, si dhe babanë e saj. Janiqin. Stuhia e zemërimit e kaploi thua tërë Stambollin dhe u dha frikën Vezirëve dhe oficerëve të lartë të Sulltan Mehmetit të tretë, që më vonë i detyroi t’i binden kërkesave të udhëheqësit të kryengritësve, Halil Patronës.


  Përmes figurës së Gjylbejazja-Irena, që edhe pason në kapitullin e dytë të romanit “Trëndafili i Bardhë”, autori me mjeshtri i vënë në dukje detajet e dy karaktereve të ndryshme të shoqërisë së kohës, si për etikën, moralin, ashtu dhe në anën tjetër vë në skenë amoralitetit që ushtrohej nga Përfaqësuesit e Perandorisë Osmane. Romanin në fjalë e përbëjnë edhe kapitujt tjerë që pasojnë si: Sulltan Ahmedi; Robi i Robërisë,Kampi, Stuhia e zemërimit; Tulipanët dhe njerëzimit; Bota e Përmbysur, Përcaktimi i diellit, Festa e helvetike; parashikimet e së Ardhmes; Shpresa e njeriut, si dhe kapitulli i trembëdhjetë dhe i fundit -Vendi i mbetur bosh- që dhe janë kapituj metaforik, po aq edhe më tepër në brendësin e këtyre kapitujve shpjegohej një ndodhi, ngjarje jashtë botës së imagjinuar, po në saje të një ndërtimit artistik. Mbase edhe duke i vë në thumb anën negative dhe amoralitetin e shoqërisë Feudale të Perandorisë Osmane, si dhe atë të pozitivizmit realistë përmes ushtarit trim shqiptar, Halil Patrona dhe 24 shokëve të tij me kryetrimin, shokun e përpjekjeve të mëdha, Musli Beshin- me origjinë shqiptare.


   Jokai përmes trembëdhjetë kapitujve të romanit “Trëndafili i Bardhë” dhe idesë bazë, që edhe është i frymëzuar për ta vë realisht në temën bosht në romanin e tij, na del më tepër me tematikë të një roman historik, se sa ai imagjinues. E, me të drejtë autori ka vë në pah deformimet shoqërore, që përmes personazhit idealistë paraqet botën reale dhe karakteret e ndryshme që edhe janë bazike për Romanin, e Jokai Morit, si:


   E para përmes kryepersonazhi ishte me origjinë shqiptar. Autori me një fuqi artistike dhe të mbështetur në elementet historike paraqet denjësisht karakterin e fortë dhe të pathyeshëm të njeriut të moralshëm, ndonëse duke e zbërthyer  këtë karakter të fuqishëm përmes vargut artistik. Ai sikur nxjerr në dritë  dhe vë në skenë kundërthëniet shoqërore dhe përpjekjet e shoqërisë kundër Perandorisë së dhunshme dhe amorale, që edhe ishin në krye të saj, me ato pikëpamje të egra politike, shtypëse dhe dhunuese. Megjithatë, kur futësh në botën e poetit dhe zbërthen në detaje elementet e shprehura në roman, patjetër  se nuk  mund të mos ndalesh tek personazhet dhe qëndrimi i tyre heroik, e veçmas duke studiuar në imtësi veçorit dhe karakteret e tyre.  


   Prandaj, sikur qëllimisht autori Jokai e shfaq në hapësirën e lexuesit, apo edhe të studiuesit faktin e  personazhit të romanit si një fakt real për botën e cila ende nuk ka pasur mundësi ta njoh kulturën e një populli fisnik, popullit shqiptar, që  edhe është  prej popujve të vjetër, si për nga kultura dhe origjina.


Për kundër këtij fakti, autori nuk fshehë realitetin, e as origjinën e personazhit, Halil Patrona dhe shokëve të tij, se ishin shqiptar’, si dhe përpjekjet për ta ngritur një shoqëri të drejtësisë, e për ta fundosur përgjithmonë dhunën dhe përgjegjësit e saj, që edhe i kishin shkaktuar dhimbje, jo vetëm shoqërisë që i përkisnin por edhe shoqërive tjera duke u munduar me këtë egërsi ta arrij pushtimin e drejtësisë dhe ta vë nën thundrat e pushtimit të drejtën dhe të moralshmen njerëzore. Për këtë, poeti me krenari na përshkruan ngadhënjimin e Halil Patronës dhe kryengritësve të tij, më 1730-të, ku dhe arriti t’i vë para gjykatës tre oficerët e lartë të Sulltan Ahmedit të tretë, e që në emër të drejtësisë ekzekutohen, ndërsa vet Sulltan, Ahmedi i tretë, detyrohet detyrimisht të lë perandorin në duar e Sulltan Mahmudit, dhe t’i nënshtrohet dënimit të merituar me burg.


  Jokai përmes figurës së Sulltanit të ri, Sulltan Mahmudit, ka vë në skenë tradhtinë tinëzare, që përmes kësaj tradhtie dhe të figurës së Halil Pehlivanin, njëri nga Jeniçerët, arrin t’i likuidoi heronjtë e drejtësisë, luftëtarin e kohës, Halil Patrona- shqiptar nga rrethina e Manastirit të Maqedonisë dhe shokët e tij. Përmes eliminimit të kësaj figure të respektuar nga shtresat e vegjëlisë, që sulltanit dhe vezirët të kenë me letë për t’i ruajtur pozitën e tyre sunduese ndaj shtypjes së klasës së vegjëlisë. Prandaj ky ekzekutim tinëzar e qyqar ndaj figurës së Halil Patronës dhe njëzetekatër ushtarëve të tij besnik, u bë nën mbikëqyrjen e vet sulltan Mahmudit, që në pabesi, duke ju premtuar atë se edhe do të kenë përfaqësuesit e tyre në pallatin perandorak që do të kujdesën për realizimin e marrëveshjes për plotësimin e të gjitha kërkesave që i kishin parashtruar kryengritësit.


E, kur i kthehemi në thelb karakterit të dytë, që edhe zë vend në një pjesë të madhe të romanit, shohim se si me nota veçuese i ka vë në thumb vetit e këqija të Perandorisë Osmane, autori. Përveç kësaj Jokai sikur më tepër pasqyron anën e ndejshme të shoqërisë, moralin dhe amoraliteti, që përmes saj i qet në pah të metat e shoqërisë sunduese ndaj shtresave të klasave të ulëta, sidomos atëherë kur bëheshin shfrytëzues të dhunshëm ndaj shoqërisë së varur për mbrojtje. Ndaj përmes epsheve të ulëta, Sulltani me oficerët e tij, synonin ta shëmtonin me metoda jonjerëzore të bukurën vergjine, gjë që kjo metodë ishte metoda më e sofistikuar e pushtetarëve që e vënin para aktit të kryer bukurinë e femrës virgjine, nëse nuk i bindet epsheve të  tyre, që ishin edhe të dhunshme dhe jo morale, kjo egërsi përcillet tek shoqëria përmes figurës së tellallit.


  Kush është Halil Patrona dhe Gjylbejazja-Irena?

 

Duke mos u ndal në shtjellimin e tërësishëm te romanit në fjalë, theksoi se ky roman është një roman që duhet ta ketë çdo lexues i fjalës së bukur artistike në dorë, mbase edhe është një fat i mirë për lexuesin shqiptar, që për herë të parë e ka mundësin ta ketë këtë roman të përkthyer nga profesori, Ahmet Qeriqi. Po edhe nga fakti se pasqyrohet realisht karakteri i ndershmërisë, burrëria, lufta e drejtë dhe lufta e pa kompromis kundër shoqërisë shfrytëzuese, e në fund fare del karakteri i fortë i shqiptarit përmes figurës qendrore të romanit të Halil Patronës.


Megjithatë, lexuesi do të ndihet mirë me vlerën dhe përkushtimin e autorit në këtë roman, sidomos kur fillon ta zbërthejë figurën e Halil Patronës dhe të gruas së tij, skllaves së blerë në treg, Gjylbejazja-Irena, që patjetër do të mbetet në memorie te lexuesi peripecitë e jetës së saj, e cila trajtohet si robëreshë, në sarajet e Sulltan Mehmetit të tretë. Mbase edhe vihet në treg, nga tellalli, si një grua amorale. E, në fakt qëndresa e saj ishte që të mos bien nën ndikimin dhe t’i shtrihet kënaqësisë së Sulltanit, apo oficerëve të tij amoral, kështu që përmes metodës së ftohjes ruan karakterin e moralit dhe shpëton nga njerëzit e sulltanit. Ndërsa më vonë në saje të një kulture dhe të një morali të lartë të Halil Patronës bëhej edhe e nderuar dhe grua e një prijësi të ushtarëve Jeniçer, i një luftëtari trim të luftës kundër klasave.


Me të drejtë shtroj tezën se shkrimtari hungarez, autori i 100 romaneve  dhe novelave, edhe mund të mos i këtë dhënë rëndësi origjinës së tyre, por është mbështetur në faktin se këta kanë ardhur nga Greqia. Sikur poeti me një përkushtim e paraqet besnikërinë e Irenës ashtu çfarë dhe ishte, këtë besnikërinë mund ta hasim vetëm te femra shqiptare, e sidomos te ajo malësorja, me tiparet e ruajtjes së fjalës dhe të besës. Këto qëndresa mund të shihen vetëm te karakteri i lartë i femrës shqiptare, e pikërisht e shohim te Nora e Kelmendit, që në vend të unazës së martesës, pashain e shpërblen me thikë mu në zemër, ndërsa te Irena kemi një situatë tjetër ku përmes qëndresës dhe këmbëngulësisë për ruajtjen e nderit nuk ligështohet dhe se shet trupin e saj as për flori, e pallate mbretërore, kjo ndershmëri e pathyer haset vetëm te tradita shqiptare. Për fat të mirë në këtë roman Jokai hedhë dritë mbi figurën e Halil Patronës dhe të kryengritjes së Stambollit në mënyrë realiste.


Ajo që të bënë të jesh më se i bindur se te figura e Irenes ka një paqartësi është fakti i dialogut të fundit, i Halil Patronës me Irenen, tek Kapitullin i dymbëdhjetë “Shpresa e njeriut”, ku pos tjerash thotë, Halil Patrona, se: “…ti je një grua krishtere dhe beson në hajmali? Me këtë do të thotë se njohja e tiparit të jesh shqiptar, pavarësisht fesë, nuk heq dorë nga përkatësia kombëtare dhe aq ma tepër kur është në pyetje dashuria. Apo sipas letrës së Janiqit dërguar të bijës, ku edhe i thotë: “Mos e prit Halilin, ai ka vdekur. Kokën ja kanë shkurtuar Jeniçerët. Edhe unë nuk do të kem të gjatë, meqë do t’ia mbaj besën…” Pra edhe ky element është një fakt shtytës se kemi të bëjmë me një besë, moral që këto i takojnë atyre të një kombi, shqiptarëve, pavarësisht se ku kanë lindur, apo nga vijnë dhe ku jetojnë, sepse fati i hidhur i shqiptarëve është anë e këndë botës, pa fajin e tyre.


Romani “Trëndafili i Bardhë” i kushtohet kryengritjes së jeniçerëve  kundër pushtuesve, apo Perandorisë Osmane që me të drejtë është dhënë figura e Halil Patronës si figurë qendrore në roman, ku përmes kësaj figure ka treguar karakterin e fortë të shqiptarit i cili ishte dhe mbeti deri në fund mbrojtës i së drejtës dhe moralit, mbase këto ngjarje të ndodhura në vitet e krizës së Perandorisë Osmane të vitit 1730, në periudhën e kryengritjes dhe udhëheqësit të saj Halil Patronës me përkrahjen e luftëtarit të dalluar Musli Beshit rrënohen mbi 120 shtëpi dëfrimi, ku dëfreheshin të pasurit, oficerët dhe tregtarët me femrat më të bukura robëresha që ishin zë rob, kjo është edhe një dëshmi që Shqiptari nuk duron amoralitet dhe padrejtësi shoqërore, as individuale e ato fetare.


 
 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden