Mustafë K uraebashkuar - Poezi
   
 
  Poezi

 

Fotografia e Emin Z. Emini


Shkruan: Emin Z. Emini
KOZMOS

Me shpejtësi drite nisur jam
Miliarda vjet zgjati ky udhëtim
Sa më shumë që të afrohem 
Aq dhe më larg prapë të kam

Si një thërrmijë pluhuri në kaos
Vërtitem në kohë dhe hapësirë
Atje ku gjithçka ka tjetër kuptim
Atje ku dhe shpirti është kozmos

Ky kozmos i paanë i pambarim
Zgjerohet çdo sekondë vazhdimisht
Pas cilës galaktikë je fshehur
Një natë do të të gjej dielli im

KAÇAKU

kurr' kurrkush 
nuk i kish pa pikë loti n'sy

nji mjesi 
hoqi plisin

kjajti

për f'mitë e dynjas'
për djalin e asaj
për çikën e vet

gjindja than'
nuk asht larg kjameti

burri
për t'parën herë
u ndie burrë

e
nuk u çue ma shtratit t'dekes

 Lulet kanë emrin tënd

mbolla 
lulegjaku luletambli
luleshpate luledielli
lulegjarpri luleshqiponje
lule mosmëharro luleletre
lulezjarri lulezonje

të gjitha farët i mbolla

çelën të gjitha 
me emrin
moirë

DASHNI GEGNISHTE

E kam pas' zor
Me t'shti në bojë pene 
e me gjet germa drite për sytë e tu

Edhe ma zor me t'derdh curril gjaku t'shpirtit tem
e me t'pejzazhue

E
Edhe ma zor me t'dhan frymë
e n'djep me t'djellue

Ma t'madhin zor
e kam pas' me ta ngjit emnin qi t'ka hije 
e në pentagram me t'pranverue

Çkado që kam bá
ka kjen pak

T'gjitha i kam provue
Po kurr' nuk mujta mos me t'dasht
e me ik prej teje
E mallkueme
Grue

E jemja 
e Mira

Top of Form

_______________________________________________ 

HIJET

Fotografia e Mustafë Krasniqi

N’GREHUL
Mustafë Krasniqi

IKJA

Ah moj pëllumbeshë 
atë natë... në rreze hëne 
buzëqeshjet m’i ngacmove 
e loti në gushë, kënga në fyt 
na u shterën sikur s’ishim parë kurrë.

Ikja s’është e para as e fundit 
Midis dy orëve të ndarjes 
Luftë e trazuar pezull 
Ik më the: “se qenët e natës të han”.

Për pak zhbirova rrezen e hënës... 
Rruga më përqafoi me dhimbje 
Loti... në gushë se që më rrinte 
Unë kisha një rrugë moj drenusha ime.

 LA..

 HIJET N’GREHULLA...

 

N’grehulla,

Përplasen,pëllumbat pa krah

dhe n’hije vdesin.

 

Ata...

vrasin motin

shqyhen përrenjve

të gjakosur.

 

Për dhimbje

mbetur jetim

janë....

 

Kush më...

nuk thërret motin,

kali sojli n’selishtë

litarin tërthurë ka.

 
Sot e asaj dite

pëllumbat rrinë

krahthyer n’gjak.

 

Oxhaqet e rrënuara

thërrasin kalin sojli

në selishtën e vrapit.

 

Dhimbshëm luten lulet

Të rikthehet moti....

              E UNË JAM TOKA...

E unë jam toka... 
Deri n’ palcë e djegur
Kryeneç në këmbë
Më rri plisi i Arbrit

Kanjusha solli
Tuje plisbardhëve 
po ngordhin hienat
Thanë në mardhë

Nga fusha e art
Ku pushon Teuta
Po kthehen shkronjat 
me shandan në dorë
Të çlirimtarëve

Oso Kuka që moti 
Lahutës i bjer
Në bjeshkë e fusha
Si legjendë

Ligësisht ata...
Ma qëlluan Avniun

Në pritë 
Me të njëjtë krismë
Ma vranë 
Hasan Prishtinën.

E ende po më shigjeton
Reja e zezë kobzezë
mbytur thellë
Me sy shterur 
Në krahinat e mia...

E ata... 
Kapërdihen 
Kafshojnë vetën.

Plagët më janë hapur
Kullojnë gjak 
Ende për etninë
Mbretëresha ime.

O kohë, o tmerr ...
Pse vetëm mbi mua bien!?
      

 

 

Krijuesi që i synon vlerat

 
         Hamdi Reçica


    Vargjet që shfaqen, kohë pas kohe, në krijimtarinë poetike të Hamdi Reqicës jo vetëm që janë premtuese, për një poezi të mirëfillshme, po me një guxim të madh i qaset vargut të vlerave duke i qëndruar besnik porosisë që jep përmesë figurës, metaforës së përshtatur me  strukturën e vargut.


Tufë poezish nga Hamdi Reçica

   Shqipja

Latinët t'përdorën 
për ta ngritur vetëvetën
Grekët t'shfytëzuan
ta krijonin të tyren
Bizantinët t'burgosën
nga frika e llahtarshme
Osmanët të ndaluan
se tmerroheshin nga fuqia jote
Sllavët t'shkelën 
për te të zhdukur përgjithnjë
Të shkruajtën shumë e ndryshe
në latinisht, persisht e greqisht
Nuk u ruajte as n'gurë
As n'lëkura e argjile
por nuk u harrove
Ti, çele n'toskë
e lulëzove n'gegë
N'Manastir tu thur djepi
Të rriteshe si Një e vetme
Për t'shëndritur ndër shekuj.

Farkëtari i iluzioneve 

Faraon i vesës në shkretëtirë,
kalërues në odiseadën 
e ëndërrave,
mbështjellur me kurorën 
e sundimit të kohës së shtangur,
zhduket si margaritar pa ngjyrë,
shpërlarë në ujvarën 
e iluzioneve të thyera.
Farkëtari i imagjinatës 
rri mbyllur në kutinë boshe,
pret hapjen e një bote tjetër
të sunduar nga vetja 
e hipnotizuar
në atë vend pa dritë!
Turma e flakadanëve në skëterrë
ndriqon imazhin e thyer
të iluzioneve të plasaritura,
të statujës pa shpirt
të ftoht.. 
goditëse....
knaqur me aromen e dështimit
të vetëvetës hipokrite!

Botë e vdekur

Jetë e botës së vdekur
ku çdo gjë e gjallë
është e vdekur,
e çdo gjë e vdekur
vdes pa jetuar 
në botën e pavdekur,
e unë ringjallë 
atë botë të vdekur
nga bota e vdekur, 
e bota e vdekur 
rivdes përsëri!

 Peizazh i njē bregu

Peizazh i rrahur 
nga teket e motit,
nga erërat, shirat e rrezet përcëlluese,
mbuluar me ngjyra 
të bimēve jetëshkurtëra,
i thyeshëm në tatëpjeta
e i çarë për lumenjë.
Ti pamje magjepse
e një pjese të tokës,
frymëzim i pushuesve kalimtarë
e piktorëve pasionant,
ushqyes i deleve 
e ato tē ujqērve,
vend i rrokullisjes
e i vështirë për ngritje!

                             Mustafë Krasniqi

POETI QË JEP VLERA

 
               Fran Tanushi

Fran Tanushi, është njëri ndër poetët e spikatur të fjalës poetike, po ashtu merret me pikëturë dhe shkrime dramatike

Nga poeti Fran Tanushi zgjodhëm këto  poezi.:


DARDANIA

emër i vjeter
shekujve të tërbuar
çmendurisht

nën gure muranash
fshehtesinë e historisë
tënde e ruan

me gishtat e gjymtyrëve
të sakatosura
vitet për në rilindje numron

dardania
dardhania
kopshti i edenit tim

Dardani - Prishtinë ..82

UN’ DHE ATA

kur kam lindur
me kanë thënë

nën ,,akordimin’’ e vajt tim
të tjerët qeshinin

un heshtë
kur të tjerët qajnë

duke u ngerthyer
në brendinë e botës sime

pra unë si për ,,inat’’
nuk qesh as nuk qajë

me ta ... këndoj

TË PANDARIT E NDARË

un isha aty ku plaga
kurimin kërkonte

në motet e valosura
pa shpresë e trazim

sot kur të qet’uar jeni
me ,,lejoni’’ dhe mua qetësinë

po nuk duhem tjetër
mos brengoseni ...

me hudheni tej purgatorit
ku drita e terri rrugët ndajnë

për ne ...
të pandarit e ndarë

TY QË NUK TË KAM
TAKUAR KURRË


Nëse me takon
ndonjeherë
ke për tu ,,pënduar
po më dashuron

ke për të vuajtur
një jetë të tërë
për mua
apo me mua

,,ruaju ’’ nga un’
djalli dhe engjulli
i mbeshtjellur
në lekurën e trupit
të njeriut

NOSTALXHI KAJAMISTE

Vrragë shtati
në plage zemre
tymon me vruallin
e zjarrit të katandisur

Skamlisë së drunjet
moteve në kapercyllë
nostalgjia djaloshare
tjetërsohet

Gotës plot me verë
nuhat aromën
e pikturimit
të portretit të saj

me zhytje thellësive
në gotën e mbushur
,,tallazeve oqeanike’’
pulëbardhën shpetoj

Pas zbrazjes së kupave,
pastroj djallezitë njerzore ,
mbi hapesirën e veprimit
dhe shpirtin e trazuar të poetit



ATA NUK NDALESHIN

kapercyllave të shtegtimit
mjegullnajave
plotë pusi

nderkëmbësave
mjellur me pabesinë
e mbarsimit të farës së brisht

sa herë ndaluan krushqit
hijeve mbi kroje
të gjakosura

velloja e nuserisë mbeti
pajë e bojatisur mbi plagët
e krushkut të ri dhënderr

kalorsit ecnin dhe ecnin
në karvanin e darsmoreve
të darsmës se gjate pritur

në dardani bëhët darsem
për besë
atje zëshem rrahin tupanat

VARGU IM


Edhe kur të ndrydh
në mëndje e belbezime
sa herë të përserisë

të perkdhel
dhe ’qafoj
si nëna femijën

me e mira mike
buzeve të mija me je
embelsirë për shpirt

të puth
të dashuroj
si me të bukurën dashnore

edhe e idhtë
edhe e vrazhdë
kur je

shpirterat i sheron
dhe helmon
,,meritoret’’

edhe ,,pse’’ trazohemi
ndonjehere
pa e lenduar shoqishojnë

ne të dy
bashk frymojmë
dhe gjakojmë

Shtegtimeve me kapercyllë
adresave të pluherosura
duke kërkuar NJERIUN

KUSH JE TI

që me dalgëdise
më trete
me larg se qe ,,meritoja’’

më shtyte
më tkurre
djal dhe femijë më bërë .

ti ëngjull
trullosur brigjeve të ujëvarave
ku shtojzo’vallet pushojnë

kush je ti
që lahesh lumit të rrëmbyer
në puthitjen e detit të valëzuar

luan dhe lodron me mua
dhe rreth meje
kalama i gjigandosur

herë të dua
herë të urrej
Ty dreq e djall

shënjeteria ime e djallezuar
Ti
bekim i vyrtytit HYJNOR

PORTRET NEN THJERZË

me shiqimin fiksues
mediton gjurmët
e një kohe të shkuar.

ngrite kokën moj
shiqimin nga drita
tutje ne horizont

rrezatimet hapin rrugë
jeta dritë kërkon
busollat gatiti mike

tik taket trokasin
zemrës se uritur
nga plasaritja e pritjeve

kalendarit të kohës se humbur
bri trasesë në rrugëtim
lule të fresketa çelin

e ardhmja akoma nuk ka ardhur
mike

 
KLITHMA E SHPIRTIT

Klithmë shpirti e fshehur në dhimbje
re të dendura e hijezuan diellin mbi krye
rrufe vetëtimash theri mes brinjëve
baltën e pistë zvarriten gjarpërinjët
Strukur mes dhimbjeve plagë e hapur
midis brinjve të fshehura kohët
përcjellin dritën e diellit
mbas dushkut të blirit t’moqem
Mbi germadhat ngrehinë e rrënuar
retë e fryera e zbrazen deshperimin
rreshqitas mbi moçalin e rreshëjeve të stinës
varkë e plasaritur vazhdon lunderimin

PA TITULL

Se di se si sonte me lindi deshira
te shkruaj poezi
Si gjithe atyre qe ngarendin me ngut
te behen poet
Por meq frymezimi kahere
me kishte ikur gjetiu
Gjurmet e deshires (pa)dituria
i rrembeu Se di se sa bjeshke e detera me nguti
e shkreta i kaloj
Ne kerkim te adeses se humbur
ne sketerre
Ndersa une u mbeshtjella disi
ne levozhgen e time
Dhe ne enderr pashe
se si „gjeniu“lindi ne terr.


 

 

 


 
 
Der Inhaber dieser Webseite hat das Extra "Topliste" nicht aktiviert!
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden